Prof. dr. Hristo Petreski (Maqedonia e Veriut)

 
Prof. dr. Hristo Petreski (Maqedonia e Veriut)
 
Prof. dr. Hristo Petreski lindi më 4 shkurt 1957, në Krushevë. Ka magjistruar për studime kulturologjike në Institutin për letërsisë Maqedonase në Universitetin “Kirili dhe Metodi” – Shkup, me temën “Haiku poezia – midis elitares dhe masovikes”. Doktoroi në temën “Përralla autoriale – analiza krahasuese” (shkencat metodike dhe didaktike). Ai është profesor i rregullt dhe drejtor i Institutit të kulturës dhe arteve Ndërkombëtare të Sllavishtes në universitetin “Gavrilo Romanoviç Derzhavin” Sveti Nikollë – Manastir, gjithashtu jep mësim në Fakultetin Pedagogjik “Shën. Kliment Ohridski ” në Shkup. Hristo Petreski është autor i më shumë se 50 librave. Libra me poezi për të rritur. Libra me poezi për fëmijë dhe të rinj. Prozë për të rritur. Prozë për fëmijë dhe të rinj. Shqyrtime letrare dhe ese. Aforizma. Kritikë filmi. Gazetari. Përfshirje antologjike.
Ka marrë shumë çmime si: “Kërste Çaçanski” për romanin “Lifti (nuk) është për dy”, “Radoe Domanoviç” për librin “Pikëpyetje” e shumë të tjera. Çmimin për përmbledhjen me poezi “Gjuha e gurit” – çmimi “Aco Shopov”, për gazetari – çmimi “Kërste Petkov Misirkov”, për librin për fëmijë “Tramvaji i Shkupit” – çmimi “Vasil Kunoski” për librin “Të zgjuarit nuk kanë nevojë për peshore” – çmimi “Vanço Nikoleski” për librin “Piramida”. çmimi “Kërste çaçanski” e shumë të tjerë. Çmimi “Naim Frasheri” dhe çmime të shumta ndërkombëtare. Ka qenë kollumnist në shumë revista e gazeta të kohës.
Është përkthyer në serbisht, kroatisht, sllovenisht, bullgarisht, frëngjisht, anglisht, gjermanisht, sllovakisht, rusisht, shqip, turqisht, dhe të tjera gjuhë. Hristo Petreski ka qenë gazetar dhe redaktor në: “Studentki zbor”, “Mlad borec”, Radio Shkupi dhe “Nova Makedonia”. Është themelues dhe drejtor i Shtëpisë botuese FENIKS në Shkup – 1982 dhe shumë fondacioneve.
Hristo Petreski është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë që nga viti 1985 dhe tani është anëtar i Kryesisë. Ai është një nga themeluesit e revistës “Stozher” dhe manifestimit “Festa e blirit” në Shoqatën e Shkrimtarët të Maqedonisë. Tani është kryeredaktor i revistës letrare “Trendi” dhe revistës letrare shkencore “Akademia Letrare”.
Ai është anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë. Petreski ishte korrespodent dhe anëtar në redaksitë e gazetave dhe revistave: “Mladost”, “Nove omladinske novine” dhe “Ideje” në Beograd, “Glas omladine” në Novi Sad, “Vjesnik” dhe “Kvorum” në Zagreb, “Oslobodjenje” në Sarajevë etj
Hristo Petreski është pjesëmarrës në tubime të shumta shkencore brenda dhe jashtë vendit, punimet e tij profesionale dhe shkencore janë botuar në shumë revista, portale elektronike dhe botime të tjera të shtypura.
 
 
DREKË
 
Për drekë fillimisht duhet një tryezë e madhe familjare
Pastaj katër pesë gjashtë shtatë pa edhe tetë ulëse
Pastaj çarçaf tepsi thika pirunë lugë
Bukë supë parhaje ushqim kryesor desert pije
 
Jo për drekë nevoitet vetëm apetit i mirë pas punës së rëndë
Dëshirë dhe qëllim të mblidhen të gjith të paktën njëherë në ditë në një vend
Më i vjetri i pari të ulet këmbëkryq dhe ta bekojë tryezën
Pastaj të gjith të tjerët të ulen dhe të fillojnë të pinë supën e nxehtë
 
Në fund do të ngriten dolli e felenderime që janë të gjith gjallë e në numër
Edhe Zotit edhe punës dhe gjith familjes që dëgjon lajme dukë ngrënë drekën
Por dhe i dëgjon zemrat të cilat duan të rrahin si një
Përderisa është e fortë tryeza nga dushku ose ahu
dhe derisa nuk është thyer e nuk i mungon asnjë ulëse
 
E tani as në ëndërr nuk mblidhet familja ndaj kryefamiljari han vet
Nikoqirja kot ka përgatitur drekë familjare kur të gjith hanë një nga një
Kush hapur kush i thumbosur kush i kërrusur kush shklapat kush skërmit
Që në fund të mos ketë kush t’i mbledhë troshat e kush t’i lajë enët
 
Nuk është as macja e privilegjuar të shëtisë dhe të përkëdhelë këmbët e ngrënësve
As qeni i uritur të presë eshtra të lëmuara nga dreka e indyrshme
Nuk ka as buzëqeshje as zhaurimë as zënka e vetëm radioja në tre e gjysmë
Do të tregojë se sot nuk është ngrënë as një drekë familjare pasditore!
 
 
 
JABANXHINJTË
 
Do të vinin në fshat
Kushedi prej ku
Si të rënë nga qielli
Si meteorë mu këtu
 
Për një çast do të krijohej
Bylyk grash e fëmijësh
Të jabanxhive të pa ftuar
Xhambazë kazanxhi e vorbaxhinj
 
Do të afroheshim që nga nata e parë
Edhe pse në mëngjes u shikuam vëngër
Dhe do të bëheshim një tufë bardhë – zi
Sikur të na kishte lindur e njëjta nënë nga i ati tjetër
 
E do të bartnim gunga nga gënjeshtrat e tyre dhe zhagitjet
E ata nga shikimet tona dhe shigjetat
Kurse tani ja të gjith jemi jabanxhi në sinore të huaja
Në direk të huaj e lumej mes shtretërve të butë moçalor
Vetëm somnabulli shkon natën me duart shtrirë
Nga hija e tij e çatisë prej teneqeje
Dhe zgjohet nga kënga e hershme e gjelit
Ku do ta çojë rruga dhe a do të pije mjaltë apo helm!
 
 
 
NOFKAT
 
Nëse e ke mbiemrin Luftoarusha ose Luftomacja
Atëherë ose ndonjëri paraardhës i joti ka qenë shumë i fortë
E ka luftuar me ujqërit por dhe me arushat
Ose ka qenë i dobët dhe është marrë vetëm me macet
 
E çfarë kohe ka qenë e që të mos mund të luftosh
As me macet e as të mund të luash me macet
Sepse do të shohin dhe ti që nga ajo ditë nuk je më ti
Por dikush krejt tjetër me nofkë dhe shumë më të mirë
 
Jo nuk ka nofka të bukura sepse të gjitha janë gërditëse
Sepse ti je njeri dhe jo Qose Morri Sprkatës Vraporrena
Apo paramendoni Elefant Gjedhe Viçshitës Teneqe Kolë Monstra
Sepse të gjith kanë kismet të jenë shpirtra të Artë apo Shpirtëmbël
 
Por nuk ka nofkë që mund ta përzgjedhni vet
Dhe gjith të tjerët t’i bindni se vërtet është ashtu
Dhe përsëri për dikend do të jeni i Vyeshëm për tjetrin Varfanjak
Për disa i Mençur për tjerët Budalla për të tretët i Majtë për të katërtit i Djathtë
 
Prandaj kujdesuni sa jeni të zi edhe kur jeni të bardhë
Por dhe e kundërta sa jeni të lartë kur (nuk) jeni të trashë
Sa peshon çdo pjesë e juaja veças e sa kur jeni komplet
Pse nofka nuk do të ju gëzojë me javë!
 
E tani urdhëro merr drejtimin e drejt e zgjidh anë të anëshme
Bëhu jo ti por dikush më ndryshe dhe krejtësisht tjetër
Pa asnjë shenjë të dukshme dhe pa asnjë të metë të hetueshme
Pa nofkë që do të hap hulli si pllug dhe lëmojë si zdrukth…
 
 
 
ÇKA NËSE
Kushtuar Ante Popovskit
 
Çka nëse kemi çka të themi e heshtim
A domethënë kjo që vërtet nuk kemi kuj çka ti tregojmë
Që të paktën vetvetes dhe para vetvetes (të) sqarojmë
Por mos dhe mos dhashtë Zoti që të (stër)sqarojmë
 
Ndaj këtu është guri druri streha dhoma shtëpia ultësira
Shko dhe folu hithrave shtogut kaçubave luleverdhave
E ndoshta ndonjë fjalë vet do të refuzohet e do të kthehet
Nga gurët e rrumbullaktë nga graniti nga mermeri nga spërkatja e fundrinave
 
Çka nëse dëshiron që edhe shpezët të flasin me dhe në gjuhën tënde
Ata do të vazhdojnë të heshtin ose do të këndojnë vetëm kur ti do të këndosh ose do të heshtësh
Nuk e dish dhe nuk e njohish gjuhën e tyre por dhe inatin nga lashtësia
Të fluturojnë në të kundërtën e erës dhe të kthehen vetëm aty ku kanë qenë
 
Bëjnë fluturo lart dhe entuziazëm nga qielli pastaj poshtë nga rënia dhe balta
Viu lart viu poshtë vetëm sipas një izohipse dhe vije të paramenduar të tyre
E cila nuk mund të përsëritet përjetësohet dhe gjithmonë të shndërrohet në rrugë apo autostradë
Që të ecin mbretër e perandor tjerë vasal pushtetar dhe shërbetor
 
Dhe çka nëse nuk i do dhe injoron njerëzit dhe fjalët tjera
Ata përsëri do të ekzistojnë të rrethuar nga barë tjetër dhe kullosa direk dhe dybek
Trungje të majme prej të cilëve nuk valëvitet as rrënjë as kërcell
Për gjithmonë të (mbi)sundojë terr edhe më i trashë më i madh dhe më i tmerrshëm!
 
 
 
TELEFONI
Kushtuar të nderuarës Vesna Mojsova – Çepiçevska
 
Siç ka ardhur koha nuk arrijmë t’i paraqitemi vetes sonë
Nga ngutja shpejtimi lajthitja rrotillimi në rreth dhe mosgjetja
Nuk kemi kohë t’i paraqitemi as vetvetes e lëre më dikuj tjetër
Kur miqtë do të shkojnë dhe ne tërë natën i lajmë enët
 
Mos u paraqit mos ngre telefonin bëhu i shurdhër sikur nuk dëgjon
Përderisa rezistueshëm cingërron telefoni hesht bëhu memec
Sepse mund të të paraqitet dyshi yt
Dhe ai të kërkojë diçka ja kështu pa para prej teje
 
Ajo sjell mish me afat të tejkaluar për (kuturu)shitje
As të prishura dhe të kalbura perimet që nuk mund të përdoren
As rrobalarëse me gomë të grisur dhe baraban të shkatërruar
Që të gjith të ikin si nga qeni i keq i zgjebosur prej teje
 
Prandaj le të cingërrojnë le të gjunjëzohen e lutin le të qajnë e vajtojnë
Nëse qëllimet i kanë të sinqerta e të mira le të presin e pjekin
Vetmia nuk do të jetojë të paktën njëqind vjet
As njëmijë as një miljon as një bilon as një amshim i tërë
 
Do të bezdiset telefoni dhe ai vetvetiu do të fillojë të cingërrojë
Do të lodhet pronari nga (vet)mohimi i madh dhe i rezistueshëm
Dhe ai përfundimisht do ta marrë në dorë telefonin e tij
Që t’i cingërrojë vetes t’a dëgjojë veten dhe t’i lehtësojë mendimet dhe shpirtin!
 
 
 

  Përktheu nga origjinali: Adem Abdullahu

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s