BILJANA Z. BILJANOVSKA (Maqedonia e Veriut)

 
BILJANA Z. BILJANOVSKA (Maqedonia e Veriut)
 
BILJANA Z. BILJANOVSKA – Maqedonia e Veriut (Shkup) është një përkthyese profesioniste e pavarur, gazetare e pavarur (freelance) eseiste, poete, romanciere. Ajo përfundoi pjesën më të madhe të arsimit në gjuhën serbo-kroate në Beograd, ku përfundoi tetë vjet, të mesmen dhe një pjesë të arsimit universitar. U diplomua në Departamentin e Filologjisë së Romancës në Universitetin e Shkupit “Shën Kirili dhe Metodi”, por ka studjuar disa kohë jashtë vendit në disa raste, e specializuar në interpretim dhe përkthim. Veprimtaria e saj përfshin përkthime nga disa autorë francezë, si dhe një grup poetësh bashkëkohorë maqedonas, serbë, italianë, shqiptarë dhe të tjerë. Përveç përkthimit, ajo gjithashtu shkruan histori origjinale, ese, poezi madje edhe recensione për autorë të tjerë. Ajo është gjithashtu autore e një monodrame dhe një romani autobiografik botuar në Francë, shkruar në frëngjisht. Ajo po pret gjithashtu botimin e përmbledhjes së saj dygjuhëshe (maqedonase / serbe) me poezi “Psikika në kërkim të kohës” e cila pritet të dalë në Beograd. Ka përkthyer nga maqedonishtja në serbisht dhe anasjelltas që nga koha e studimeve, duke e trajtuar serbishten aq afër sa maqedonishten, gjuhën e saj amtare. Ajo ka bashkëpunuar me revista të shumta maqedonase dhe të huaja, si me përkthime ashtu edhe me vepra autore, me Redaksinë Shkencore të programit III të Radio Shkupit, me UNESCO Gazzette, INI Gazzette, “Lettre international”, “Pogledi”, ” Sovremennost “, “Jeta kulturore” dhe të tjerët. Vitet e fundit ajo ka bashkëpunuar intensivisht me revistën elektronike italiane “BombaGiù”, e cila ka botuar mbi 90 artikuj të përkthimeve nga autorë maqedonas dhe serbë në italisht dhe anasjelltas. Dy koleksione me poezi të Claudia Piccinno të përkthyera nga italishtja në serbisht, maqedonisht dhe frëngjisht janë botuar së fundmi. Ka përkthyer gjithashtu poezi nga Augusta Tomassini në maqedonisht dhe serbisht, nga poetja Sonja Cugudda Ilieska në serbisht dhe italisht, nga poeti Domenico Pisana në gjuhën maqedonase, nga Arjan Kallço nga italishtja në maqedonisht, proza nga Ilija Šaula në italisht, poezi dhe prozë nga Milica Jeftimijević Lilić në maqedonisht, italisht dhe frëngjisht, nga poetja Vera Cvetanović nga serbishtja në italisht, dhe shumë poetë e shkrimtarë të tjerë që plotësojnë biografinë e saj krijuese / përkthimore.
 
Jeton dhe punon në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.
 
 
 
MELANKOLI
 
Rrëshkasin pikat e ujit
si perlat
në xhamat e dritares
duke pasqyruar peizazhin përreth
dhe shumë ylberë.
 
Janë futur perlat
në varg njëra pas tjetrës
duke krijuar një gjerdan të plotë
perlash – fjalë dashurie
që dëshirova të ti jap,
por nuk guxova
duke e lënë të shkrihet
me shiun bashkë.
Sa e trishtuar është dita
kur bie shi,
gjithmonë më ngjan
me të humburat dashuri
që shkrihen
dhe zhduken
me pikat e shiut.
 
 
 
KA VENDE …
 
Ka vende, kënde, momente
që gjithmonë më bëjne të rrënqethem,
që nga fillimi i kujtimeve,
që ç’ do herë, si turbina kthehen
në përrenj të pandalshëm.
 
Ka momente
për të cilat do të doja të ndalja kohën
ti bëja të zgjatnin përgjithmonë,
e kurrë të mos më rrëshkasin.
 
Ekziston edhe ky qiell i paharrueshëm
nën të cilin lulëzoj
mbetem e heshtur e ringjallem,
që në asnjë mënyrë
nuk dua ta braktis.
 
Ekziston edhe një ëndërr e madhe
që gjithmonë e kam dëshiruar
prej të cilës nuk dua të zgjohem
e shoh edhe kur jam zgjuar,
e ndjek dhe përsëri vazhdoj ta shoh.
 
Është edhe ky moment magjik
që veç në mendje mund të ngrijë
që kurrë të mos mbarojë
as të lodhet,
sepse nuk dua
kurre te më braktisë / kurrë të na braktisë.
 
 
 
ËNDRRA E POETES
 
Besoj se çdo poet
të paktën një herë të vetme ka ëndërruar
paqen e përjetshme midis njerëzve,
Pajtim e urtësi,
ndër të gjithë kombet!
 
E unë këtë ëndërr dëshiroj prej
disa dekadash,
e përpunoj në mendime
dhe e pikturoj me ngjyra të ndryshme:
– njëherë filloj nga Lindja
pikturuar me të kuqe,
pastaj nga Perëndimi,
pikturuar jeshile!
Përmbajtja është gjithmonë e njëjtë:
popujt e gjithë botës
vërshojne nga të gjitha anët
në ngjyrat e spektrit –
Ata përshëndesin njëri-tjetrin, përqafohen, shtrëngojnë duart
dhe të gjithë me zë të lartë bërtasin dhe përsërisin
në të gjitha gjuhët e globit
Paqja mbretëron mes të gjithë popujve të botës!
 
 
 
CARPE DIEM!
 
Ja mbylla dyert natës së shkretë,
ku më ndjekin ëndrra që më mundojnë
dhe më mbajnë zgjuar,
me dëshirën që në mëngjes
në agim të ngrihem,
për të marrë ditën
e atë ta frenoj,
përsëri me diell të lahem
të ushqehem në këngën e zogjve
e armatosur botën të përballoj
me të të vishem.
 
Dhe kështu çdo mëngjes, sipas një komande të fshehtë
përsëris, i them vetes:
– Merre ditën
të mos më vidhet
akoma kjo ëndërr
në të cilën jetoj e në të cilën
zgjohem,
që përsëri të mund të zhytem
në një gjumë të qetë.
Carpe diem!
 
 
I express my bigest gratitude to Juljana Mehmeti for this grate work .
This translation was realized from Italian in to Albanian language.
 
bibi.biljanovska@ all rights reservd
 
 
 

Përktheu në shqip nga italishtja Juljana Mehmeti

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s