Poezi nga Josif Gegprifti

 
Poezi nga Josif Gegprifti
 
 
Më thuaj dhe njëherë Të Dua!
 
Dua të kthehem prapa në kohë,
Të jem pjesë e ndjenjave të tua,
Një zë të ëmbël dua të dëgjoj,
Të më thotë dhe njëherë të dua, të dua!
 
Të heq pluhurin që vitet mbulojnë,
Të shoh kohën që kemi ëndërruar,
Ah, të mundemi kohën ta ndalojmë,
Të më thuash dhe një herë të dua,të dua!
 
E bukur kjo natë e gjatë pafund,
E mbushur plot me yje vezulluar,
Me krahët e mia dua qiellin ta shkund,
Ta mbuloj me yje Dashurinë e praruar.
 
 
***
 
Sot,
në bar kafe “Shanti”,
bashkëshortja më kritikoi:_
…Në këto 30 vite u krijuan qindra parti, vetëm unë e ti mbetëm pa krijuar Parti.. .
U pamë për një çast në sy
dhe qeshëm fort të dy. .
Jashtë bie shi…
 
 
 
Ç’ishte kjo?
 
S’di si më ndodhi kështu,
Jashtë binte shi,
Unë ecja në rrugë kuturu,
Ç’ishte kjo as vetë s’e di!
 
Po lagesha i tëri në shi,
Nuk dija ç’bëja, ku shkoja,
Mos ishte kjo një dëshirë,
Me shiun një çast të jetoja?!
 
Kur gjethet pashë të binin,
Trishtimi shpirtin më pushtoi,
Njerëzia shkonin e vinin,
Errësira qytetin mbuloi.
 
Unë ecja, ecja në shi…
 
 
 
Të shikoj…
 
Të shikoj kudo në vargjet e mia,
Ndoshta dhe ti aty më shikon,
Shkon e vjen e lehtë si hija,
Sikur diçka të humbur kërkon.
 
Zërin tënd në vargje e dëgjoj,
Dhe ti zërin tim në vargje ma dëgjon,
Vjen e shkon e shkon e vjen,
E ndjenjën e shpirtit nga vargjet ma rrëmben.
 
Të shoh në vargje ashtu si ke qënë,
Me flokët e zeza e sytë e zinj,
Të ” Dua zermër” në shpesh kemi thënë,
Se kështu dashuroheshim kur ishim të rinj.
 
Në imazhe kam një det me valë,
E diellin që tutje zhytet në det,
Atë kohë të bukur e kujtojmë me mall,
Ish koha kur njohëm dashurinë e vërtet.
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s