Poezi nga Maram Al-Masri
O vëllezër të njerëzishëm
O vëllezër të njerëzishëm.
O botë.
Unë pata një fëmijë.
Në bark e fsheha.
E bëra njësh me trupin tim.
E ushqeva me gjakun tim.
Jetuam ëndrrat e mia.
Këndova për të, më buzëqeshi.
E shtrëngova, pushoi së qari.
Nga krahët ma shkulën.
Kënga ndali.
Përktheu në shqip Gladiola Jorbus