SEKRET FEMËROR / Poezi nga Eliverta Kanina

 
Poezi nga Eliverta Kanina
 
 
SEKRET FEMËROR
 
Eja bija ime, nga unë krejt e ndryshme
Si unë, nga mëma ime, prej gjaku e qumështi
Dua të ta rrëfej të vërtetën tonë femërore
Që e mbartim të gjitha, me dëshirën për ndryshim…
Ah, kjo e vërteta që cekim s’paska cak
Sepse të ndryshosh për të tjerët
Është si të gënjesh veten përditë, nga pak
Në emër të së mirës, dashurisë, Zotit
Qoftë kjo edhe për më të shtrenjtët e tu
Se ka shumë vese, ligësi e shorte të nëmura
Kaq shumë prapashpina të neveritshme
Çdo gjë prej tyre është e pritshme…
Dhe ty
Të duhet të jesh disi ndryshe
Tjetërsohesh për tu përshtatur
Me shpresën se kështu do tu dhimbsesh
Kur në fakt me atë gdhëndje të papërsosur
Çapa-çapa sipas oreksit shtazarak e trendit
Rrapa-zhdrapa sipas (an)alfabetit të rendit
E ndryshuar
Ti nuk i duhesh më as vetes…
Dhe në përpjekjet e përditshme përpëlitesh
Teksa brenda teje grimcohet heroina e kohës
Ndjen veten të shkrijë si top dëbore
Në pëllëmbë të Tokës…
Nganjëherë
Prej dheu, vijmë të ndryshme bija ime
Përfundimisht, drejt pluhurit përngjajmë
Njësoj gjithmonë
Jemi edhe të vdekshme…
 
Fituese e çmimit të dytë, konkursi poetik “Alternativa 2020”.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s