11046655_10204948647828629_1805286387805673276_n

Shtëpia Botuese “ADA” publikon Vëllimin Poetik “ Shenja shpirti” të autores  Selvi Beçaj

Titulli: Shenja shpirti
Autor: Selvi Beçaj

Redaktor: Demir Gjergji

Pergatiti për botim: Roland Lushi

Botim i parë, 2015
Tirazhi: 500 kopje
ISBN: 978-9928-193-58-2
© Të gjitha të drejtat janë të autorit

Shtëpia Botuese “ADA”
Rruga: Nasi Pavllo Nr.20
E-mail: rlushi@yahoo.it
Cel: +3554 68 221 9016
Tiranë, mars 2015

HARMONI…

 
demir
Parathënia e librit nga  redaktori Demir Gjergji

Njeriu është si moti, vrenjtet si vjeshta, acarohet si acari i tij, qesh siç kthjellet qielli i tij, psherëtin siç fëshfërin era e tij, zemërohet si gjëmimet e tij. Dhe nëse këtë përqasje do ta kërkonim më të saktë, do ta gjenim te njeriu artist, te njeriu poet. Brenda botës së poezisë, janë të gjitha orët e ditës, të gjitha ditët e muajit, të gjithë muajt e stinëve, të gjitha stinë e vitit, të gjithë vitet, shekujt, kohët me trazimet, triumfet, me tragjeditë, komeditë, festat dhe mortet.
Me një bindje dhe qëllim të tillë shkruan poetesha Selvi Beçaj. Ndaj edhe poezia e saj ka një frekuencë të drejtpërdrejtë, që niset nga amplituda e gjerë e motiveve të saj. Që në leximin e parë të krijimeve të kësaj poeteshe, njeh njeriun me shpirt e botë të madhe, me shqetësime dhe dëshira të mirëfillta humane. Përveç veçanësisë së stilit të saj, përkujdesjes për formën drejt tingëllimit sa më muzikor të vargut, gjetjeve të befta e të pahasura më parë, synimit për të krijuar emocione përmes mendimit filozofik dhe figuracionit të qartë e mjaft interesant, përveç këmbënguljes për të komunikuar sa më natyrshëm dhe përzemërsisht me lexuesin, në krijimet e Selvit ndjehet fryma e vërtetë njerëzore. Poetesha dhe vajza, poetsha dhe gruaja, poetesha dhe nëna e, mbi të gjitha, poetesha dhe misionarja për ta bërë botën dhe njerëzimin më të qytetëruar, më të arsyeshëm e, sidomos, më të ndjeshëm, janë një qenie e një qëllim i vetëm e i pashkëputur. Ashtu siç shkruan plot ndjenjë dhe emocion për dashurinë ndaj familjes: nënës, fëmijëve, bashkëshortit, po me aq forcë e bindje ajo u drejtohet motiveve të gjithkahshme të botës e njeriut. Kështu te Selvi-poeteshë, brenda gruas dhe nënës, shfaqet guxishëm dhe natyrshëm veprimtarja e patërhequr shoqërore.

A do mundem ndonjëherë,
Të të shpërblej gjithë mirësinë që ju dhe ditëve të mia?!
A do mundem ndonjëherë,
Të jem e denjë për dashurinë tënde?!

I drejtohet nënës autorja

Me dashuri do ju mbuloj gjithë jetën,
Bijtë e mi!
Me gjakun dhe indet e mia,
Do ju mbroj nga çdo padrejtësi!

U këndon ajo fëmijëve të saj.

Miku im i dashurisë,
Ty të kam unë gjithësi.

I drejtohet shokut të jetës e të zemrës.
Dhe më tej, poezia e saj merr përmasa e qiellit mbi botë dhe tingëllon si kambanë për të gjithë:

Unë sërish të them mirëmëngjesi, botë!
Edhe pse ti më thua që e ke të kotë.
Për sa kohë kam një Perëndi mbi kokë,
Çdo ditë optimiste do të të them:
Mirëmëngjesi, moj Teatër-Botë!

Midis kësaj trajektoreje të motiveve, libri i saj i dytë merr përmasa mëtuese drejt një kënge që të çon te shpresa:

Mirësia dhe fisnikëria janë të pamatshme tek ti!
Ndriçon si një fanar ditët e mia,
Kërkoj një gjithësi,
Dhe gjej një Shpresë plot dashuri…

Në poezi të tilla intimja dhe bota janë shkrirë në një. Shpresa në rastin e poezisë së cituar (dhe jo vetëm këtu) është edhe njeriu i shpirtit të autores, është edhe ndjenja që na udhëheq në përpjekjet e luftërat për të shkuar tek e mira, tek fisnikëria, tek hyjnizimi deri te Zoti dhe shpirti i NJERIUT.
Çdo varg në poezinë e Selvit është mëtim për të shkuar tek madhështia e të qenit njeri, tek harmonia, tek paqja, tek përsosmëria.
Kështu, mund të themi, se krijimtaria poetike e Selvit ashtu, si çdo gjë tjetër e saj, janë shenja shpirti.

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,630 hits

March 2015
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List