Oswald de Andrade
Kalendari poetik: Oswald de Andrade: (1890-1954)
Sot, më 11 janar është 130 vjetori i lindjes së poetit brazilian, njëri nga themeluesit e modernizmit në Brazil. Ishte njëri nga pesë autorët e ” Manifesto Antropófago” që u botua në vitin 1928, ku mbrohet me forcë ideja se historia e Brazilit ka qënë kanibalizimi i kulturave të tjera. Ja një poezi nga poeti i shquar brazilian:
LUTJE
O Zot
Kurrë mos u bëfsha
Si një anglez plak
I vetëm
Që dremit në kolltuk
Duke pritur vizitorët që nuk vinë.
© shqipëroi Maksim Rakipaj