Luturi mes paradokseve në berg të detiti / Tregim nga (Hamdi) Erjon Muça

Luturi mes paradokseve në berg të detiti

 

 

erjon

 

Tregim nga (Hamdi) Erjon Muça

 

 

Ah Gushti! Ndonëse kanë kaluar dy muaj dhe i ftohti që erdhi beftas në kët fund Tetori më ka gjetur pak të papregatiur, ai akoma lodron në mendimet e mia. Nuk ka faj as mendja e as shpirti. Kisha mungur shumë gjatë, gati dy vjet që nuk dëgjoja zhurmën e dalgëve të detit, që nuk sodisja yjet e qiellit durrsak.
Në atë muaj zgjohesha tepër herët, jo se vija zile, por sepse gjumi më dilte shpejt vetvetiu. Pija kafenë që në orën gjashtë e tridhjetë minuta dhe mundohesha të shijoja çdo çast të ditëve të mia, të numëruara, në të mrekullueshmin Durrës. Aty nga ora nëntë e mëngjest dilte edhe ime shoqe bashkë me fëmijët dhe pjesën tjetër të ditës e kalonim në plazh.
Isha pikërisht i shtrirë në shtartin e plazhit, kur nga çanta ime u dëgjua zilia e telefonit. Ime shoqe po rinte me fëmijët në breg të detit e unë me përtesë u ngrita për tu përgjigjur. Jo vetëm me përtesë por edhe paksa i mërzitur, pasi ai që po më kërkonte nuk e dinte se unë po lexoja librin e rërës.
Tek ekrani i telefonit ishte shkruar Shën Gabriele. Ishte miku im Pertaq Bubari që unë me dashamirësi e thërrisja Gabriele, si kryengjëlli. Mërzia e momentin më iku dhe kur ju përgjigja në zërin tim nuk kishte as një shenjë mërie.
– Mirmjes rob zoti! Si u gidhive?
– Mirmjes mor të keqen. Mir fare jam gdhi. Po ti?- Petraqi është profesor e megjithatë kur flasim bashkë, na del natyrshëm të bisedojmë në dielektin Durrsak.
– Mir fare edhe ne Shën Gabriele. Jam në plazh duke lexuar librin e rërës.
– O Erjono! Ti e di se ku është, pak a shumë, taverrna e Laqit?
– po!- Ju përgjigja unë.
– Hypi makinë dhe munohu që të vish këtu sa më shpejt. Se kam një surprizë për ty.
– ça surprize mër rob zoti?
– Hajde se do të prezantoj njonin që ka dëshirë të njihet me ty dhe që mendoj se edhe ti do kishe dëshirë ta njihje.
– Mir ja se po vi. – I thashë unë dhe e mbylla telefonin
– Kush ishte? – Më pyeti ime shoqe ngaqë më pa me telfon në vesh.
– Petraqi!
– E çfarë donte?
– Më tha të shkoja në plazh të madh ta takoja se do më prezantonte një mik.- Pasi e binda time shoqe i hipa makinës dhe u nisa. Nuk ishte edhe aq e thjeshtë që ta bindaj por pas pesëmbëdhjetë minutash bisedë ja arrita. Nuk i vë faj, xhelozia është normale mes një gruaje tridhjetë vejçare dhe burrit të sajë tridhejtë e gjashtë vjeçar. Ose anasjelltas. E nuk më vejn fare rëndë ta pranoj pasi xhelozia nuk është as pjellë e brezit tim e as ndonjë ves i importuar. Ajo është tepër e vjetër, madje që herët më kujtohet një batutë e tim e ti: kur një mashkull vonohet, të ëmës i shkon mendja për keq kurse bashkëshortes për mirë. Në atë kohë nuk e kapa sensin, por më pas po.
Hyra brenda tek Taverna e Llaqit, por jo pa u vërtitur ca që të gjeja vënd për të lënë makinën.
Taverna ishte plot dhe miku im ishte ulur në një cep të verandës bashkë me një burrë tjetër. Taverna ishte ashtu siç ma kishin për shkruar. Laqi duhet të ishte një adhurues i letërsisë, pasi muret e tavernës ishin mbushur me porterte shkrimtarësh e poetësh, të njohur, e më pak të njohur. Nuk kishte foto, por rigorizisht piktura, e ato ishin të ndryshme. Me bojra vaji, me pastele, me bojra uji madje kishte edhe dy basoreliefe. Një i Gjergj Fishtës e tjetri i Lasgush Poradecit.
Ju drejtova tavolinës ku qe ukur miku im dhe ai me tju afruar u ngrit e u takuam.
– Ky është Makabe Zaharia. – Më tha miku im dhe ndofta e kuptoi emocionin që ndjeva.
– Gëzohem!- Më tha Makabe me zë të qetë dhe shlodhës.
– Jam i nderuar!- I thashë unë dhe akoma pa u lur mirë i thashë.- Ngaqë kam dëgjuar shumë të flitet për ju, madje edhe të shkruhet për ju.
– Do më thuash të drejtën?- Më tha ai duke buzëqeshur.- Kujt i beson më shumë asaj ç’ka ke dëgjuar apo asjajë që ke lexuar për mua.
– Të them të drejtën u besoj të dyjave, por në të njëjtën kohë i sigurt plotëshit nuk jam tek asnjëra.- Ai buzëqeshi e unë për të mos e lënë bisedën vijova.- I besoj ngaqë e di se edhe njëri edhe tjetri nuk gënjejnë, por nga ana tjetër, duke njohur diturinë e tyre, kam frikë se ndofta ndonjë medim të vetin, por që po ta shkrunin si të tyrin mund të lëndoni ndonjë nga mediokërit nga të cilët rrethohen, jua autorësojnë juve. – Ai sërish buzëqeshi por biseda u ndërpre ngaqë ja behu kakarieri. Unë mora një kafe kurse ata asgjë.
– Këtu paçen e bëjnë shum të mirë.- Më tha Petraqi
– Jo jo se do shkoj nesër nga Pisha klub për Paçe dhe pilaf. Sot sikur nuk më shkon.
– Mirë e ke se aty mund të gjesh edhe ndonjë qofte të mirë.- Më tha ai dhe një buzëqeshje ironike i kaloi nëpër sy.
– Më duhet ti jap drekë njërit për punën a atij festivalit poetik. Ta kam thënë më duket
Ata rinrisën të flisnin e unë duke rrufitur kafenë po i dëgjoja në një paqe totale. Miku im Petraqi kur flitej për letrësinë merrte një posturë gati apostolike, tepër serioze. Për të letërisa iste diçka tepër serioze dhe duhej respektuar shumë. Unë ndaj e thërrisja shën Gabriele. Ai përgjigjej qetë, ndënëse nuk nguronte të thumbonte. Kjo ka të bëjë me kakarterin e njerut, jo se ai është një greth, përkundrazi është një bletë, nga ato Brazilianet, mjatë shumë e thumbin helm. Kurse Makabe dukej më i çtensionuar, në paqe totale me gjithësinë. Vështrimi i tij ishte i zbehtë, i kthjellët, si të zbrazët. Dritare që qëndrojnë pas një mendje të tej mbushur.
Paradoks apo jo?!
Mos ma vini re, madje edhe miku im shën Gabriele me shaka shpesh më thërret: djali i paradokseve. E di që disa edhe mund të mos e pëlqejnë këtë që po bëj por unë duhet, pasi kështu jam gatuar.
Kur pashë sytë e tij, mu kujtua ajo botola në papafingon e shtëpisë që banoja shumë vite të shkuara. Ajo ishte e zbrazët e megjithatë, pas sajë qëndronte një qiell i tejmbushur. Megjithatë edhe qielli, po ta shohësh mirë dhe nëse arrihet ndonjë ditë të përllogaritet sipërfaqia e tij e paanë, del se është e boshatisur, ndonëse është plot e përplot me trupa qiellor, me yje e yjësi, e me fole ku lindin yjet. Trupat qiellor kanë vend mes tyre, që nëse do të të duhet ti studiosh e ti përzgjedhësh, të keshë mundësinë që ti vështrosh më shumë se nga tre dimensione. Edhe në mendej e Makabes, dituria, mendimet dhe bindjet duhet të ishin vendosur në këtë lloj sistemi, e jo si në mendejt tona, ku ato që ndrojnë të ngjeshura si në një autobus unaze në orën e pikut. Nuk e respektojnë aspak njëra-tjetrën, e duke u shtyrë e shkelur bërtasin me sa kanë fuqi.
– Nuk të dëgjoj se jam në autobuz, mbylle se flasim më vonë!
– Mos shty ore. O xhaje hiqi duart, mos prek me dorë.
– Qe baba durët!
– Biletat ju lutem.
– Po ky djali paguan biletë?
– Si nuk paguan, ky është sa unë!

– Po hë mor Erjon ç’na thua? – Mu drejtua Makeu, ngaqë unë që nga çasti që qeshë ulur nuk kisha thënë asgjë.- Petraqi më tha se je një djalë i shdërvjelltë por mua më dukesh shumë i heshtur.
– Në fakt unë jam i shdërvjelltë, por vetëm kur jam me njerëz që njihemi mirë. Kurse sot po qëndroja heshtur për tre arsye. E para është ajo e përhershmja kur jam me njerëz të cilët nuk i njoh dhe nuk më njohin mirë. Është ajo thënja e Wilde-it të cilën unë e kam kthyer në moton time: më mirë hesht dhe lejoi të tjerët të dyshojnë se je idiot se sa të flasësh dhe ti heqësh të gjitha dyshime. E dyta ka të bëjë më shumë me këtë të sotmen. Unë po ju dëgjoja, pasi mendoj se dhe sikur vetëm pak të dëgjosh nga njerëz si ju të dy, njeriu përfiton shumë. Megjithse edhe kjo veln për kurdo. Edhe e treta është se po mahnitesha me mënyrën e thjeshtë dhe të mrekullueshme me të cilën po flisnint.
– Nuk ësnhtë e rëndësishme se sa dhe se si flet, por çfarë thua.
– E di e di! Por mua po më mhanitëse pasi në një vend si shqipëria, ku jo vetëm politikanë, që e kanë për zanat të flasin shumë dhe me fjalë të pakuptueshme për të mos thënë asgjë, kanë filluar të flasin të gjithë pakptueshmërrisht. E tek dëgjoja dy njerëz me dituri të madhe tuajën duke folur qartë, u mahnita. Duket si paradoks prandaj dua tua tregoj. Para dy ditësh shkova te tregu fshatar për të blerë dhe rastisa në një bashkëbisedim të tmerrshëm. Shtësi po i thoshte një klienti.
– nuk e di se nga startoi por tek blerësit është krijuar obsesioni se ka një lëvizje të indeksit të çmimit të specit. Aludojnë se kurba e indeksit të referencës tregon rritje përsa i përket konfrontimit cilësi- sasi-çmim.
– nuk ke faj, janë situatat eksplicite që nuk lejonë konvergimin e ideve primare.

Ju betohe u shastisa dhe kam qenë si i përhumbur edhe dy orë më pas. U mundova për dy orë të kuptoja se çfarë thanë, ndaj e mbaj mend mirë bisedën, por nuk arrita dot. Mu duk vetja jashtë kohe, si një vezë pashke poshtë pemës së krishtlindjeve. E kam pasur më të lehtë të kuptoja dialogjet e ndimësave të agronimit K. Nga ai dialog, Njëqind përqin kuptova se po rritej çmimi e specit e asgjë më shumë- Mkabeu buzëqeshi, edhe Petraqi po ashtu, por nuk ndëryri pasi biseda tashmmë ishte mes meje dhe Makebeut.
– Ke të drejtë të shastisesh. Por kjo nuk është hiç asgjë, në krahasim me atë që gjen shkruan nëpër gazeta apo dëgjon nga goja e gjoja anailstëve apo edhe ndonjë letrari. Po ti marrësh e ti zbërthesh fjalitë e tyre kupton se fjalët që ata përdorin nuk kanë asnjë kuptim. Nuk përputhen as me atë që duan të thonë e as me drejtimin e fjalisë.- Nga pas krahëve dy duar të forta ushtruan forcë tek shpatullat e mia.
– E gjen dot se kush jam?- Si zë më dukje i njohur, por isha tejet i përhumbur në debat me Makaben për tu kthjelluar. – Po hë mor Erjon kaq shpejt më harrove?- më tha folësi dhe më çliroi shpatullat. Kur u ktheva u gëzova shumë nga ajo që pashë. Ishte Oresti, miku im fëmijërisë me flokët e veta të gjata, kaçurrela ngjyrë gështenjë, që kishin fillur të thinjeshin. Mjekren si gjithnje te pa rruar, dukej sikur kish dalë nga një post rokstarësh të fundviteve gjashtedhjetë. Me vështrim gjithnjë të qeshur sa që kush e shihte mendonte se jeta e këtij njeriu ishte gjithnjë e bukur dhe e lehtë.
Edhe ai ndodhte me banim në itali madje shumë afër meje, por kishim gjashtë muaj që nuk takoheshim. Oresti është pak kitarist, pak baterist , pak poet, pak shkrimtar e pak këngëtar, pak realist e pak ëndërrimtar, pak rrebel e pak paqësor. Aq sa unë me shaka i them: Ti je Sirano De Berzherak, pak gjithçka e pak hiçgjë. Pasi u përshëndeta me të, ja prezantova miqve të mi.
– Ky është Petrq Bubari. Shkrimtar studiues dhe profesor.
– Pak gjithçka e pak asgjë?- Tha ai pasi i dha dorën Petraqit.
– jo!- I thashë unë. – Pas Sirano de Berzherak-ut vetëm ti je pak gjithçka e pak hiçgjë.
– Kurse ky zotëria është Makabe Zaharia.- Ai i zgjati dorën dhe në vënd që ti thoshte gëzohem tha.
– Nuk është hera e parë që e has këtë emrë, por nuk po më kujtohet se ku e kam hasur. Prit të mendohem pak.
– Nuk është shkrimtar!.- Ndërhyra unë
– Ah po!- Kam lexuar një tregim me ju. Madje ishte ai tregimi i atij profesort tënd të esesë, Fatmir Mingulit. Prit si titullohej? Handergarund më dukt, ose diçka e ngjashme. Tani që mu kujtua edhe Miokom Zeqo ka disa tregime me ju.- Ndërkohë një zile telefoni u dëgjua dhe Oresti nxorri telefonin e vet nga xhepi por nuk u përgjigj.- Gëzohem shumë që u njohëm zotëri të dashur, do kisha dashur të qëndroja edhe pak me ju, por ja që familja më thërret.- Tha ai dhe pasi u përshëndetëm u largua. Jo shumë pas tij u largova edhe unë.
I lumtur për drejtimin që kish marrë kjo ditë gushti.
30-10-2014
Pisa Itali

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s