Poezi nga Greta Kadare Teta

 
Poezi nga Greta Kadare Teta
 
 
Ëndrra
 
Ajo–Ku po më fton të shkojmë!
Ai—Në të zezën tonë
Larg
Në pyll
Në shi
Sa më larg
Në errësirë
Të dëgjoj vetëm frymemarrjen tënde nëpër shi
Ajo—O ç’ënderr e bukur!
Unë mendoja se romanticizmi s’të përket
Po ti paske imagjinate më të bukur se unë
Ai—Kur të shoh ty po
Ti ke hire princeshe,
Engjëll
Lermë të puth në ballë
lermë edhe vetullat ti puth
Nuk mund të shoh dot në sy.
 
 
 
***
 
Thellë brenda teje je duke festuar
Ti pa kuptuar e di
Plaga plasaritur po mbushet dritë
Afshi i dhembjeve që e stise me duar
ngroh ëndrra që flenë e zgjohen me ty
Një shtëpi në kodër, plot yje në qiell
Vatha e dëshirave që lulëzon
Nuk do vdesësh pa të ngrohur DIELL
Shpirti do të lëshoj
Kur të ketë gdhirë dëborë.
 
 
 
***
 
Ndanë vetes kur u lut
     ish ajo dhe askush
          Shpirtin e saj të qeltë bosh
                e mbushi me hënën e plot
                      E ashtu si hëna e trisht
                              me të njëjtin shkëlqim
                                       aq qete e brisht
                                               U betua perjetësisht.
 
Ma ke ndalur ,përfundimisht
Ta derdh mbi ty zjarrin kur më djeg
Thua se të çmend ndjenja ime
Më thua se bëhesh keq
Ti ! më merr për të marrë ke frikë
Marria ime mos tē mbaje peng
dhe kaq mjafton unē dashuria hesht, mblidhem qark vetes e pres
Anoreksia e shpirtit urinë ma heq
Unë nuk dua më asgje veç
Të ngrys natë, të bëhet terr e vetëm atherë
Kapercej frymën ,hy në vete e të gjej
Ti nuk e kupton,kjo nuk më tremb
Psalm i vetmisë rrënqeth!
Hiri i lutjeve më vesh asket!
Të jetë koha më e bukur që e jetoj
koha e fundit ,vdekja ime e vertetë ?
 
Zgjodha kështu,kështu të jetë!
Një heshtje tronditëse, një vetmi gërryese
Lumej gjaku nën vete pushojnë në shpirtin çjerr
e në palcën levizese miljona nerva gjilpërojnë
ndjenjën që struket , ta shëroj veten nga ky ferr
Në ekstrem të gishtërinjve
Një fill i kuq drite kapërcen lëkurën akull e
rend nëpër eter
mëlkohet me hijen e zjarrit e degdiset përtej
Ku drita feks ,të gjen
Endrrën jo nuk ma mban dot peng.
 
 
 
***
 
Qyteti im, se kam parë kurrë kaq shumë të stisur
por prap më kall trishtim
Fytyra të lodhura, shpirtra të dallfidura mes shkëlqimit që ther kërkojnë shpëtim
 
Kam aq mall të shoh mençurinë, të përshëndes të mençurit e qytetit tim
Kjo kohë me maska nuk i shfaq ,i ka frikë.
 
Atje përtej nje grup vajzash kanë nisur shpërfaqen, veshur me xhingla si në cirk
Një grup djemsh mustaqe pa dirsur grisur kanë gojën e mërmërisin fjalë pa kuptim
Më dhembin veshet qyteti im,më therin sytë
 
I njejti bohem mbuluar lecka këtë vit dorën zgjat ,lyp .
Ia dhurova pallton e babait të vdekur i qeshën sytë …… oh
 
Veç ajo, tregëtia e gënjeshtrave është njesoj s’ka renë , jep të njejtin fitim …… qyteti im
 
Më mbulon me dhimbje ndriçimi yt më verbon ah ç’lëngim
E drejta shkelet ,të drejtit i kriset kocka
Sopata marri shpirtit mbi krye i rri
 
Kurrë nuk ta pata me hile kurrë
Mbeturina nuk hodha udhëve të tua asnjë ditë
Në asnjë trotuar kurrë nuk pështyva, të ruaja mos të bëja pis.
Tani jam këtu vetmitari që akoma e mban një fije shpresë ndezur ,mos lebetis
 
Të lutem mos ma ngjiz dëshirën të degdisem dhe unë të braktis
Këtu smë ka mbetur kërkush ,të afermit iken të gjithë
Mjaft kam ,zjarrin në vatrën time që e mbaj ndezur me frymë.
 
Qyteti im , kaq shpesh s’ishe i imi se gjithë jetën u thirra jabanxhi por…
Varret e të dashurve ti lash peng, të paktën ato ruajmi mos vuajnë edhe ata, nën këtë shkëlqim.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s