Poezi nga Festim Liti
NGREHINAT E RRËNUARA
Eh, memorja ime e plagosur, e vrarë,
ulur këmbëkryq mbi ato pak qeliza të trurit,
që ende kanë mbetur gjallë.
Ngrehina të rrënuara,
pa formë e pa ngjyrë,
si fantazma enden,
në trurin tim të mpirë….
Hije të së shkuarës që dikur ishin njerëz,
baresin në rrafshinat e kujtesës,
pa shenja trafiku e semaforë,
Somnanbule të frikshem,
kërkojnë frymen të më marrin,
në bulevardet pa dritë, misterioze,
mbështjellë me pelerinën e zezë te krimit,
përgjojnë molekulën më të fundit
të mendimit…..
Hijet, këto larva të neveriteshme,
pasi më vranë rininë,
e me vodhën pranverën plot dritë,
tentojnë,
egërsisht përsëri,
të më vrasin Lirinë…..
KUSH ISHE TI?-
Nuk ishe një çast që s’ gjat sa vetëtima,
as një natë pasioni të shfrenuar,
bri autostradës, mejhaneve të ndyra,
që të nesërmen,
edhe emrin do ta kisha harruar….
Ti ishe vetë shkrepëtima e përjeteshme,
fryma e erës së pastër që vinte nga mali,
gjaku i dashurisë nga burim trandafili,
i mbirë në kopshtin e jetës sime,
si nje magji, si një delir,
që dimrit tim i veshe të pranverës pelerinë….
Kush ishe Ti?
Ç’ pyetje i djote!
A mundem vallë të jap shpjegime?!
Ndërkaq kanë kaluar shumë vite.
Ti ishe dhe mbete mrekullisht,
Sateliti i zemrës time……