Poezi nga Eva Gjoni
***
Pritshmërit e mija janë më të mëdha
se mundësitë e mundësive,
ndaj shpesh më pëlqen
të vallzoj me një pemë vjeshte,
të lahem në një shi të dendur dimri
një topëz të bardhë bore t’ja jap shpirtit.
Notat që nuk janë tokësore
të më mbajnë zgjuar
***
Kam frikë se furtunën time ti e fshin
aq lehtë si fshihet me gomë një gabim.
Kam frikë se do humbas thellë në paqe,
se nuk do mundem më të shkruaj.
Poezia ime do jesh ti!
***
Vajzë e vogël lëkurë ngjyrë gruri
hidhesh e kërcen, zbathur në pellg.
Sytë e tu gëzimin nuk e fshehin.
I përcaktuar fati yt.
Vajzë e vogël lëkurë ngjyrë gruri
të qeshurën tënde sot ta vodha
kisha nevojë për të, ti nuk më pe …
***
Unë nuk jam nga këtu
mesazhet më vijnë nga tastjera
e një pjanoje të vjetër.
Brenda kapakut të saj trokasin tinguj.
Unë nuk jam nga këtu