V I K T O R I (Citje hesapesh ) / Novelë nga Petraq Janku

V I K T O R I

(Citje hesapesh )

 

 

Petraq

Novelë nga Petraq Janku

 

Mendime nga Leonidha Dhrami

(pjesa e parë)

-Kalaja me themele guri rron me shekuj me epoka !

Kalaja me letër e fjalë , ështe e pavdekshme .

 

10373711_10205509140184352_5277958007719196805_n

 

1– FIRMA E KOHES

Kur e shohim dhe e kuptojme shëmtinë e bashkëkohsisë
Në çdo formë që të shfaqet : si korrupsion shteteror , mjeksor
a si zvetnim moral i shqiptarit dhe familjes shqiptare , dhe pranojme që korupsioni është epidemia e sotme kanceroze mbarë shqiptare , ahere , krijuesit e artit duhet të vihen në pozicionin e mjekut që ta mjekojë shtetin , mjeksinë ,shqiptarin dhe familjen shqiptare për ta shëruar vëndin nga patologjia sociale e kohës .
Përkunder , Shqipëria do të tjetersohet së prapthi : pushtetari do të shkelë demokracinë , mjeku do të shkelë betimin e Hipokratit dhe shqiptari do të shkelë mbi veten e tij . Mentaliteti qytetar normativ , do të përmbyset në të përkundërtën ku e shëmtuara do të merret për e bukur dhe e bukura , per e shemtuar, e mira do të merret per e keqe dhe e keqja , për e mirë ,krimi do merret për zotësi ,korupsioni do merret për mënçuri , degjenerimi dhe anarshia,do merren per liri .
Njeriu veten do humbasë e do kthehet në egersirë .

Nje destinim të tillë qytetar e patriotik ka vepra e shkrimtarit Petraq Pali, si njësi dhe ky roman në veçanti .
_Koha ka firmuar tre parime që vendosin per existencën e çdo vepre letrare :

1- Artistik ,
2-Patriotik
3 – Demokratik

2– Kur analiza letraro-artistike , s’godet ne shenje

* * *

Në një analizë letraro-artistike (që analizë
i thënçin ) ,flitesh më tepër për personalitetin e autorit se për veprën e tij, kur autori flet vetë për veten edhe pa veprën e tij e pa kritikun,si edhe vepra flet vetë për vetë pa autorin e pa kritikun .
Megjithate kritiku hyn si kumbar mes autotit dhe veprës dhe sqaron kush është autori,nga ështe,pse është e pse s’është, pse e shkroi,ku e shkroi,kur e shkroi dhe aspak ose fare pak tregon si ështe krijuar e realizuar artistikisht vepra .
Kësisoj,analiza nuk përqëndrohet në
zbulimin e veçorive letraro-artistike të veprës në stilin,formën artistike,strukturën kompozicionale a gjuhësore të shprehjes artistike,të cilat e cilësojnë atë si lloj te artit. Ne vënd të saj merren me veçoritë jashtëletrare,që s’janë përberës të artit,si problemet sociale,kombetare,shoqërore, morale,etike që përbëjnë objekte të historisë sociologjisë,veprimtarise praktike,filozofisë a ideologjise .
Ky ështe një bakter i trashëguar nga kritika e infektuar me bakterin e politikzimit .

-3– Struktura kompozicionare e romanit

Forma kompozicionare shënon një gjetje te qëlluar artistike:nga forma e veterrëfimit emocional,tjeterzohet në formë të kallëzimit artistik.
Vetërrefimi paraqitet si teknikë artistike e shfaqjes së dramës shpirtërore të protagonistit Viktor Duka,që përkon në çdo hallke të tij me brendinë e dramës.
Ai i rrëfen autorit shpirtërisht e sinqerisht pesimin dhe pasojat shkaterruese te tradhetisë së të shoqes,Zhanit.
Veterrëfimi i tij krijon kështu tiparin estetik të së bukurës,shfaqur në harmoninë artistike formë,përmbajtje.
Për t’i dhënë freski kompozicionit të romanit,që ngjarjet në vijueshmërinë e vet të mos bien në njëtrajtshmëri monotone,autori e kthen formën e vetërrefimit,në kallëzim artistik.
Ndërsa protagonisti i rrëfen autorit ç’ka hequr e pësuar,autori i kallëzon lexuesit, c’ka dëgjuar e besuar,pasi ai s’ështe as pjesëmarrës,as i pranishëm në ngjarje .
Kështu sajohet përsëri tipari estetik harmonisë dhe përpjesetimit si përbërës të së bukurës në formën artistike të romanit.
Autori fut ne lojën e kallezimit artistik edhe personazhet,të cilët të shpeshtat e herëve,i gërshetojnë të dy format, vetërrëfimin me kallëzimin.
Dhe subjekti i veprës tjetersohet jo vetëm nga ngjarjet dhe personazhet ,
por edhe nga forma artistike e kallezimit të tyre.
Agroni,Viktori,Zhani,Tanja,Deseida, sidomos,e gjëjnë si formën më të besueshme,më të pëlqyeshme e më të zbatuar të tyre.
Kallëzimtari i mirë,autori i veprës,e tërheq fillin e lojës së kallëzimit drejt pikut të tendosjes së kërshërisë dhe aty e le,si golashënuesi i mirë që e çon topin në pozicion goli para portës dhe aty bllokohet, e nga spektatoret shperthen nje pasthirrmë jehone -ooouuu !
Duke pritur pa durim,kur do lindë ai, goli i fitores ?!
Kompozicioni i materjes së veprës konceptohet ne trajtën e linjës se ujit që hyn në ngastër.
Ngjarja fillon njëlinjese , pra vjen e linjëzohet si uji kur përhapet nëpër vijëza sa pushton gjithë siperfaqen e ngastrës .
Kesisoj , krijohen nenlinja qe ushqehen nga kryesorja .
Linja e familjes dyzohet në linjën e dramës së drogës dhe të dashurisë,të cilat vijnë e degezohen përsëri duke sajuar rrjetin artistik të linjëzimit kompozicional sipas kriterit tematik. Linjëzimi i subjektit të veprës narative i ngjan një udhe,e cila të lodh jo vetëm me gjatesinë e saj,por edhe me njëtrajtshmeërinë mërzitese të udhëtimit . Ahere mjeshteria artistike e autorit , zbulon nje arkitekture të re kompozicionare.
E tranziton lënden nëpër kapituj të emëruar sipas personazheve,ngjarjeve vëndeve a kohës kur ato zhvillohen,në trajtë mozaikalë,të cilat harmonizohen natyrshëm mes tyre dhe linjave të tjera subjektore .
Ky tranzit i strukturës se subjektit i jep freski,çlodhje,kënaqesi dhe energji estetike veprës,ç’ka i ngre efektin ideo-emocional.
Brendia dramatike e romanit karakterizohet nga vete ngjarjet dramatike, nga personazhet dramatike dhe veprimet energjike estetikisht të shëmtuara,të liga si: kurthi,komploti , vrasjet, mashtrimet,misteret,enigmat befasitë,që krijojnë ndjenja dhe emocione negative frike,pasigurie, stresi brenge,makthi depresioni,tmerri, etj… !

Dramatika e romanit nuk eshtë dramë e zhvilluar,po dramë e kallëzuar,e cila harmonizon me llojin e prozës së gjatë narative .
Me kete zgjedhje kompozicionare autori u mëshon stilistikisht ideve dhe mendimeve te veta në menyre të dyfishte : nëpërmjet mësimit nga pësimi dhe veprimi dramatik dhe nepërmjet mësimit nga kallezimi artistik
Ne ketë dyfishtësi të përvetësimit ideor,e bukura merr me shumë shtrirje nëpër hapesirën e romanit.
Vlerat artistike ia ka shtuar njëherazi edhe perpunimi artistik i dramatikës nëpërmjet:
1-Teknikës artistike te ngritjes së intensitetit dramatik të ngjarjeve, personazheve dhe situatave.
2- Ruajtjes se fshehtësisë,misterit , enigmes dhe kërshërisë .
3- Shpeshimit të befasisë,së të papriturës,kthesave rastësisë, aventurës tragjedisë,sublimeës,pësimit, frikësimit, dështimit,harmonizimit të rastësive me domosdoshmëritë të së pritshmës me të papriturën,të njohurës me te panjohurën,të zakonshmes me të jashtëzakonshmen,të së jashtezakonshmes me aventuren,etj … !
4- Intensifikimit të problematicës dhe mpleksjes e implikimit të tyre
5- Zbulimit të lëkundjeve te personazheve nëpër vendimmarrjet
6- Rrjedha e shpejte e aksionit dramatik , pa i rënduar ngjarjet me ngjarje e aksionet me aksione ( shto miell e shto ujë ) që t’i japë romanit tipin e veprës pa fund. Mendimi humanitar i autorit mpreh vemëndjen e lexuesit per vetëruajtje dhe siguri nga vdeksit mafjoze, të mbrojtur nga pushteti ose të veshur me pushtet,të cilët përdorin armën e bardhë kundër njerezve të pambrojtur për të shtuar fitimet personale maksimalisht .
Prirja zoteruese e autorit per ruajtjen e raportit mes logjikës dhe alogjikës pjesës dhe së tërës,kallezimit dhe veprimit, ndjenjës dhe mendimit, i japin romanit besim,vërtetësi e bindje per lexuesin . Heronjtë e krimit, autori i ka parë ne prizmin e së ultës,si gjahtarë te zinj,mafjozët e drogës dhe zagarë të bardhë shpërndaresit e rrugave ne gjuetinë e tyre antinjerëzore !

Vijon………….

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s