Poezi nga Rula Trantafilu
LOTI
Qëndron dhe shikon detin
përtej kufijve të së kuqes së artë të horizontit.
Donte ti prekte të gjitha ngjyrat e tij
Mbylli sytë
Vetëm kështu mundet
Qëndron e vështron detin
në mes të errësirës
me heshtjen e tij flet,
kështu, kështu, mundet e mbylli sytë.
Asgjë nuk dëgjohej përtej
nga jehona e heshtjes së tij
Ishte heshtja e një vdekje të vogël.
Qëndron e shikon detin
mbi valët shkumëzuese zhytet dielli,
që shuhet në thellësi të ujit të tij
Në netët detare
premtim për kthim nuk ka.
Humbet shpëtimi.
Kaq vite dikush
qëndron e vështron detin,
s’guxoi kurrë të zhytet në të.
Mbyll sytë e përlotur…
Vetëm ai e di pse
Fshinte lotin e ngrohtë…,
që rrodhi mbi dhe…
Përktheu: Fatos Sina