Skicë: BEFASI E KËNDSHME PËR MUA… / Nga: Murat Gecaj

Skicë:

BEFASI E KËNDSHME PËR MUA…

 

Nga: Murat Gecaj

 

 

 

ùb 1

Nga e majta: Lida Lazaj, M.Gecaj, Eli Kanina e Fuat Memeli (Tiranë, 2 qershor 2014)

 

Ishin disa ditë që e kishim menduar një takim të përbashkët, pra: unë e poetet, Lida Lazaj dhe Eli Kanina. Kështu, sot në mesditë arrita i pari në lokalin “Ulqini” dhe po prisja miket e mia krijuese. Isha disi i shpërqendruar në mendime,  kur dikush më preku në supe. Nuk ishte një, por tre veta, që më rrethuan dhe më përqafuan me respekt. Pra, nuk ishte vetëm Lida me Elin, por dhe kolegu e miku im i kahershëm, Fuat Memeli, që ka ardhur ditët e fundit nga Bostoni, ku është me familjen.

Sakaq, dy miket më uruan për librin tim të ri, “Për ju, krijuese”(Tiranë, mars 2015), ku kam shkruar pak dhe për librat e tyre. Ato më vunë përpara një buqetë me lule të freskëta. Sigurisht, për mua ishte një befasi e këndshme, e bukur e domethënëse.  Prandaj i falënderova përzemërisht.

 

mb 3

Buqeta, me lule të freskëta…

 

 

Ndërsa dr.Elit ia kisha dhuruar më parë këtë antologji, me nënshkrim, Lida shpejtoi të më kërkonte që t’i bëja shënim në librin, të cilin sapo e kishte marrë në librarinë pranë Bibliotekës Kombëtare. Natyrshëm, me urimin e tyre u bashkua edhe Fuati. Meqenëse ai do të udhëtojë shpejt për në Amerikë, e lamë të shihemi përsëri sonte dhe atij do t’ia dhuroj me kënaqësi një kopje të librit tim të ri. Ndërsa një kopje tjetër do t’ia dërgoj në Boston, vëllait të mikes sime, të shumë viteve të mëparshme në shtyp, pra të ndjerës Rozi Theohari, e cila është pjesë e nderuar e kësaj antologjie.

Po të zgjatesha më tej në këtë skicë të thjeshtë, e di që do të bëhesha i bezdisshëm për lexuesin e saj. Prandaj po  e përfundoj, duke shënuar se bisedat tona nuk ishin vetëm për antologjinë time të re, por dhe për krijimet e mikeve tona të përbashkëta.

Me këtë rast, Eli ia dhuroi me nënshkrim Fuatit, librin e saj me poezi, “Gruaja dhe muret prej pasqyrash”(Tiranë, 2014). GJithashtu, na gëzoi, kur tregoi se e ka në proces botimi një libër tjetër, gjithashtu me poezi. Për atë, ne kemi parë se ajo ka kërkuar mendime, në FB, si për ballinën (kopertinën), por dhe titullin e librit, që të jenë sa më të  bukur e shprehës.

U ndamë përzemërsisht, të katër, me urimin që të shihemi përsëri së shpejti dhe “duarplot”, me botime tjera të reja. Ndërsa, sapo arrita në shtëpi, buqetën e luleve, që më dhuruan Lida me Elin, e futa në një vazo me ujë dhe e fotografova. Atë po ua paraqes lexuesve, bashkë me këto radhë modeste, duke i falënderuar përsëri miket e mia poete.

 

Tiranë, 2 qershor 2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s