Poezi nga Shkurtë Kadriu Çitaku
***
C’est La Vie
mbyllur në dhomën e saj
shkulte kohën mes muresh
dy herë në jetë
theu gishtin e unazës
në katramën e madhe të jetës
zbrazi dufin prej njeriu
në fund iu dha lirisë
mjegull e madhe e përbiu atë
çudi si nuk pat tërmete e tajfune atë ditë.