Poezi nga Lumo Kolleshi

 
Poezi nga Lumo Kolleshi
 
 
Mes mërzisë dimërore
 
Në këtë mërzi dimërore,
Ku dielli buzëqesh kot dhe era të pik,
Ku bora bëhet pis nga këmbët pa kokë,
Ku toka,
Si në epos,
E tëra është bërë Jutbinë,
Në lulishte ndiej zëra,këngë zogjsh,
Të gjithë pianot kanë veç akorde për dashurinë…
Nuk të besohet?
Ktheje pak kokën mbrapa,
Mes ngricës po shpërthejnë zymbylat.
Brenda kësaj mërzie dimërore, pranverës ia ndiej hapat.
 
 
Drekoj me zogjtë
 
Le të lotojnë me vaje strehët,
Xhazi i shiut le të vazhdojë mbi llamarinat përballë,
Hapur do ta mbaj dritaren e dhomës,
Le të hyjë brenda thëllimi me briskun e ftohtë.
Po gëzojnë ardhjen time nëpër degët e mushmollës…
Sot drekoj bashkë me zogjtë.
 
 
 
ANTITEZË
 
Dëgjoj një baba dhe s’është si të tjerët,
Përgjërohet i gjori për një popull,
Copë e çikë këput shpirtin për të mjerët,
Këtij dimri ku macja dhe miu flenë në një strofull.
 
Dhe ky baba, që të lë pa fjalë,
Të gjitha i do: aga,pasha e mbret,
Një vend të tërë shet për një djalë,
Një vend të tërë shkreton për pak pushtet.
 
Dhe djalin e nis në palcë të dimrit
Në anën e dielltë të planetit,
Të pijë atje kupën e eliksirit,
Të bredhë lirshëm livadhet e qejfit.
 
Dhe prapë e dëgjoj të çirret për popull,
Urrejtja kurrë s’i shkulet prej gjuhës,
Mjerimi qërron mizat në fasule e koçull,
Mjerimi mblidhet galiç përreth stufës.
 
 
 
Jetoj çdo çast dykohësinë
 
Njëra jetë ngjitet malit e zë thinjë,
Tjetra mbledh lotët e saj e fryn rrëketë,
Lumit ia zbraz.
Për këto ujëra do të ngre diku një digë,
Dritë, veç dritë dua të lë pas.
 
 
 
Udhëtarë të rrugës së humbur
 
Udhëtarë të rrugës së humbur,
Të rrugës sonë që shpesh na vidhiset
Nga ujërat e nëndheshme te urrejtjes.
Dhe prapë ecim tymthi
Me hejbetë e marrëzive përmbi shpinë.
Kthjellohemi diku pas një kthese,
Pas tjetrës puthemi prapë me marrëzinë

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s