Qyteti i Engjejve –  Christa Wolf / Përktheu nga origjinali Aristidh Ristani

 
Qyteti i Engjejve –  Christa Wolf
 
Romani madhor dhe njëherazi vepra e fundit e shkrimtares së njohur gjermane Krista Volf . Libër që autorja i ka kushtuar dhjetë vjet të veprimtarisë së vet letrare, pasqyron jeten e saj lidhur me çaste vendimtare të historisë gjermane.
Në këtë roman përshkruhet qëndrimi nëntëmujor i Krista Volfit në L0s Anxhelos me ftesë të Fondacionit
Getty (Getty Center), në fillim të viteve nëntëdhjetë.
Qëndrimi disa mujor i autores në këtë qytet amerikan perkon me nje krizë të thellë në jetën e saj, atëherë kur, si pasojë e hapjes së dosjeve të sigurimit të shtetit (Shtazi) të ish-Gjermanisë Lindore, u zbulua se shkrimtarja, përveç faktit që ishte survejuar e spiunuar prej tij gjatë më se tridhjetë vjetëve, sepse quhej si zë kritik e shqetësues, më përpara, nga viti 1959 gjer në vitin 1962, pati bashkepunuar me të në mënyrë jozyrtare. Gjatë qëndrimit në Los Anxhelos, autores i mberrijnë njoftime rreth fushatës së bujshme që kishte shpërthyer kunder saj ne shtypin gjerman, fushatë që pak nga pak ajo s’ështe ne gendje më ta shpërfillë. Kësisoj, sikurse vë në dukje kritika, libri shndërrohet ne nje Sprove per të rindërtuar etapat e ngjizjes së një ideje të drejtësisë sociale që ve në qendēr të vet qenien njerëzore, dhe në të njëjtën kohë në njé persiatje te
kthjellët lidhur me kujtesën e me harresën.
 
Çmimi -1500 lekë
 
 

Përktheu nga origjinali Aristidh Ristani

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s