UNË JAM NJË STINË / Poezi nga Suela Bako

 
Poezi nga Suela Bako
 
 
UNË JAM NJË STINË
 
Jam të gjitha stinët bashkë.
 
Jam pranvera;
kur më gagarrisin fëmijët në vesh;
çel si zambak,
petale më bëhen dhëmbët,
duart e mia përplas,
duart e foshnjes që rrita
në flokët e mi ngatërrohen paq…
 
Jam vera;
ngre çati buganvillesh
në folenë që shtrëngoj në sqep
si zog grabitqar, e shqyej
at’ krijesë që do të më thyejë vezët,
jam valë deti që përkund varka letre
(në ëndrra bëhen vaporë me vela)
erë e mbarë fryn, ndryshe dal e fryj vetë;
Oh! Poseidoni më zileps.
 
Jam vjeshta,
kur në dashuri bie.
lulet e mia çelin në petalë t’arta.
Atij që dua i puhiten mbi krye,
retë më bëhen pengesë…
I çmil një e nga një petalet dhe retë.
Poleni në kaltërsinë e qiellit bëhet dielli vetë.
 
Jam dimri
kur mërria më err sytë
as shoh as qesh, derdhem si ortek,
zvarrë marr përpara të mirë e të keq…
mërrinë time si përbindësh e nxjerr nga zgavra
ashtu si zhavorrin i heqin malit nga zemra
e në mes i lenë një gropë.
 
Jam stina e pestë
s’e gjeta kurre stinën q’i përkas.
Jam ajo që dashurinë e mërinë i bën bashkë;
fëmija nga dolën fëmijët që rrita
ajo që pret të rriten e të rritet
jam stina Prag.
 
Poezia fituese e çmimit të tretë në konkursin poetik “Alternativa 2020”
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s