Cikël poetik nga Teuta Osmani

 

teuta osmani

 

 

Ekzistoj!

 

Nisa të kuptoj në prezencën time
Diçka të bukur që se kisha më parë
Pasi jo vetëm në nën lëkurën time
U ndjeka se në të vërtet jetoj një mall

Nisa të kuptoj se si rrjedh jeta
Që nga casti që enderroj
Me kohërat më lindin shpresat
Se jam tani ,isha dhe ekzistoj

Më lindi kjo ndjenjë të kuptoj vetveten
Që kur ndjenja lindi nga vetqenja
Për të parë më shumë horizontin
Andej tek lind Dielli nën pemët ku këndojnë thëllënzat

Nisa të udhëtoj largë me mallin e ëndrrave
Të buzëqesh me zell fluturimthi drejt qiellit
Nisa të këndoj me këngën e tingujve
Atje ku s,pushon kjo jetë së rrahuri në zemrën time

Dhe kështu drejt kësaj udhe
Nisa të besoj në ndjenja
Pasi gjithcka që ndihet
Qënka ndjenja e vetme dashuria.

 

 

 

Unë dhe poezia

 

Do desha pa fjalë të thesha poezinë
Në zemër të ngrohtë të vija gjithësinë
Se pa fjalë linda të jetoj në fluturim
Se pa parë mundoja të shihja një dritë

Do desha pa fjalë të hesht vetminë
Në prehërin e hënës me ëndrra të shkoj
Se pa fjalë janë edhe mirësitë
Se pa parë asgjë, në këtë jetë dashuroj

Do desha pa fjalë të besoj mitin
Që kur nisa të belbëzoj dy fjalë
E pra atëherë mu desh të zgjoja dhe vedin
Si pa dashur mundohem me fjalë poezie vargë.

 

 

Muzgu

 

Muzgu i ditës më sjellë në vete
Kur diellin shikoj të ngjyros memorjet
Të më japi një orjentim ,një ngjallje ,nje frymëzim
Muzgu i mbrëmjes më rinon

Më jep buzëdetit një buzëqeshje
Më jep nje tjetër aromë të mirë
Ku brënda gjoksit më jep amoniakun
Të shpëtoj nga retë e varur

Në qiellin blu kam paksa rendur
Me flakën e këtij dielli
Ku akoma pa u ngrysur
Zgjohem prapë me ëndrrat ripërsëritur

Në mbrëmje vonë hedh vështrimin
Ku dalëngadalë marrë urimin
Prej ëngjëjve që më presin
Të hedh poshtë trishtimin

Dielli i porsa lindur në mëngjesin e jetës sime
Merr krahë rreze,të më marrë në fluturime

Dielli i agimit më jep emrin
Nën ndriçimin e tij të më thotë
“Je një zanë që rend flladeve”
Deri në muzgun e mbrëmjes më fton

Kështu çdo ditë ëndrra ime merr krahë
Atëherë kur dëshira dhe paqja
Tek mua më dashuron me jetët si i marrë
Prej diellit jam ,kam lindur dhe ekzistoj me mall ,prapë e prapë.

 

 

 

Malli im

 

Malli im është këtu sapo hap dritaren
Të fryj furishëm në gjoksin tim të zjarrtë
Të sjell kohën më të bukur që pres e gatshme
Të gëzoj shpirtin që digjet zjarr

Malli im je Ti,atje rreze më ndrijnë
Ashtu siç pres në ëndrrat fluturim
Se nëse një ditë ,një muaj, një vit
Do të Të takoj me gëzim në sy

Malli im është një jetë,një dëshirë,një ëndërr
Ku përfshij të gjitha ndjesitë
Nga zemra që kurrë së rrahurri s’ndalet
Ku gjithcka përveç teje, asgjë s’më jep kaq mall e gëzim.

 

 

 

Çapërlitje

 

Dridhem të them se këtu ra mbulesë e zezë errësire
Kur papritur mbuloj gjithçka veshtrimit nga jashtë
Se di seç është ky mot i vranët ,i lagësht,pa zbardhje drite
Si të ish një rrufe rreze shpërthyese ku djeg e përvëlon gjithëçka

Pa patur mëshirë seç ditë ,seç orë,seç mimuta ndodh
Pa patur aspak mëshirën e diellit tokë,te rrezatojë
Mbi lëkurën e gjelbër ,mbi ëndrrat,apo mbi stinët që presim të gjelbërojnë
Pa patur arsyen e shpeshtë të mbijetesës ,të mundimeve ,
Të çapërlitjeve nëpër baltra kudo në tokë.

 

 

 

Zgjohem

 

Shpesh herë dimrit i kisha besuar kohën time
Atëherë kur rrija pranë zjarrit të endja mendimesh
Aty shpesh herë më zinte gjumi
Tek ëndërroja për ditën e bukur ,ndërsa do zgjohesha nga flijimi

Jashtë si gjithmon frynte era,binte dëborë ,herë herë e stuhi
Nga largë hidhja vështrimin tej hapësirës
Përballë më shfaqej një varkë lundrimesh
Të lënë aty matan bregut të liqenit apo lumit
Të lidhur fortë pas një peme.

Shpesh herë zgjohem me këtë ikon ëndërrimesh
Në pritje të motit ,pranverës stinë gjithmonë…muajsh e vitesh.

 

 

MOT

 

Ditë shiu sot
Xhamat e veshur me avullin e frymëve të ëndrrave
Si një perdhe gri
Zbardhin sado pak këtë mëngjes
Që sapo u zgjova dhe përballë dritares tek rri
Shoh një natyrë të lagësht
Sikur të kenë qarë zanat e maleve
Tek rrjedhin si lotë vargë
Kjo pamje jashtë xhamave.

Ditë shiu sot
E përmbledhur e gjitha si një ankth
Ku nata bubullinte deri vonë
Si gjëmim i trungjeve nga lartë, të rëna poshtë
Dhe mes kësaj naparence
Një hije lëshon
Avulli i frymëve
Nga ëndrrat që zgjoi
Shiu vazhdon të trokasi mbi xham
Dhe të duket se thyen heshtjen
Me cingërima piklash lot
Një ngjarje e kësaj nate treguar në sfond
Lot shiu pafund
Do zgjas si një mbresëlënëse
Një qarje zanash
Një derdhje malli ,një e shkuar mot…

 

 

 

Përshkoj

 

Përshkoj zërin tënd në zërin e birbilit
Të fryrë nga një fyell apo një frymorë
Ku jetoj brenda kësaj magjie ,brenda meje
Siç përshkohet një ndjenjë ,që kurrë askush si unë smund ta ndjej.

Është e magjishme kjo ndjenjë ,ky refleks apo instikt
Ku përshkohet me rrahjet e shpeshta të zemrës
Me gjithçka që ndjej nën lëkurën time
Pa asnjë dyshim ,se sjam në veten time

Është një zanore që përdredh nënveten e humbur pas tingujve
Pas asaj magjie që ëndërroj edhe kur atje tej ,rreth teje mungon
Edhe atje e ndjej që të fryn në ndjenjë ,kjo ndjesi e imja gjithsesi
Pa patur frikë se jemi largë ,për çudi ,apo se jemi prap në ëndërrim…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s