Kalendari poetik: Robinson Jeffers (1887-1962) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Robinson Jeffers
 
Kalendari poetik: Robinson Jeffers (1887-1962)
 
Sot më 10 janar është data e lindjes së John Robinson Jeffers, poet dhe tregimtar i njohur amerikan. Qe kundër pjesëmarrjes së SHBA në luftën II botërore dhe kundër çdo lufte në përgjithësi. Në rininë e tij pati udhëtuar shumë dhe ndoqi shkollat në Gjermani, Francë dhe Zvicër, ku studioi dhe greqishten e vjetër dhe latinishten. Ja një shqipërim prej Jeffers:
 
 
FRIKA NUK ËSHTË PËR TË MËNÇURIT
 
Shpresa nuk është për të mënçurit, frika është për budallejtë;
Ndryshimi dhe bota, themi ne, në rënie po shkojnë,
Syçeltët dhe të dobtit, ja lajmi që jepet gjithmonë:
Ç’po ndodh këto kohë duket thjesht një rrumpallë
Por gjithçka është futur në udhë pa krye.
Dhe është vetëm një stuhi gushti, jo furtunë nëntori.
Të mënçurit nuk shpresojnë, ata janë natyrshëm të vetmuar
Dhe mendojnë nëntorin aq të mirë sa prillin,
të mençurit kujtojnë
Se Çezari dhe Augusti i fundit patën trashëgimtarë
Dhe njerëzit mbijetuan; të pasurit s’e llogaritnin jetën mbi tokë
Pas luftrave të jashtme dhe të brendshme, vinin luftrat kufitare
Me barbarët: muzika dhe feja, nderi dhe hareja
Përtërinin jetët e humbura. Edhe kur jeta
Qe zhdukur fare. O mrekulli pafund e dheut dhe e qiellit.
 
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s