Në prag  të 7 Marsit:

FESTA E MËSUESIT, ME LULE DHE LIBRA…

(Veprimtari e Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë)

Nga: prof. Murat Gecaj

Sekretar i Përgjithshëm  i SHASH

 

 

F 1

Kryetarja e ShASh, Yllka Beçi, duke i përshëdetur pjesëmarrësit (Foto nga: Arjela Çakrri)

 

Mbrëmë, salla e bibliotekës së Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet kishte gjallëri jo të zakonshme. Në mjediset e saj kishin ardhur mësues e pedagogë, drejtues shkollash,  prindër dhe të ftuar të tjerë. Ata do ta festonin sëbashku 7 Marsin, “Ditën e Arsimit Kombëtar Shqiptar”. Në mënyrë simbolike, atyre iu dhruan trëndafila e karafila, me të cilët e uruan përzemërisht njëri-tjetrin.

Në këtë veprimtari, që ishte organizuar nga Shoqata e Arsimtarëve të Shqipërisë, për t’i përshendetur pjesëmarrësit, e para e mori fjalën kryetarja, Yllka Beçi. Ndër të tjera, shkurtimisht, ajo përmendi udhën e përshkuar nga shkolla kombëtare shqipe, që nga 7 Marsi i vitit 1887 dhe deri në ditët e sotme. Po kështu, nënvizoi ndihmesën e dhënë nga kjo Shoqatë, gjatë  afër 19 vjetëve, qëkur u krijua ajo. Përveç veprimtarive të organizuara, vit pas viti, si në Tiranë e në rrethe, ajo është bërë mbështetje e punës së mësuesve dhe drejtuesve të arsimit në jetën mësimore-edukative, në shkolla e jashtë tyre. Ndër të tjera, të frytshme kanë qenë edhe nismat që janë marrë, sidomos ajo për dhurimin e librave për bibliotekat e shkollave. Fillestar i kësaj nisme ishte i ndjeri prof. Shefik Osmani dhe është pasuar nga disa shkrimtarë të tjerë, ndër ta edhe të letërsisë për fëmijë, si Skënder Hasko,  Bardhyl Xhama e Viron Kona, Hektor Veshi, Pajtim Bejtja, Murat Gecaj etj.

Në fjalën e saj, gjithashtu, znj.Yllka u ndal në çështje aktuale të mësimit dhe edukimit në shkollat tona sot, duke nënvizuar  domosdoshmërinë e forcimit të përmbajtjes së saj. Kjo kërkesë bëhet më tëpër e nevojshme në kushtet, kur Shqipëria punon e shpreson që të hyjë, sa më pare, në Bashkësinë Europiane.

 

f 2

Vogëlushja e klasës së parë, Dea Mullahaj idhuron lule mësueses Dava Marku

 

Për këtë festë të gëzuar, në pamundësi ardhjeje, mësues të ndryshëm i kishin dërguar përshëndetjet e tyre. Ndër ato, që dhe u lexua në këtë veprimtari, ishte ajo e mësuesit veteran, poetit e shkrimtarit Përparim Hysi. Në mes tjerash, ai thoshte: “E kam quajtur veten  me fat, se kam dalë nga “Fidanishtja e Arsimit Kombëtar Shqiptar”, pra nga ish-Normalja e Elbasanit. Kam punuar në arsim jo pak, po plot 41 vjet. Kështu, shërbeva: mësues në 8-vjeçare e të mësme;  kryetar komisioni për gjuhë e letërsi shqipe; drejtor shkolle; formator dhe deri inspektor pranë Drejtorisë Arsimore në Fier, për 4-vjet me radhë…”.

Një ndër nismat, që ka ndërmarrë në muajt e fundit, Shoqata e Letërsisë për Fëmijë e të Rinj, është: “Libra, për ditëlindjet e fëmijëve tanë”. Për këtë nismë foli shkrimtari Bardhyl Xhama, i cili nënvizoi që synimi ynë është që nxënësit tanë të afrohen sa më shumë me librin. Prandaj, në këtë drejtim, kërkohen, si puna e kujdesi i  mësuesve, por dhe i tërë prindërve tanë e mbarë shoqërisë shqiptare.

Duke qenë në këtë mjedis festiv, disa autorë librash gjetën rastin të dhurojnë botime të tyre, për pjesëmarrësit në Festën e Mësuesit. Kështu, prof.dr. Hektor Veshi paraqiti e dhuroi librin e tij më të ri, “Përballë gjakmarrjes”, në të cilin trajtohet edhe shqetësimi ynë i përbashkët për kufizimin e shkollimit të mjaft fëmijëve tanë, si shkak i kësaj plage të rëndë shoqërore. Ndërsa  mësuesja veterane, autore e librit të mëparshëm kushtuar “Artistes së Popullit” Vaçe Zala, dhuroi librin e saj  të ri, “Frymëmarrja e një gruaje”, me ese, sica dhe poezi. Në vazhdim, krijuesja e re Ganimete Thaçi ose, e njohur ndryshe, “Çika Hasjane” dhuroi disa kopje të librit të saj, kushtuar atdhetarit të njohur, në luftërat për pavarësi e liri, Ali Ibër Neza.Për krijimtarinë e saj foli edhe shkrimtarja Natasha Dhoska, e cila tha se është e nevojshme që autorët tanë të dhurojnë libra edhe për shtëpitë e femijëve dhe shtëpitë e të moshuarëve.

 

f 3

Ballinat e disa librave të dhuruar…

 

Duke qenë gjithnjë në këtë mjedis festiv dhe ku po flitej për librat, nga kryesia e ShASh u bë thirrje që poetët, shkrimtarët dhe krijuesit e tjerë ta mbështesin nismën e saj, që ata të dhurojnë kopje të botimeve të tyre, për shkollat e zonavë te përmbytura, të cilat u dëmtuan rëndë, në kohët e fundit.

Ishte kënaqësi për pjesëmarrësit në këtë veprimtari, kur vogëlushja e klasës së parë, në shkollën 9-vjeçare të kryeqytetit, Dea Mullahaj e recitoi me pasion poezinë, “Mësueses sime të parë”. Salla shpërtheu në duartrokitje, kur ajo i dhuroi një buqetë më lule të freskëta dhe e përqafoi me shumë dashuri, mësuesen e saj, Dava Marku.

Pastaj, pjesëmarrësit i vazhduan bisedat e tyre dhe bënë fotografi të përbashkëta, në koktejin që ishte shtruar me këtë rast.

Këtë veprimtari festive të ShASh, në prag të 7 Marsit 2015, e mbështetën  Muzeu Historik Kombtar, Albacredits (Ermira Skënderi) dhe Ilia Terpini, “Artist i merituar” e  “Mjeshtër i Madh”.

 

Tiranë, 6 mars 2015

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,627 hits

March 2015
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List