Një libër për moralin, drejtësine e dashurinë në kohë lufte
Intervistë me shkrimtarin Mustafa Ismaili
Intervistoi: Jeta Vojkollari
Romani juaj ”Rruga pa adrese” me sjell ndermend romanin “Vilet e zemerimit” te autorit te famshem amerikan John Steinbeck. Libri flet per nje familje fermeresh te varfer qe u detyruan te braktisin shtepine e tyre ne Oklahoma per shkak te veshtiresive te medha ekonomike te krijuara ne vitet ‘30 (vitet e Depresionit te Madh), e te ndermarrin nje udhetim te gjate e dermues ne kerkim te nje jete dinjitoze.
A mund ta permblidhni romanin tuaj “Rruga pa adresse” në një fjali të vetme?
Para se te pergjigjem me lejoni te falȅnderoj per vleresimin dhe krahasimin e romanit tim me nje emȅr te famshem te letersise amerikane si eshtȅ John Steinbeck!
Permes personazhit Tafa jane pershkruar : Pȅrjetimet, reprezaljet e dhunȅs, lȅvizjet, shpernguljet, burgosjet, keqtrajtimet dhe gjenocidi i eger sȅrbȅ ndaj kosovarȅve nȅ fund te shek.XX dhe ne fillim te shek XXI .
Cfare simbolizon titulli i romanit?
Ajo qe e quaj une objektivitet ku cdo i shperngulur do ta gjeje veten gjatȅ leximit tȅ romanit tim dhe ne fund do ta gjejȅ veten te “Rruga pa Adrese”!
A eshte kjo nje histori e vertete, nje histori e mbeshtetur pjeserisht ne ngjarje re verteta po nje krijim i juaji?
Ketu dua te jem shumȅ i qartȅ. Kjo nuk ȅshtȅ bere dicka aksidentalisht. Armikun qe e kemi nuk eshte fare i matur ne realizimin e projektit qe eshtȅ pregaditur nga elaboratet e tyre te me parshme . Ai nuk e zgjedh mȅnyrȅn dhe veglat e dhunes. Ȅshtȅ munduar te sjell kobe te zi ndaj shqiptareve. Kur them shqiptareve nuk i dalloj trevat dhe trojet nga vijmȅ Ne. Millosheviqi e realizoi njȅ gjȅ te tille duke bere gjenocid para syve te botes ne popullaten e pafajshme dhe te pambrojtur. Ne nje periudhe shumȅ te shkurter vrau mbi 12.000 shqiptare, ne mesin e tyre femije, gra, pleq, dhunoi femrȅn shqiptare para prindit, para femijes dhe familjareve tjerȅ, nje te katren e ktyre viktimave i zhduki duke i humbur gjurmet neper krematuriume dhe varreza masive dhe shume prej tyre i gjuajti ne lumenj apo liqejȅ dhe akoma sot e kesaj dite jane te pagjeturȅ! Dogji shtepitȅ dhe institucionet shqiptare dhe mbylli te gjitha institucionet arsimore e shendetsore largoi nga puna te gjithe inelektualet duke dȅbuar njȅ popull tȅ tȅrȅ nga trojet e tyre etnike per tu mos kethyer me kurre!? Kȅtu do ta gjeje veten ҫdo shqiptare nga Kosova dhe Lugina. Pra kjo eshte nje histori mese e vertete dhe e perjetuar edhe nga unȅ.
Cfare eshte lufta? Si do ta perkufizonit luften bazuar ne ate qe keni perjetuar?
Lufta eshte nje politike e shprehur qe zbatohet me mjetet e dhunes. Kjo qe ndodhi ne Kosove nuk eshtȅ luftȅ por eshtȅ njȅ masakȅr e paparȅ dhe njȅ gjenocid i ushtruar ndaj populatȅs tȅ nje kombi te pa mbrojtur i cili vazhdimisht e ngriti zȅrin- por kundȅr kujt ? Kujt ti ankohej kur vet shteti i tij e keqtrajtoi, e vrau e dȅboi dhe e maskroi dhe sot e kȅsaj dite nuk i dihet varri mese kater mijȅ kosovarȅve!. Kjo nuk eshtȅ nje retorike por njȅ realitet. Kjo lufte ishte njȅ epidemi vrastare e nje force te verbȅr vrastare ku erresira e krimit nuk njef kufi njerzorȅ.
Mustafa Ismaili
Cila ka qene metoda juaj per mbledhjen e materialit dhe shkrimin e ketij romani ? A patet ju mundesi te mbanit shenime gjate kohes se luftes, apo i rregjistruat ngjarjet ne mendje?
Historia e derdhur ne romani tim ‘RRUGA PA ADRESȄ’ eshte perfshire ne ate qȅ jam perballur dhe nga goja e personazhave qȅ flasin nȅ roman. Plaku Xha Riza mȅ dha subjetin ta realizoj kur degjoja si femije rrefimet e tia te femijerise te shpȅrnguljes me dhunȅ nga Masurica e Toplices qȅ me vone duke u perballur me realitetin e perbuzur u nxita te shkruaj ketȅ roman. Gjate luftes nuk kam mbajtur shenime por i kisha te fiksuara nȅ mendje dhe me percillnin ato nȅ shpirtin tim dhe ndjenjat e mia qe askush nuk mund tȅ mȅ pengonte ta them ate qȅ e ndjeva dhe e perjetova me familjen time sepse ajo qe e ndjenja ishte e imja dhe askush nuk mund tȅ ma merrte!
Ne nje kohe kur lufta le pasoja te renda fizike e psikologjike tek njeriu, ne shohim qe personazhi kryesor i romanit shfaq vlera te medha njerezore si morali, drejtesia, ndihma per te dobtin, dashuria e pergjegjesia per familjen etj. Sa te rendesishme jane keto vlera sidomos ne kohe lufte?
Mendoj se po tȅ benim aqȅ sa kemi mundȅsi pȅr te tjeret mjafton. Ne si qenje njerzore jemi te obliguar tȅ ndihmojme ata qȅ kanȅ nevojȅ pȅr ndihmen tonȅ. Pasojat e luftes nȅ Kosove janȅ tȅ trishta dhe me vrragȅ qȅ akoma rrjedhin gjak. Lufta nȅ Kosovȅ kishte filluar me ardhjen ne pushtet tȅ Millosheviqit. Armȅn mȅ tȅ fuqishme qe e perdori ishte mbyllja e shkollave shqipe dhe largimin e inelektualve nga te gjitha instuticionet administrative publike. Kȅta ishin hapat e parȅ tȅ luftȅs psiqike nȅ Kosovȅ. Rinia studentore ishte e detyruar te nderpriste shkollimin dhe te largohej nga vendi, ushtaret shqiptare ktheheshin ne arkivole dhe me njȅ diagnosȅ te kurdisur nga ushtria serbosllave: “Beri vetȅvrasje”!Varferia morri dhenȅ dhe barku i uriture ndrroi mendjen, e vetmja armȅ qe kishin shqiptaret nȅ dorȅ ishin protestat dhe ato shtypeshin pa mȅshirȅ nga pushteti okupues. Solidariteti ishte tani obligativ e jo lemoshȅ per te ndihmuar ata qȅ kishin nevojȅ me shumȅ, U morȅn aksione per pajtimin e gjaqeve. Shtepitȅ private u kthyen ne shkolla dhe mesimdhȅnȅsit e benin punȅn e tyre heroike edhe pse nȅ kushte tȅ papershtatshme duke i dhenȅ jetȅ e vazhdimesi edukimit te rinisȅ shqiptare. Merreni me mend sa jane traumat e nȅnave qȅ i humben mȅ tȅ shrenjtit bijtȅ dhe bijat e tyre , ato vajza, nuse, gra qe u dhunuan pa meshirȅ dhe jetojne akoma me pasoja qe i ndjejne sot e kesaj dite traumat dhe pasojat psikologjike qe percjellin dhe i bartin me vete sot e kesaj dite! Me kȅto ndjenja ato do te ikin nga kjo botȅ pa u rrefye para drejtesise! Kjo kategori e njerzeve e ndjen veten te vdekura pȅr sȅ gjalli! Kjo mȅ emocion dhe ndiej dhimbje te vazhdueshme dhe shpesh derdhi lotȅ!
Ku banoni?
Ne Toronto, Kanada.
A ju merr malli per vendin tuaj?
Si jo ! E them te drejten vuaj dhe kam nostalgji per vendin tim. Shtepine e leshova me dhunȅ me 24 mars 1999 duke e lȅnȅ ne flakȅ ,une me gruanȅ dhe katȅr femjet e vegjȅl ia dolȅm tȅ shpȅtojmȅ te gjallȅ fizikisht nga granatimi dhe mitralimi i paramilitareve serbȅ. Nga pasojat e djegjes se shtepise lajmi mori dhene se ne jemt te vrare te gjithe- keshtu kishte lajmȅruar D.Welle. E keqja me e vogel eshte pasi jam ketu dhe jam ne gjendje te ndihmoj edhe atje materialisht. Dy muajȅ pasi erdha ne Kanada u ktheva ne Kosovȅ. Edhe pse fillova tȅ punoj nȅ vendin tim te punȅs mȅsimdhȅnȅs nȅ shkollȅn fillore “Selman Riza “ne Fushȅ Kosovȅ por prap nuk e pȅrballova dot pasi shtȅpia ishte berȅ gȅrmadhȅ dhe e djegur plotesisht nga kriminelet serbȅ . Pas katȅr muajsh u ktheva ne Kanada dhe e fillova jeten nga e para. Humba karieren time prej mȅsimedhȅnȅsi duke u shterrurȅ dhe e fillova jeten nga “zero” ҫdo vjet tani e vizitoj vendlindjen dhe tȅ gjitha trojet shqiptare! E them me nostalgji se kudo qe jam mȅ pȅrcjedhin ato vargjet e famshme te poetit tone te mergimit te madhit Andon Zako Cajupit: Dhe nȅ vuaj le te vuaj te mos vdes ne vend te huaj…..”
A mund te na thoni dy fjale per Kanadane?
Per Kanadan mund te them me shume se dy fjale! Ne fillim e kam menduar ndryshe Kanadane duke e krahasuar me vendet tjera qe kam jetuar dhe bredhur si Zvicera, Franca, Gjermania, Austria e tjera vende demokratike. Mendoj se Kanadaja ȅshtȅ vendi me demokratik ne botȅ me nje popullesi multietnike me mbi 160 komunitete kombȅtare ku jeton nje bote e tere dhe te gjithe te barabarte para ligjit. Kanadaja na ka trajtuar shume mire dhe na ka destinuar e na e dha mundesinȅ te integrohemi ne kete sistem me demokratik ne bote! Te gjitha ato trauma qe i sollem me veta na i nxorren sikur ushujzat qȅ thithin gjakun nga venet e demtuara. Konsultimet ishin te vazhdueshme me experte, sociologe, psikologe, mjeke, ndjekje te mesimit themelor te gjuhes angleze dhe dale nga dale na ngritȅn nȅ kȅmbȅ te shendosha- Pra jam krenar qe jam me nenshtetesi kanadese!
Mesova qe sapo doli nga shtypi libri juaj i dyte. Si titullohet?
Ky eshte libri im i tretȅ! Po ashtu roman dhe titullohet “ SHTIGJEVE TȄ NATȄS”.
A mund ta permblidhni romanin e ri ne nje fjali te vetme?
Ne kete roman shkrova nje kaptinȅ sociale nga e shkuara qe nuk mund te fshihet por e ardhmja akoma do te shkruhet!
Ku mund ti gjejne lexuesit romanet tuaja?
Romanet e mia nuk jane hedhur akoma ne rrjetin e shperndarjes pasi une jam paksa larg kontaktit te shperndarjes se librit.Ca kopje te romanit RRUGA PA ADRESE mund ti gjeni ne librarine e Instutit tȅ Albanologjise ne Prishtnȅ.
Zakonisht kam shperndare libra gjate promovimeve ketu ne Toronto vitin e kaluar, dhe ne Prishtinȅ e kisha nje promovim me perkrahjen e ministries se Diaspores ne seksionin e cultures, dhe ne vendlindjen time ne Luginen e Presheves ku kishte pjesmarrje masive dhe i shperndava mbi 200 libra. Bibliotekes se qytetit te Presheves ia dhurova 10 kopje dhe u shperbleva me nje mirenjohje nga drejtoria e kesaj biblioteke. Sivjet gjate muajit korrik e gusht do te beje edhe nje promovim per romani tim SHTIGJEVE TE NATES ne Bujanoc e Fushe Kosove. Por te ineresuarit mund te porosisin librat e mia ne emailin tim mustafasamolica@hotmail.com apo ne numrin tim personal te telit; 416 877 21 73.
Ju faleminderit per kohen dhe intervisten.