Ismet Tahiraj: NË DRITË QIRIRI / Nga : Xheladin A. Çitaku

Ismet Tahiraj:

NË DRITË QIRIRI

 

 

Xheladin

Nga : Xheladin A. Çitaku

 

 

– Gjeografia poetike shpreh relievin, në të cilin shtrihet frymëzimi, ku piketohen kuotat e autorit që dëshiron t`i arrijë dhe t`i përvetësojë gjatë hapërimit të vargut, formësimit të idesë dhe elementeve përbërëse, duke sajuar, kështu, një tërësi të letrarizuar, të konkretizuar në sinonimitetin e shpërfaqjeve jetësore; përjetimit në kohë, lokalizimit në hapësirë, ravijëzimin ndjenjor, për rrjedhën e përgjithshme, për dukuritë e manifestuara, për reflektimet e veprimit. Galeria e titullëzimeve synon gjithpërfshirjen e këtyre sekuencave të episoduara në motivime shtytëse, për ta dhënë tablonë përmbajtësore në dritën e ngjyrimit të theksuar me ngjyrat e realitetit në vijën horizontale e vertikale dhe në gjerësinë e thellësinë e mundshme dhe të arritshme nga ambicia evidente që të shprehet opusi shpirtëror i autorit, e përmes tij edhe qëndrimi ndaj performimeve të ndryshme; të mëdha ( të jashtëzakonshme ) herë spontane vijimore. Performanca shpirtërore-poetike e Ismet Tahirajt kap një diapazon mozaikues vrojtimi, në të cilin ekploron vëmendja dhe përvijon struktura poetike, duke mëtuar harmonizimin e ndryshueshmërive të përjetuara në një stil përshkrimi gjurmëlënës, në një monumentim të trajtësuar.

– Në këtë tabloizim defilojnë pikturime që copëzojnë zhvillimet në kuadrate të ndryshme që vijnë si mbetje kohësh a ngjarjesh, reflektimesh a figurash, si të veshura në rroba ngulitjesh, si përshkrime feksjesh, rrjedhimesh gjendjesh a ambientesh:

“ Në bregun tjetër
të tjera detyra kishim
këmishë të përhënurve
do të na vishnin…”

Errësimi i parafrazuar vargërisht në një peisazh të rënduar vuajtjesh e përjetimesh, vjen si ilustrim i ndijimit të një kohe që vetëm figura poetike dhe simbolika artistike arrinë ta ravijëzojë në konturat reale të rrjedhës së saj, ta skicojë vorbullimin e tmerrit brënda territ, përshkruar në një momentum me pështirosje e lerosje:

“Një mace këmbët
na i lëpinte
o Zot një tjetër qen
na hidhet mbi shpinë
i hazdisur…”

– Nën përkufizimin e kornizës së përkushtimit ndaj sublimitetit, autori shtron mozaikun e bëmave, të subjekteve bartëse të rëndesës së ngjyrimit patriotik. Shprehur në një ligjërim autentik të individualizuar, duke shmangur trajtat e shablonizuara të stilit pompoz, profilizon poetikisht heroin e trevës, figurën e kohës, si bartës të emblemës që përfaqëson këtë kohë dhe brezin e saj; Adem Jashari, Kamer Loshi, Shotë Galica, Mehmet S. Tahiraj, Ali A. Tahiraj, Nëna Salë, gjegjësisht personalitetin e trimërisë dhe urtësisë.
-Ismet Tahiraj qëndron në korrent të ngjarjeve, shënon ato në një mënyrë që shpreh impulsimin emocional përballë tyre, duke mbajtur qëndrim në raport me zhvillimet, duke poetizuar, në këtë mënyrë konkretësinë e ndodhive në ambientin që e rrethon: Drenicë, Prekaz, Mitrovicë, Jarinjë, Prilluzhë…Pastaj, evidentimi I dukurive, cilësive a tipareve të përgjithshme e të veçanta është një fushë tjetër e përqëndrimit të poetikës së Ismetit, e cila derivon, pastaj, në pahësimin e tyre dhe të karaktereve bartëse, gjithsesi:

“Dorën zgjatur
plotë e përplotë
me flliqësirë
ta zgjatën pushti…”
……………………….
……………………….
“I paçim udhët fatmira
dikur edhe turpëroheshim
para etërve tanë…”

-Autori, duke vënë në funksion krahasimin, bënë prerjen vertikale të individualitetit dhe zbërthen atë në sinonimitet anatomik brënda llojit, duke shpërfaqur kontrastin a kontradiktën brënda raporteve të këtij lloji:

“Të dy hamë në pjatë
ti ha thela
mishi të skuqur në skarë
unë domate
e preshë të thatë…”

– Vërshimi lirik si refleksion i emotivitetit përmbushë proporcionin ndijues shpirtëror, I cili shprehet përmes ravijëzimit të ndjenjave në formë të sintetizuar në simbolikën poetike, vargu i së cilës ka ngjyrat e kombinatorikës së aspekteve dashurore-erotike:

“Pulëbardhë je
Ti syzezë vetë…”
……………………..
……………………..
“Unë pashë dritë qiriri
Në fushën e pa anë
Kur ti ndeje petkat për t`u tharë
Kaherë këtë dritë e kam njohur
Si dritën e dridhmave të shpirtit tend…”

– Lokalizimi i motivit te Ismet Tahiraj, përshkon prirjen e tij për t`I vizatuar dimensioned e jetës së etnikumit, të trevës, të traditës dhe vazhdimësisë. Autori spostohet nga konvenca dhe hapëron në një trase të gjerësisë solide, nëpër të cilin gjurmëron stili dhe arti me një vrragëlënie indikative.
Realiteti i transponuar në vargënim, konsiston në shtrirjen në realitetin faktik, në hallet, përjetimet, aspirimet dhe vazhdën e rrethit jetësor; mëton përpunimin e implikimeve të së kaluarës e të së sotmes në një mënyrë të veçantë, konform denjësisë së përfaqësimit, si ndodhi a si subjekt. Metaforizimi I ndërtimit të shprehjes, inkorporimi I figuracionit të duhur stilistik, gjuha poetike me shprehshmëri të kapshme lehtësisht, përmbushë elementin estetik, krahas atij përmbajtësor, të strukturimit të përgjithshëm. Përmbledhja poetike “Në Dritë Qiriri” përfaqëson një opinion artistik të ersonalizuar në emrin e Ismet Tahirajt. Sukses autorit…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s