GRATË E LUFTËS / Poezi nga Gerta Bandilli

 
Poezi nga Gerta Bandilli
 
 
GRATË E LUFTËS
 
Buka u gatua e trëndafiltë
në agim
pasi gratë u shenjtëruan
prej seksit dhe burrat
u nisën në luftë
gjithë dashuritë e pamundura
ishin aty
përzier me pluhurin e bardhë
të kohës
dëshirat brujteshin si ëndërrime
të shfaqura përgjysmë
në trajtë gruaje
ku krijohet parajsa e humbur
prej syve të të gjallëve
dhe thellë shikimve të burrave
fshihen dashuri
dhe linja fytyrash
që i pikonte agu
Kur ato gatuanin bukën e përditshme
dhe i faleshin Atit mashkull
që krijoi bukurinë dhe gruan
bukën dhe thikën
për t’i dhënë kuptim krijimit
në rrahjet e para të jetës
lutjen e gatuan prej dylli
dhe buke
një grua ndizte qiririn.
 
Poezia fituese e çmimit të dytë në konkursin poetik “Alternativa 2020”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s