11046957_10204948634548297_1516152786713123741_n

 

Shtëpia Botuese “ADA” publikon Vëllimin Poetik “Ditari i gushtit ” të autores Zhuljeta Grabocka Çina .

 

Titulli i librit: Ditari i gushtit
Autor: Zhuljeta Grabocka Çina

Redaktor: Angjelina Xharra
Muazez Kanushi

Botimi i parë, 2015
Tirazhi: 300 kopje

Formati: 13.5 X 20.5
ISBN: 978-9928-19343-57-5

Të gjitha të drejtat të autores

Botimet ADA
Shtëpia Botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, mars 2015

 

Vargjet lindin kur kujtimet jetojnë!

 

Parathënia e librit nga Arjan Th. Kallço
Korçë, 10 nëntor 2014

Hapat që hedhim në çdo çast, lënë pas një jehonë…Jehonën do të donim të rikthehej vazhdimisht tek ne në emër të së mirës e njerëzores…Në rrugën e gjithsecilit ka çaste që nuk harrohen kurrë… Jehona e mikes sonë Zhuljeta, tingëlloi në vargje… Është ajo zile e magjishme e ndjenjës, që të shndrron si papritur në thurrës vargjesh, edhe pse nuk e kishe menduar aspak këtë shteg të ri në jetë…
Autorja rreket ta kuptojë filozofinë e pikënisjes së rrugës së vargjeve të saj dhe e pyet veten : “ Si nuk lindën më parë?”
Por pa e ditur që t’i japë një shpjegim kësaj ndodhie, sepse është një ëndërr e gjatë, që nanuriste në shpirt, dhe që një ditë u zgjua për të dalë jashtë me një tingull të fortë poetik.
Nuk e di pse lindin vargjet e mia / si një shteg i blertë në pyllin e dendur për të ardhur tek ju / si një dritë e hollë mes fëshfërimës së gjetheve në ditët e mia / të trokas lehtas e vend të bëj sa do pak.

Vargjet herë mishërohen në prologë, që profetizojnë kujtime të ruajtura me kujdes në memorien e saj, herë në epilogë që duket sikur u japin fund kujtimeve, që në fakt janë vetëm fillimi i një fundi të pashkruar. Fund kemi gjithmonë atëherë kur pas pikës nuk ka më jehonë. Asgjë nuk lind nga hiçi edhe vargjet e kërkojnë tharmin e vet, çdo produkt e ka një zanafillë, qoftë edhe të papërfillshme, por e ka një të tillë. Ngjizja më pas është vetëm çështje kohe. Guxim. Trampolinë. Pritje. E ne miqve të saj na u desh të prisnim vite, që të merrnim në dorë këtë libër ditar të Zhulit, që si një apel ritual i ditëve tona të punës, na fton ta gjejmë emrin tonë të fshehur, siç thotë Dritëroi i madh…në ndonjë varg apo ndonjë shkronjë…
“…Ditarin fletë – fletë çdo ditë e kam bërë”…thotë autorja. Të jemi të sigurt se jemi të gjithë aty, pa përjashtim në apelet e panumërt të jetës, por duhet pak kohë që apelet t’i thithim dhe më pas jehonave të miqve, jehona t’u bashkojmë. Ditari ka data, vite, shënime, detyra. Askush nuk e di se si lindi jehona e parë tek Zhuli, as nuk do ta mësonim ndonjëherë, nëse ditari i saj s’do të përcillej ditëve dhe netëve në shpirtin e saj, që përmes kujtimeve mori formën e një pëllumbi të bardhë që fluturoi. U ul mbi supet tona, një nga një tek secili, recitoi vargjet e kujtimit, e lëshoi pjalmin pllenues dhe i lidhi frutat e kujtimeve, që në këtë ditë u bashkuan në një të vetme. Harresa do të kishte bujtur plot naze, por është vetëm një dëshirë e mbetur pezull, për fatin tonë.
Do të desha një ditë / të isha e harruar nga të gjithë…
Engjëlli ynë mbrojtës filloi vallëzimin e tij të gjatë, që ndoshta nuk do të ndalet kurrë, sepse të gjata janë vitet, të shumta kujtimet, të shumtë miqtë me të cilët ka ndarë momente të çmuara jete. Vallja e vargjeve vjen tek ne, me shkathtësi të çuditshme e plot delikatesë, femërore, dashurore e prindërore…Poezia e saj eshtë shqipërore, si vargjet më të bukura popullore, ka mushtin e serenatave të bukura korçare, është muza e vërtetë për çdo gëzim apo dhimbje…
Si mësuese e mrekullueshme Zhuli la gjurmë aq të veçanta te brezat e nxënësve që edukoi me aq pasion e përkushtim…Po vetë nxënësit, sa të befasuar do të ndihen nga vargjet, që lindën dikur pranë trokitjeve të gishtave të tyre e të saj, mbi dërrasën e zezë…
Dy gjëra mbahen mend në punën tonë si mësues : dita e parë kur nxënësi hyn në klasë, ditë tepër optimiste dhe e ëmbël dhe dita e fundit kur del prej saj, e dhimbshme, për të mos hyrë më kurrë. Memoria tashmë ngrihet në katror dhe johonat po ashtu.
Të tjera janë jehonat e klasave mes nxënësve, sepse në to ka gjithmonë shpirt rinor, të etur për hapësira dhe shtigje dhe që në breza mbetet gjithmonë rinor. Mes tyre mbetemi vetëm të rinj në shpirt dhe në moshë. Privilegj që pak e kanë. Jehona troket edhe në mendjet e tyre, në hapat e rëndë, apo të lehtë në klasë, kur Zhuli komunikonte me ta, shpirtin e letërsisë, të poetëve dhe shkrimtarëve që endet sërish në to, jo më si fantazma e frikshme që shfaqen errësirave, por plot dritë. Mësuese Zhuli për ta ishte ndërlidhësja mes shpirtrave dhe jehonave të lashtësisë dhe kohëve moderne, e palodhur dhe gjithmonë e qeshur tek shëtiste rreshtave të bankove, gjithmonë në këmbë, gjithmonë pa përtim. Lodhja në këtë spektakël ndërveprimesh nuk ka kuptim. Lodhja tash mban emrin vargje, mban emrin kujtim.
E kisha një klasë Ajo nuk ishte si të tjerat…
Më vjen edhe sot një nga një t’i thërras:
Edoja, Albana, Ornela, Rafaela
kur derën e klasës të hap…
Mirë se erdhe Mësuese Zhuli, tashmë me tingullin tënd original si poete…

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,631 hits

March 2015
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List