Kalendari poetik: Anne Stevenson (1933-2020) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Anne Stevenson
 
Kalendari poetik: Anne Stevenson (1933-2020)
 
Sot, më 3 janar, është 87 vjetori i lindjes së poetes britaniko-amerikane Anne Stevenson. U lind në Kembrixh, Angli, por kur Anne ishte gjashtë muajshe familja e saj u kthye në SHBA, në Michigan, ku i ati qe profesor filozofie. Nëna e saj ishte tregimtare. Anne studioi piano, violoncel dhe u bë muzikante profesioniste; por filloi të humbiste dëgjimin dhe u dha pas letërsisë. Në vitin 1954 u kthye në Britani, ku jetoi deri në fund të jetës. Botoi nja dymbëdhjetë vëllime poetike, disa libra me ese dhe kritikë letrare, si dhe një biografi të poetes amerikane Sylvia Plath. Ndërroi jetë vitin e kaluar, më 14 shtator. Ja një poezi prej saj:
 
 
NJOFTIM NGA KUFIRI
 
Luftërat janë të urta kur është paqe.
Të paqme dhe të sjellshme.
Ambasadorët puthen në të dyja faqet
Marrin poza, buzëqeshje.
 
Tani cmira të tjera zemra le të mbushë
Armët tona, buzëqeshjet,
Mirëkuptohemi pa topa, pa pushkë
Dhe zgjidhim mosmarrëveshjet.
 
Shumica kanë pak, ose s’kanë fare,
Të kamurit, s’janë shumë.
Si thotë një fjalë e urtë, parja sjell pare
Jepmi mua, ty t’i jap unë.
 
Kjo qe një pjesë e marrëveshjes. Pak më tutje
Sy të shuar, vdekje, uri,
Përmbytje, zhgënjime, frikë, trullosje, lutje
Dhe letërsi.
 
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s