David Grossman
Kalendari poetik: David Grossman 25 janar 1954
Sot, më 25 janar është data e lindjes së shkrimtarit izraelit David Grossman. I ati qe shofer autobuzi, por për arësye shëndetësore e caktuan të punonte në bibliotekë; këtu filloi dhe lidhja e Davidit me letërsinë dhe shkrimet. Ja një poezi e tij:
PLAGË TË NJËJTA . . .
Nuk besoj se je
në gjendje
të më shërosh
nga plagët e brendshme;
ndoshta,
në këtë pjesë
të jetës sime,
s’kam aq nevojë
për mjek
sesa për dikë
që ka plagë
si të miat.
© shqipëroi Maksim Rakipaj