Shtëpia Botuese “ATUNIS” publikon vëllimin poetik “KOHA ECËN JASHT NESH” të autorit Xhems BYTYQI

 
Shtëpia Botuese “ATUNIS” publikon vëllimin poetik “KOHA ECËN JASHT NESH” të autorit Xhems BYTYQI
 
Titulli: KOHA ECËN JASHT NESH
Autor: Xhems BYTYQI
Redaktore: Nexhare Reçica
Recensent: Agron Shele
Lektore: Silvana Çelo
Piktura e ballinës: Halil Matoshi
Ballina u punua nga: Laura Shulemaja
Shtëpia botuese : ATUNIS
Shtypshronja: Lena Graphic
 
 
VETËM NJË FJALË NGA KY MËNGJES
 
Mëngjeset fillojnë
Me harresën e një nate të mjegullt,
Të burgosura brenda muresh
Mes trishtimit të kohës që pritëm!
 
Të shkruaj
Për jetën e mbyllur në karantinë?!
Ta ndaj me të tjerët trishtimin e mbylljes,
A është e drejtë kjo,
Kur edhe të tjerët kanë trishtimet e tyre?
 
Të mbyllur janë edhe ata.
Ç’u duhen të marrin edhe pjesë
Nga trishtimet e mia?
 
Të gjithë jemi në karantinë!
 
Për çka të flasim tani,
Për kohëmbylljen që kalojmë?
 
Por koha nuk mbyllet asnjëherë!
 
Ne jemi të mbyllur
E koha ecën jashtë nesh,
Jashtë mureve ku ne jemi në ngujim
Është një kohë tjetër!
 
Ja, po ikë edhe një mëngjes në karantinë!
Çka t’i themi kësaj dite?
Vetëm një fjalë nga ky mëngjes:
Të jemi të lirë!
 
 
 
NJË AKTUALITET I GËRSHETUAR
 
Libri “KOHA ECËN JASHT NESH”, nga autori XHEMS BYTYQI
Libri, që në fillim kur lexon poezitë e para, të nxit dëshirën vetvetiu, për të lexuar krejt veprën e Xhems Bytyqit. Vëllimi poetik “ Koha ecën jashtë nesh “ të poetit Xhems Bytyqi është një libër që ka gjithsej pesë cikle.
 
Në ciklin e parë ”Epidemia e kujtimit”, ky poet dallohet për një përjetim më të fuqishëm emocial, ku shpirti e zemra rrahin me fuqi të madhe për vendlindjen.
Libri i tij sjell emocione të forta në lidhje me vendlindjen, ku ai u lind e u rrit. Ai vend është i rëndësishëm sepse poezitë kushtuar vendlindjes vijnë te lexuesi me tema e motive nga aktualiteti ynë, çka do të thotë se elemente shumë të rëndësishme si ajo meditative, ushqen herë pas here edhe me një histori të gjallë.
 
Në cilkin e dytë “Mallkimi Antik“ bëhet fjalë kryesisht për poezi sociale dhe se ndryshimet që duhet ti bëhen shoqërisë.
Vargu në këto poezi merr frymë e shpehje të lirshme, atëhere kur një konvencionizëm i bie historisë së ngjarjeve shoqërore. Një vend mjaft të madh e zënë edhe vargjet që e kanë një antibiotik të mllefit ku autori i përkulet së vërtetës.
 
Citoj:
 
“Kur në shportën e mbeturinave
Kërkojnë lirinë e humbur!
Ç’të bëj unë për ta?”
 
( ç ’të bëj unë për ta fq. )
 
Xhems Bytyqi mban qëndrim pozitiv në zhvillimin normal të jetës.
Nga poezitë më të mira të këtij cikli mund ta veçojmë poezinë “Nuk i dua prangat”e cila lartësohet lartë nga kritikët letrarë.
Të dyja ciklet lidhen njëra me tjetrën. Në poezinë e ciklit të dytë ndihet një dhimbje shumë e plotë poetikisht për kohën e tij të humbur, si dhe ngacmime të forta të ndërgjegjjes.
 
Në pjesën e ciklit të tretë ”Merri ëndrrat tona “, poezia e tij ka një varg shumë të përpunuar poetikisht, ku poeti ligjëron për dashurinë e tij me një dashuri të madhe e të përtejshme, pikëllim e dhimbje të thellë, që duket se janë si dy botë të cilat poeti përmes vargut nuk i lë t’i shkaktojnë ngërçe mallkuese dashurisë. Vargu i tij ka fuqi mbresëlënëse kur del para personazheve me kuptim të plotë. E këtë mund ta gjejmë më së miri te poezia “Kaltërsi e syve tu “ ku lartëson figurën e tij të dashurisë me mesazhe të plota, të qeta dhe shumë zëqëndrueshme. Poeti gjen një shprehje më të plotë duke trajtuar tema e motive nga aktualiteti. Janë për t’u përmendur disa poezi; “A mundesh, Edhe një natë pa gjumë, Ave, Mallin e ruaj për ty, A do shfajësohemi një dirë, Prapë do të jem pa frymë, Nëse sonte bie shi, ” etj.
 
Në poezinë e ciklit të katërt “Akrepat e orës do të ndalen” ndryshimet e vrullshme të jetës vihen përballë ndërgjegjjes së plotë. Janë këto poezi të shkruara me qëndrime të larta të motivuara, ku nuk mungon as qëndrimi e as angazhimi intelektual , të cilat stolisin si rrallë kush gjerdanin e poetikës kosovare. Në to, gjithashtu vazhdon edhe trajtimi i temave dhe motiveve nga aktualiteti ynë që nuk është larg ngjarjes.
 
Te cikli i pestë, si në gjithë librin, gjuha e pastër dhe e pasur poetike, është një vlerë e shtuar që të hyn në deje e bëhet njësh me gjakun që rrjedh shtruar.
 
Agron Shele, shkrimtar, poet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s