Kalendari poetik: Xhorxh Gordon Bajron (1788-1824)
Si sot, 230 vite më parë, u lind George G. Byron, poet dhe politikan (antar i dhomës së lordëve), ndër më të shquarit e romantiçizmit britanik, krahas John Keats-it e Percy Bysshe Shelley-t. Kryevepra e tij, Çajld Harold-i, ku mjaft vargje u kushtohen me admirim shqiptarëve të asaj kohe, korri një sukses të paparë. Në 233 vjetorin e lindjes së Poetit përzgjodha këtë shqipërim timin:
NUK PO DALIM…
Nuk po dalim ne të dy vonë
Netëve për të shëtitur,
Sado që zemra dashuron
Dhe lart shkëlqen hën’e ndritur.
Kalbet shpata kur nga milli s’del,
Myket shpirti, në gjoks i ndryrë,
Zemra vetë pushon, më nuk rreh
Dhe dashuria s’merr më frymë.
Sado nata për dashuri u bë
Dhe rikthehet dita me dritë,
Shëtitje ne s’po dalim më
Netëve kur hën’ e bukur ndrit.
© shqipëroi Maksim Rakipaj