BRENDA DHIMBJES (Monolog) / Nga: Anila Varfi

 
Anila Varfi
 
 
 
Monolog
 
BRENDA DHIMBJES
 
Ç’është atëherë? Edhe duke dhënë dashuri e përkujdesje të lënduan,
madje pati edhe nga ai lloj qeniesh, që u bezdisën nga dashuria.
Pastaj, janë edhe ato humbjet e njerëzve të dashur…kur fjala s’ka fuqi të ngushëllojë: lotët duket sikur kanë një fuqi siperane për të t’qetësuar shpirtin nga habia e zhgënjimit, tmerri i humbjes që të tendos fund e majë.
Duket sikur tek loti ka paksa mrekulli shërimi. Dhe ju e dini se njeriu u mësoka me gjithçka… edhe me më të pa durueshmen…u mësoka dhe vazhdon të jetojë, të dashurojë, të vuajë…
Të zhytur brenda lotit, kërkojmë t’u gjejmë gjërave një kuptim, pikërisht atë arsyen e arsyes, secili sipas pushtetit të dhimbjes që e sundon.
Ajo që po përpiqem t’ju rrëfej ka të bëjë me dhimbjen e njeriut, e cila në mua shndërrohet në një fetus me fuqi kozmike brenda një heshtje të ngrirë që vjen e më muroset në lukth.
Ndërsa plogështia më mavios gjymtyrët me trishtim.
Zbrazëtinë që ngjit dhimbja brenda meje, mistershëm më drejton kah pse-të!
E hordhia e dilemave, të pikëpyetjeve sprapset lehtësisht vetëm atëherë kur dy krahë zgjaten sërish për përqafim.
Atëherë çfarë?
Mos po më gjykoni se sa kollaj guxoj e i fal, ata, që më zhytin në ziftin e dhimbjes?!
Apo mos po më kërkoni të shpjegohem si e qysh ndodh?!
Ju kini të drejtë të mendoni gjithçka, por
unë gruaja, nëna thjesht e kuptoj, e njoh se esenca e qenies sime është dashuri përtej dashurisë.
Ndoshta ky është misteri i lojës së jetës, i cili me atë ç’ka na ka sendërtuar shpirtin kësisoj, do të shfaqet në gjithëplotësinë e vet, ashtu thjesht në një ditë të zakonshme si kjo. E deri atëherë në rutinë do të puth ditënetët e kësaj bote.
Është mëngjes… Jam rizgjuar sërish… Dita e dytë e këtij fillimviti …
Lavdi qiellit, dielli shkëlqenka fort! Carpe Diem!
 
©️A.V- COPYRIGHT RESTRICTED 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s