Poezi nga Adem Zaplluzha ( Shkëputur nga Vëllimi poetik “Një shi prej bryme” )

ad 1

Poezi nga Adem Zaplluzha

 

( Shkëputur nga Vëllimi poetik  “Një shi prej bryme” )

 

 

DËGJOHESHIN EDHE ULËRIMAT

 

Ishte një natë e errët

Një kalë i zi

Pa kalorës

Hingëllonte fushave të gjëra

Nga një diell i përskuqur

Binin gjethet e para të një dimri

 

Mesdita as me diell

E as e errët

Një kohë e dyshimtë

Mes sterrës dhe dritës së padukshme

Tundej si vdekja

Mes çadrave të lidhura me pashnik

 

Pallje devesh dhe hingëllima kuajsh

Dëgjoheshin edhe ulërimat

E bishave

Si lisat e prerë binin flamujt

Binin koka njerëzish

Mes një fushe mëllenjash të përgjakur

 

Ishte një natë e errët

Një kalë i zi

Pa kalorës

Hingëllonte fushave të gjëra

Nga një diell i përskuqur

Binin gjethet e para të një dimri

 

Mesdita as me diell

E as e errët

Një kohë e dyshimtë

Mes sterrës dhe dritës së padukshme

Tundej si vdekja

Mes çadrave të lidhura me pashnik

 

Pallje devesh dhe hingëllima kuajsh

Dëgjoheshin edhe ulërimat

E bishave

Si lisat e prerë binin flamujt

Binin koka njerëzish

Mes një fushe mëllenjash të përgjakur

 

Binin hijet e ngrira dhe kryqet

Në honin e pafund të frikës

Një kacafytje e paparë

Nga ndryshku i shpatave

Dëgjohen gjëmat

E pandërprera

 

Dita tërë ankth shikonte diellin

Në maja shtizash

Fundoseshin kryqet e thyera

Dhe flamujt e të gjitha reparteve

Notonin në gjak njeriu

 

 

 

NJË RE E ZEZË SI NATA

 

Sonte qenkan çmendur perëndit

I thyen lugët

Në një fushë të pafund

Nuk fluturojnë më zogjtë e imtë

Vetëm krakëllimat e korbave

Dëgjohen si simfonitë

E netëve të gjata e të trishtuara

 

Një zë i rebeluar si nga varri

Del në shesh

Jehon gjëma e kambanës së sëmurë

Lejlekët nuk kanë më se ku të ndalen

Asnjë oxhak çatie

Nuk lëshon tym në shpirtin e fushës

Mëllenjat e kuqe

Ikën tej bjeshkëve të Nemuna

 

Një Zot e di

Se çfarë ngjau me devetë

Që notonin mbi gjak njeriu

Engjëjt e tmerruar

I fshehën në kujtesën e një dite

Ikonat e përdhosura nga gjysmëhëna

Një re e zezë si nata

Mbuloi trishtimin e një fushe

 

 

 

KËTU EDHE NETËT DËNESIN

 

Sa e sa herë ka ngjarë

Që në këtë fushë të shoh

Ose të dëgjoj

Disa zëra të lashtë

Dy kuaj binjak me shekuj

Nuk i ndalin hingëllimat e një trishtimi

 

Këtu edhe netët dënesin

Një këngë mallkimi

Asnjëherë nuk e mësoi

Gjuhën e heshtjes

Ajo përherë dëgjohet

Dhe mbanë peng në shpirtin e saj

Amanetin e pashkruar të një luftëtari

 

Disa gur mermeri të kuq

Skuqur nga gjaku i njerëzve

Dhe kuajve të plagosur

Mëngjeseve herët i imitojnë zërat

E mburojave

Që nuk ditën të mbrohen askurrë

Dhe ta mbrojnë atdheun

 

 

 

DERDHUR NGA SQEPI I

NJË MËLLENJE

 

Ende shoh në muzeun e qytetit

Se si një zog i verbër fluturon

Bredh nëpër raftet e librave të vjetër

Prej një kohe në tjetrën

Kur ndalet nëpër skutat e pluhurosura

I shkund flatrat dhe sqepin

 

Herë pushon

Në maje të një shpate të thyer

E herë mbi disa shkrime të vjetra

Mbase po hulumton

Diçka të fshehur nga koha

Ose historia lavire e kohës

 

Kjo prostitute e papërmirësueshme

Akoma nën brekët e saja i fsheh

Lumenjtë e gjakut

Derdhur nga sqepi i një mëllenje

 

Një hënë e shëmtuar

Nuk e ndalë galopin asnjëherë

Nëpër  trupin e vrarë

Dhe të plagosur të atdheut tim jetim

Vrapojnë hienat e zeza

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s