Poezi nga Gladiola Busulla

 
Poezi nga Gladiola Busulla
 
 
***
 
Dhembja fanitej
përtej pesëqind kështjellash.
E muzgjet psherëtinin trishtim.
Lumturia ime – në kreshmë,
nga mbrëmja në agim.
I zbova të gjitha mallkimet,
djajtë, sharjet dhe blasfemitë…
Prapa diellit i sprapsa…
ku vështrimi tretet,
njëlloj siç treten qirinjtë…
Në qiej pa yje,
në luadhe pa tërfilë,
në shkretëtira pa deve e beduinë.
Më në fund,
mbi mua, ëndrrat
              të pikëzonin nisën….
                         si vesë mëngjesi, si shi…
Dhe dashuria ia beh
            e thellë, e gjallë, plot kërshëri.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s