Poezi nga Jalal al-Din Rumi
NJË GOTË DHËMBJE
Më pa Vuajtja tek pija një gotë
dhëmbje mbushur plot, e bërtiti fort:
-“I ëmbël, ë, si tu duk ky ballsami?
Ma nxore bojën, ma prishe pazarin!
Do t’më mbetet gjithë dhëmbja pa shitur”
-tundi kryet Vuajtja e mërzitur.
“Se tani, që të gjithë do ta dinë,
se s’është helm dhëmbja, por bekim”
© shqipëroi Maksim Rakipaj





























Leave a Reply