Poezi nga Rami Kamberi

 
Poezi nga Rami Kamberi
 
 
PAS ÇDO BETEJE, PËR LIRI…
 
Nuk di besa, besa s’di
Kush na tradhton, ndër shekuj, n’Shipni
Pas çdo beteje, për liri
Kush na vret pas shpine, si huta n’robëri
 
S’di si të eci, rrugëve të atdheut, si shqiptar
Ta gjejë kokën e nepëkës, që m’i kafshon, atdhetarët
S’di, ku t’ja gjejë bishtin, të them: jam i par’
Unë e gjeta nepërkën, tradhti, që na i vret, shqiptarët
Pas çdo bejete, në tokën, përplot me lapidar’
Shqiptarçe t’i them shqiptarisë, ja ku i keni tradhtarët
 
Nuk di besa, besa s’di
N’Shipni, ku e ka bishtin e ku e ka kokën
Pas çdo beteje, për liri
Nepërka tradhti, që m’rrudh, dete e tokën.
 
 
 
PO SE VRAVE, TRADHTINË…
 
Të rrudhet toka
Biri i lokes, të kafshon dhe liria
Të ik edhe koka
Mbetesh, shtat e jetë, si Shipnia
 
S’të do as vdekja, s’të do, as terri
Plisi ndër mote, merr, ngjyrë jeshile
S’të duhet parajsa, s’të do as ferri
Mbetesh, ndër kryqe të botës katile
 
Të rrudhet toka
Biri i lokes, të tradhton dhe besa
Të ik edhe koka
Lumni edhe dashni, t’i pi, shpresa.
 
 
 
KUSH NA JE TI, N’BALLË T’LIRISË…
 
Kush na je ti, në ballë, të lirisë
Lindur në nëntorin e njëzetetetës
Që na i dhe guxim shqiptarisë
Bardhësi plisi, që i jep dritë, jetës
 
Në cillën kullë, t’ka lindur nëna, nën cilin diell
Të mbetesh odeon, me za t’kushtrimit për një ushtri
Kush ishin me ty, ata, që shkelqejnë yje n’qiell
Për t’i thënë mbarë botës, se kjo tokë, është Shqipni
 
Kush na je ti, në ballë, të lirisë
Krismë e hutave, të dala nga palcat e gurit
Që na i dhe guxim shqiptarisë
Bardhësi e plisit e ngyrë gjaku sy i flamurit.
 
 
 
LUFTA, ENDE S’KA PËRFUDUAR…
 
Shtatet e veshura me vdekje
Rrugëve të Dardanisë, ecnin, me hapa t’guximit
Sytë e lidhura me shami jete
I kërkojnë, uniformat e ligëta, me ngjyra t’krimit
 
Jemi ne t’përdhunuarat, t’ju themi: u vraftë Perëndia
Juve, kriminel, të pa parë, që s’kishit, guxim e as burrëri
Me dalë, në fushëbetejë, siç e bënë luftën, shqiptaria
Ju pjellë e ndyrë që zemrën e Shqipnisë e doni për Serbi
 
Ju themi ne, se lufta ende s’ka përfuduar në Dardani
Si kemi harruar, as plagët e lotët, te Malla Kuqe, na keni
Jemi varre plot me emra, gurrët e gjakut për Shqipni
Shtatore krenarie, në zemër t’Ilirisë, si plisa, do t’na gjeni
 
Shtatet e veshura me vdekje
Ecnin, me hapa t’guximit, duke shkelur, mbi robëri
Sytë e lidhura me shami jete
Nga Tirana në Prishtinë, për ta pi, kobzezën tradhti.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s