Poezi nga Zamira Agalliu
Sot në Vlorë
Sot në Vlorë bie një shi i butë e i qetë
Deti ka hapur krahët për t’i mbledhur pikat
Retë i shtyjnë andej një erë e hollë e lehtë
Brenda saj vlojnë Lumturitë dhe frikërat!
Sot Vlora dremit mbi shtratin e valës
Trotuarët të plogësht pa ngjyra
Janari vjen në krahët e prrallës
Atje jashtë, re të bardha sjell natyra!
Paqa peng
Ah të kisha një laps plumbi
Dhe një fjalë të mprehur holl
Një letër të bardhë, një krah pullumbi
Dhe një erë oqeani fjoll. . .
T’u shkruaja të këqijëve një letër
Atyre që mbajnë peng Paqen
Edhe të mirëve, të rrahurve, patjetër
Êshtë faji i tyre që kthejnë faqen!