PIKTUROMË, DUKE MË DASHUR… / Poezi nga Iliriana Sulkuqi

 
PIKTUROMË, DUKE MË DASHUR…
 

SYTË DO T’I PIKTUROJ, KUR TË NJOH SHPIRTIN…”

( 100 vjet pa Modigliani)
100 vjet me gjenialitetin e TIJ, janar 1920- 2020).

MODIGLIANI

 
Duamë,
Jeta ime,
me sytë e një piktori
që në bardh’ e zi-në tënde
ngjyen penelin,
ku kimikisht shpërbëhen të gjitha ngjyrat,
përtej ylberit të qiellit…
 
Duamë,
me sytë prej parajse të tim eti
që rigojnë prej mpakjes sime,
si Zoti
që breshëron për Birin e Tij
dhe ndjejmë mornica në Lutje…
 
Duamë,
me heshtjen tënde
prej pëshpërime
si vala bregut –
diç për të ikurit,
diç për të mbeturit
në pritje…
 
Duamë,
pa orët e Grenuiçit
që ndajnë meridianët
në gjumëra e zgjime…!
 
Duamë,
edhe të harruar
brenda një klinike,
ku shoh pak lëng të distiluar
që rrjedh venave të mia,
ku 15 gjilpëra të bekuara
s’ma gjejnë damarin
sa një fijëzë floku,
e gjithë trupin ma nxijnë
dhe unë duroj,
për të qenë me ty,
Jeta ime!
 
Duamë!
Pa dje,
pa nesër,
pa m’i parë sytë,
pa m’i kujtuar
dhimbjet…
 
Duamë!
Bëmë të jem Ti.
Deri sa të nënshkruaj
testamentin e riardhjes si vetëtimë-
n’ ETER
pikturoma dritën
e syve të mi.
 
Iliriana : nga vëllimi poetik “Ëndrra pa semaforë “, 2018
Brooklyn, NY

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s