Skicë: MBRESA TË VEÇANTA, NGA NJË EMISION NË RADIO-TIRANA… (Bisedë me Klaudia Malajn, rreth librit “Për ju, krijuese”) / Nga: MURAT GECAJ

Skicë:

MBRESA TË VEÇANTA, NGA NJË EMISION NË RADIO-TIRANA…

(Bisedë me Klaudia Malajn, rreth librit “Për ju, krijuese”)

 

Nga: MURAT GECAJ

 

 

kla 1

Me gazetaren e re, K.Malaj…(Tiranë, 3 qershor 2015)

 

Që në fillim, më duhet t’u bëj një sqarim lexuesve, për titullin e kësaj skice. Pra, nuk është fjala se, më parë, në Radio-Tirana nuk janë zhvilluar biseda interesante, të bukura etj., pra dhe të veçanta. Por mendoj që biseda e sotme, në studion e kësaj radioje, kishte disi ndryshim nga ato, që janë bërë aty, bile dhe nga unë vetë. Kjo gjë lidhet me tematikën e librit tim të ri, “Për ju, krijuese”(Tiranë, prill 2015). Sepse ai përmban shkrime të ndryshme, nga përurimi i librave ose mendime për libra të rinj dhe biseda, që janë zhvilluar me mbi 90 poete e shkrimtare, artiste dhe veprimtare të njohura. Ato janë me banim në trojet tona amtare, por dhe nga diaspora shqiptare, në Europë, Amerikë e Kanada.

Natyrshëm, pyetja e drejtjueses së emisionit, Klaudias, ishte se si më lindi mendimi për ta shkruar e botuar këtë libër. Ashtu siç e kam pohuar, në pak radhë hyrëse, por dhe siç e ka nënvizuar në hyrjen e këtij libri, Lumturi Vladi, kam patur qëllim kryesor që t’i bëj të njohura për lexuesit, sadopak,  disa nga krijueset tona. Po kështu, t’u jap atyre njëfarë mbështetjeje morale dhe t’i nxiti më tej, në krijimtarinë dhe tërë veprimtarinë e tyre Sigurisht, për këtë gjë, nuk kam barë asnjë përzgjedhjeje paraprake, as për vlerat e botimeve të tyre, por dhe as për moshën. Bile edhe renditjen e emrave të autoreve e kam bërë siapas alfabetit tonë.

 

kla 2

Me teknikun e studios, Redi Kristo…

 

Në atë emsion, rreth gjysëm ore, Klaudia më pyeti edhe se si është pritur nga krijueset, deri tani, ky botim i ri. Ndër të tjera, i tregova asaj se disa prej tyre e kanë marrë në duar  librin “Për ju, krijuese” dhe të tjera kanë lexuar për të, në faqe të ndryshme interneti. Ndër ato, mund të përmendi recensentet Zyrafete Kryeziu-Manaj (Suedi) dhe Enkelejda Kondi(Francë), të cilat shprehen që e presin me padurim ta kenë në bibliotekë këtë libër, ku flitet edhe për krijimtarinë e tyre. Po kështu, janë shprehur me fjalë dashamirëse: Lida Lazaj, Eli Kanina, Merita Gjoni e Lumturi Ymeri (Tiranë), Ermira Isufaj e Blerta Prebreza (Kosovë), Pranvera Gjoni (Belgjikë), Marie Nikolli (Mirditë), Teuta Halilaj (Londër), Vjollca Pasku (Fier), Reshida Çoba e Makfire Canolli (Amerikë)… Por kanë bërë vlerësime dashamirëse edhe kolegë e miq, shkrimtarë e publicistë, si Bardhyl Xhama e  Viron Kona, Ibrahim Hajdarmataj e Sejdo Harka, Fran Gjoka e Gjon Neçaj etj.

 

kla 3

Ballinat e librit, “Për ju, krijuese”(Tiranë, prill 2015)

 

Tanimë, janë të njohura pyetjet, që bëhen në bisedat e shtypit ose ato rediotelevizive, pra se cilin libër e ka më përzemër një autor i caktuar. Kësaj pyetjeje iu përgjigja se, ndër 14 titujt e librave të mi,  ky libër i ri është i veçantë për mua. Se të tilla janë dhe krijueset e artistet, për të cilat kam shkruar, ku veçova këngëtaret tona brilante, Vaçe Zela e Nexhmije Pagarusha.

Ndërsa pyetjes, në se më ka mbetur merak për të patur në këtë libër edhe mike tjera krijuese, iu përgjigja se janë shumë e shumë të tilla, që e meritojnë vlerësim të lartë, për librat dhe talentin e tyre. Por kjo do të donte një antologji të dytë, për të cilën, krahas punës për shkrimet, kërkohen edhe para, për ta publikuar.

Në këtë bisedë të këndshme, në të cilën solla në kujtesë mjaft takime të paharruara me miket krijuese, vërejta se gazetarja e re, Klaudia Malaj, ishte e shkathët në drejtimin e emisionit dhe, si të thuash, i “përfaqësoi” më së miri ato, gjatë tërë bisedës, që zhvilluam bashkë. Por, të dy ne, e ndjemë pranë nesh edhe teknikun e studios, Redi Kristo. Pas emisionit, atë e falënderova përzemërsisht, si për këtë rast, por dhe për gjithë emisionet e mëparshme, ku ai ka qenë i pranishëm me mua.

Për kujtim të këtij emisioni në Radio-Tirana, bëra foto bashkë me Kaludian e Redin, të cilat po ia bashkëngjes kësaj skice modeste.

 

Tiranë, 3 qershor 2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s