Cikël Poetik nga Vëllimi me poezi ”MISTER NDJENJASH” i autores Jokida Mati

 

11015233_767344450048500_206641229_n

 

Cikël Poetik nga Vëllimi me poezi ”MISTER NDJENJASH” i autores Jokida Mati

 

 

Jokkida Matti

Jokida Mati

 

 

Lermëni të lirë në mendimet e mia!

 

Lermëni të prek ëndërrat, të endem e lirë,
Krahët mos m’i këputni në fluturim!
Jam zog dhe flutur që kërkoj hapësirë,
Të prek, të ndjej ëndrrën dhe dashurinë.

Lermëni, ku dua e lirë të rrugëtoj!
Kilometrat kam nisur në fluturimin pafund,
Lermëni të adhuroj detin edhe zogjtë,
Shpirtin mos ma burgosni, askush e askund!

Mos m’i preni ëndrrat e saponisura!
Udhëtimet bashkë me shpirtin i dua përherë,
Të ndalem lumenjve, deteve si pulëbardhë,
Të gjej dashurinë time ndër shumë të tjera.

Lermëni të lirë në mendimet e mia!
Çensura nuk më ka pëlqyer kurrë,
Kufirin e gjithçkaje e kam ndër sy,
Kam shpirt e zemër dhe jo gur!

 

 

 

Një mesazh përtej detit

 

Kam kohë që nuk të shoh me sy,
As në ëndrrat e mia nuk më vjen,
Shpesh më ndodh të derdh edhe lot,
Largohet buzëqeshja e strehë nuk gjen.

Kur malli më merr dhe dua të qaj.
Në liman ulem dhe pres të më vish.
Me sy përtej detit, shikoj nga larg.
Vala të më sjell mesazh dashurish.

Me kokë të varur, tejet e trishtuar,
Ndiej buzën që dridhet nga malli
Nuk do të lodhem së prituri kurrë,
Për ty më merr malli dhe digjet xhani.

Por mos u shqetëso i dashuri im.
Në pritje s’do të terem prej sikletit,
Kur buza të më thahet, do e njom në shkumë.
Do të pres në liman me shikim përtej detit.

 

 

 

Humbas në sytë e tu të qielltë

 

Me valët e detit luaj si një sirenë,
Në thellësi të tij humbas e tëra,
Fundosem si algat brenda thellësisë,
Të prek një yll, që gjëndet brenda.

Humbas thellësisë të detit blu,
Jon e ke emrin, si vetë bukuria,
Kurora lule limoni rrëmbejnë sytë e mi.
Në parajsë gjëndem, jam vetë gjithësia.

Fundosem e tëra të eksploroj thellësitë.
Të zbuloj më të bukurat që gjënden këtu;
Oh, Zot! Në ç’parajsë me ke prurë Ti?
Nuk ngopem me Jonianin dhe sytë blu.

Ata sy që zemrën ma rrëmbyen,
Nuk jam më vetëm, jo, nuk jam…
Mbi shkumë kridhem, brigje dhe gurë.
Sytë i stopoj në ikonën tënde të kristaltë.

Nuk kam faj, që pas teje marrosem.
Ti je mëkatari më i bukur i çmëndurisë,
Humbas, dhe përsëri më pëlqen të humbas…
Më pëlqen të jem pengu yt i dashurisë!


 

 

Për ty u ktheva,engjëll mbrojtës

 

Në breg të detit, dal dhe pres çdo ditë.
furtuna s’e ndal dashurinë e kësaj zemre
Mbi dallgë heshtur qëndroj në shkëmb,
Malli dhëmb, nga pritja ardhjes tënde…

Përtej horizontit… Një anije vështrojnë sytë
Përpëlitet si shpirti që tretet në agoni,
Mes mallit, pres ardhjen tënde, ëndërr…
Malli, çdo ditë, më kthehet, në lot flori.

Brenga më mbyt, në ngashërim lotësh,
Lotët vërshojnë si lumenjtë ndën qepallë,
Malli, çdo ditë tret, të gjithë qënien time.
Për ty, u ktheva engjëll mbrojtës i rrallë.

Tek vëndi nëse kthehesh, dhe nuk më gjen…
Në shkëmb do të jem kthyer, e gjitha padyshim
Një ditë, kur të kthehesh, tek moli ynë…
Spirancën hidh, lidhe fort pas trupit tim!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s