Goran Ançevki (Maqedonia e Veriut)

 
Goran Ançevki (Maqedonia e Veriut)
 
Goran Ançevki lindi më 10 dhjetor 1965. në Shkup. Shkollimin e mesëm dhe të lartë e kreu në vendlindje. Goran Ançevki është anëtar i vjetër i Shoqatës së Edukatorëve – Krijuesve Letrarë të Republikës së Maqedonisë. Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë që nga viti 2005. Ai ishte gjithashtu kryetar i gjykatës së nderit në SHSHM (DPM.
Është autor i përmbledhjes me poezi për fëmijë “Kafshët shtëpiake të Oljës dhe Sanjës”, si dhe përmbledhjeve me poezi për të rritur “Iris”, “Impulse agimi”, “Zjarr i përjetshëm”, “Shkupi Bohem”, “Frymëzim”, “Dritë në bëbzë syri” , “Shpirti i lules”, dhe “Të lënë në shi”. Librin “Dritat shpëtimtare” e ka përgatitur për botim.
Ai gjithashtu shkruan aforizma, tregime të shkurtëra dhe ese. Ai është i përfaqësuar në disa përmbledhje të përbashkëta poetike, almanakë poetikë dhe antologji të poezisë maqedonase. Ai është gjithashtu autor i disa shfaqjeve poetike dhe monodramave lirike të interpretuara në skenë nga aktorë të njohur maqedonas.
 
 
GRUA
 
Me orkide të kënduara,
në shkulin e zemrës njerëzore –
e shkrirë,
dhimbje dashurie për Ju –
në mehane
e në poezinë e përjetshme
dhembshur të derdhura.
 
Buzë të lëngshme puthur,
trupa Venerin
të dëshiruar,
fshehtësi të ëmbla –
të ruajtura me kujdes.
Qershi me ngjyrë dashurie.
 
Gra…,
enigma
djallëzore,
për zemrat e reja fluturake –
sëmundje të pa shmangshme fëmijërore.
Ndjenja shkollore detare spërkatur nga batica
në detin e trazuar
të jetës.
 
Pasion i zjarrtë, mos hezito.
Zhitu në pusin e shpirtit-
në shikimin e fshehur
këndshëm,
përkëdhelja butësisht flokët e shpërndara
në erën zhurmuese-
me fuqi shkatërrimtare.
 
Pasion i zjarrtë, shkrumbohu,
me flakën e bebëzave – magjepsëse!
Endu në labirinte
të enigmës së çuditshme,
vallëzo me hijen e dalldisur të Afroditës
në natë
shndritur nga dashuria e hënës zgjuar.
 
Gruaja… Gruaja – Nëna
bukuri madhështore e brendshme-
ngritur mbi Olimp,
mbretëri çudirash të ndriçuara engjëllore.
 
Gra… Zjarre zemre,
amshueshëm,
mbjellni dashuri njerëzore
me pikat e para – jetë
nga gjiri qumështor amnor.
Gra…
 
 
 
LARGËSIA DHE ZOGU
 
Qëndroj mes dy brigjeve,
mes dy heshtjeve trishtuese
lajmëtare të furisë e stuhisë –
dëgjoj zërat e njerëzve të dashur.
Digjem mes dy zjarreve,
çka të bëj –
çka të bëj?
A të ndez një zjarr të tretë?
Jo, nuk dua të luftoj-
humbi kur luftoj-
këngën e dua.
 
 
 
LOT NËNE
 
Oqean pikëllimi
në pikë loti.
E pashë
atë lot të rëndë,
të tërë më përmbysi.
 
 
 
MËSHTEKNA DHE ERËRAT
 
Fryjnë erërat e zemëruara
dhe lëkundin mështeknat
e urta
nën dritaren time,
admirueshëm i shikoj
në netët misterioze –
kokëfortësisht sfidojnë stuhitë,
më kujtojnë –
dinjitetin e grave, grave të forta.
 
 
 
VIBRIME TË LEHTA
 
Poezia e ngrohtë dhe e sinqertë
butësisht ma dridh shpirtin
si puthje e lehtë
me buzë të ngrohta-
në kohezion pasioni
 
 
 
PAGJUMËSI
 
Nën oqeanin yjor
heshtja e natës mbretëron,
e brenda meje
stuhi trazirash tërbohet.
Por një gjë
me siguri e di –
do te kalojë.
 
 
 

Përktheu në shqip Adem Abdullahu

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s