Letër mirënjohjeje:

DISA RADHË PËR MIKUN E SHKRIMEVE, PËRPARIM HYSI…

 

Nga: Murat Gecaj

 

 

m 1

Nga e majta: P.Hysi e M.Gecaj (Tiranë, 2010)

 

 

I dashur koleg dhe mik i mirë i letrave, Papi!

Qëkur e lexova shkrimin tënd me titullin, “Babushi, që e ka “zhvendosur” moshën”(“Me shpirt atdhedashurie” të Murat Gecajt), kanë kaluar vetëm pak ditë. Megjithatë, përmes tij, ti më fute në mendime ose, më fal ta them, më vure në “siklet”, se si do të përgjigjesha, me një “monedhë” të përafërt. Megjithatë, vendosa që të shkruaj…

E di, që ti nuk befasohesh as nuk më qorton, që po ta dërgoj këtë letër publikisht. E them këtë gjë, se në praktikën tënde e ke zbatuar më parë ,që të shkruash letër letrare dhe pastaj, po vetë, i je përgjigjur asaj! (ha,ha) E kam fjalën këtu për një letër, që ke shkruar e publikuar për “të dashurën e parë”. Dhe, menjëherë pas saj, ti ke publikuar “përgjigjen”, që ajo të paska dërguar. Ndoshta, ndonjë lexues e ka hëngër atë “kokërr ulliri”, pra të ka besuar, që vërtet ashtu ka qenë. Ndërsa unë vetëm kam buzëqeshur me vete, për atë “truk letrar” tëndin, që sigurisht është praktikë e njohur në krijimtarinë letrare.

Me fal, Papi (po të drejtohem dhe unë kështu, me këtë shkurtim emri ose “nofkë”, ashtu si ti më ke quajtur, në shkrimin tënd, “Babush”), se kështu u largova paksa nga filli i mendimeve të kësaj letre. E kisha fjalën që mos të më keqkuptojnë lexuesit, se unë po ta shkruaj një letër të tillë, pra që po e “lavdërojmë” ose po e “mburrim” njëri-tjetrin, publikisht. Megjithatë, ne i pranojmë edhe qortimet ose krtitikat dashamirëse të ndonjë kolegu a miku, si p.sh. të Fiqri Shahinllarit, i cili më “qëllon me shigjeta”, duke përfituar se jeton në Virxhina, pra diku afër Vashingtonit! Por, nuk dua t’ia di për ato, që ai ka thënë, kur  e ka lexuar shkrimin tënd, se gjoja duhej të thoje aty që, bashkëshortja ime, Katrina ankohet se unë “bredh pas femrave”(ha,ha)?! E vërteta kështu është, por jo me atë kuptimin dashakeq të Fiqos… Ja, po “zbërthehem” këtu edhe para teje. E di që ai  e ka fjalën për mjaft shkrime, të cilët i kam publikuar, në 2-3 vjetët e fundit, për shumë kolege e mike krijuese, të cilat jetojnë, si në trojet shqiptare, por dhe në Diasporë, bile dhe në Amerikën “e Fiqos”. Nuk është “sekret” ta tregoj këtu, se numri i tyre është plot 88. Pra, kam përgatitur dhe një antologji me shkrimet kushtuar atyre. Por ende nuk e kam gjetur mundësinë e botimit, për arsye fananciare. Bile edhe ti, Papi, e përmendje diku në shkrimin tënd, se përveç librave të publikuar deri tani, unë kam dhe të tjerë, që nuk arrij t’i botoj dot, për këtë arsye.

 

m 2

Ballinat e disa nga librat e autorit Përparim Hysi…

 

E shoh që përsëri e “ngatërrova” paksa fillin e mendimeve dhe për këtë gjë u bë shkaktar Fiqua, me ato “të pavërtetat” e tij…Pra, po vazhdoj më tej…Sigurisht, shumë lexues nuk e dinë se kur e si jemi njohur bashkë, Papi. Disa vjet më parë, edhe ti jetoje me familjen në Amerikë. Duke lexuar poezitë tua të mallit për vendlindjen tënde, Fier dhe tërë  Shqipërinë, ato i pëlqeja si krijime letrare mjaft të frymëzuara dhe mallëngjyese. Bile, i lexonim bashkë me Katrinën. Shkaku kryesor ishte  se, që nga 6 marsi 1991, edhe ne i kemi dy djemtë, pra Arianin e Altinin, emigrantë në Itali. Po, ky i dyti, nga ata vjet, 10 i kaloi në Francë. Kështu, duke u mallëngjyer nga këto poezi, ajo më drejtohej: “Pse nuk i shkruan atij mikut tënd, Përparimit, që le të kthehet në Shqipëri dhe të mos e vuaj aq keq emigracionin?!” Si të na kishe dëgjuar këtë mendim tonin dashamirës, ti Papi erdhe përsëri këtu e pikrisht në Tiranë. Kështu, tani rasti ishte i mirë që të njiheshim nga afër dhe t’i forconim lidhjet tona. Në shoqërinë e miqësinë dhe të disa vetave krijues, si të ndjerit Skënder Hasko dhe të Viron Konës, Bardhyl Xhamës, Sejdo Harkës e të tjerëve, tanimë, u bëmë një ”kompani”, siç e quajmë ne, ku dhe ti u pranove “kandidat”.

Kujtoj këtu një ngjarje të shënuar të jetës sime, pesë vjet më parë, kur në 70-vjetorin e lindjes, përurova librin jetëshkrimor, “Ëndrrat ‘e grisura’ të jetës sime”. Duke marrë shkak nga ajo ceremoni modeste, ti shkrove një poezi vlerësuese e dashamirëse për mua dhe ma nise nga Florida e Amerikës. Atë e kam të ruajtur në “Arkivin” e kompjuterit, prandaj kërkoj mirëkuptim nga lexuesi, që po i riprodhoj pak radhë të saj:

Si kalliri plot me bukë,
kurrë s’e mbajti kokën lart;
jo, një tjetër,nuk gjeni, nuk,
Murat Gecaj, mëndjeartë!

Hape derën,Katerinë,
se po vijnë plot miq e shokë,
mbushur shtëpia me gëzim,
unë e kthej sot një gotë plot!…

Kështu, miku im Papi, prandaj nuk habitem se përse tani  m’i di  të gjitha “sekretet”, për disa nga të cilat ke folur në shkrimin tënd.Po edhe unë nuk mbetem prapa, në këtë drejtim, Se, duke lexuar krijime tuat, u nxita e shkrova disa radhë për ata, që dhe u publikuan, me titullin:”Poeti që mbeti në “kurthin” e dashurive” (M.Gecaj, libri “Me shpirt atdhedashurie”, Tiranë, 2015, faqe 196-2015).

Por, të jem i sinqertë me ty, miku im Papi dhe cilindo, që e lexon këtë letër, se kam dhe një “peng” ose “borxh” të pashlyer ndaj teje. Të kujtohet se, disa muaj më parë, më more në telefon dhe lamë takim për kafe, te lokali i  Parkut “Rinia” në kryeqytet, që mban emrin “Taivani”. (Bile, të thashë se përse na çove aq larg, pra deri në “Azinë Juglindore-ha,ha). Aty, ti më dhurove katër libra të rinj, njëherësh, tre të parët me tregime:”Në meshë për “rrobaqepësin” e Konti Monte Kristos”, “Lotët e kumurisë” e “Faji” i Isakovskit”dhe “Eh, si qenka dashuria”(poezi lirike). Ndërsa unë, megjithëse i mbaj ata afër kompjuterit, ende nuk jam  shprehur sadopak për ta?!

Nuk e di se përse tani m’u kujtua ajo pyetja e njohur, “A doni më për Belulin?” Pra, me këtë letër, përsëri po i japim “armë” ndonjë miku tonë, siç është p.sh. Fiqoja, por jo Fuat Memeli atje në Boston, që të kërkojë “qime në qull” dhe të thotë, pak a shumë kështu: “Këta dy miq të përbashkët, me këto shkrime të tyre, a kanë punë tjetër, poa vetëm ta lavderojnë njëri-tjetrin?!” Ndersa ne, Papi, prapë kemi si të “mbrohemi”, pasi u themi atyre, me ato fjalët tjera të njohura: “Gërmo, Tare, gërmo!”(ha,ha)

Meqenëse e shoh që po zgjatem në këtë letër dhe, bile, duke i bërë “lëmsh” mendimet e mia, desha të shtoj diçka, që nuk e përmendje në atë shkrim tëndin, sepse dhe nuk e dije. Përveç ditëlindjeve të ne çiftit Gecaj, në mars, pra që jemi “marsianë”, po e tregoj për ty këtu që, në muajin e ardhshëm, pra  në prill 2015, ne kemi edhe një ngjarje tjetër të shënuar të jetës sonë: 50-vjetorin e martesës. E dimë që kjo është diçka thjesht familjare, për ne dhe fëmijët tanë. Por, me që ti shkruaje dhe për jetën tonë bashkëshortore, dëshiroj të shkëpus këtu vetëm pak radhë, nga libri im jetëshkrimor. Pasi mendoj që janë, sadopak, të vlefshëm jo vetëm për djemtë e vajzën dhe mbesën e nipat tanë, po dhe për lexues të rinj ose të moshuar qofshin: “Nga përvoja jonë jetësore, bashkëshortë 45-vjet, kemi mësuar se është e  nevojshme që njeriu të mendojë vetëm për mirë dhe të bejë vetëm mirë. Po synove të veprosh ndaj të tjerëve, si për vetën tënde, gjithnjë do të  kryesh veprime të dobishme për ata…”(“Ëndrrat ‘e grisura’ të jetës sime”, Tiranë, 2010, faqe 301)

E “stërhollova” shumë këtë letër, miku im i mirë, Përparim Hysi. Pra, ende nuk ia kam nxjerrë mirë “kokën” kësaj dhe ta tregoj arsyen kryesore, se përse po të drejtohem sot. Megjithëse fjalët nuk i kam ende aq të qarta dhe paksa më “ngatërrohen”, dua ta shprehi këtu falënderimin dhe mirënjohjen time, por dhe të bashkëshortes, Katrinës, për ato radhë aq të bukura, dashamirëse e të frymëzuara, që ti i shkrove dhe i publikove në “esenë”  e përmendur në fillim të këtij shkrimi tim modest. Nuk e fshehi këtu, se shkrimi yt u bë shkak që po skuqem  nga fjalët, me të cilat po shprehen mjaft kolegë, miq e dashamirë të mi, kur e lexojnë atë në Internet…

Ndërsa tani, në mbyllje të këtyre radhëve, po më kujtohen fjalët e dëgjuara shpesh: “I nderuari, është i tillë dhe, prandaj, di që t’i nderojë të tjerët”!

 

Tiranë, 12 mars 2015

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,630 hits

March 2015
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List