GRUAJA DHE MURET PREJ PASQYRASH ( Eliverta Kanina, një mjeke që flet me gjuhën e vargjeve ) / Nga : Perparim Hysi

11301579_984740654891202_572659135_n

GRUAJA DHE MURET PREJ PASQYRASH 

( Eliverta Kanina, një mjeke që flet me gjuhën e vargjeve ) 

 

 

perparim

Nga : Perparim Hysi

 

 

Për të shuar kuriozitetin e lexuesëve, objekti i kësaj eseje është libri me poezi e Eliverta Kaninës “Gruaja dhe muret prej pasqyrash”. Eliverta, për ata që nuk e njohin, me profesion është mjeke dhe, sado që ka gati njëzet vjet në këtë profesion, ajo shërben aktualisht në dy shkolla të mesme në Tiranë. Pra, ka një profesion sa të nderuar. por dhe aq të ngarkuar. Po t’i shtosh dhe faktin tjetër që është nënë e tre fëmijëve, vetvetiu të lindë pyetja:- Po si e gjen kohën që të shkruajë poezi? Jo vetëm të shkruajë, por dhe të dalë guximshëm para lexuesëve me librin e saj të parë poetik që, për të mos e mërzitur lexuesin, nuk po e ripërsërit titullin.

* * *

Në optikën time (them që nuk gaboj). pyetjes se nga e gjen kohën, më bën që t’i referohem një sentence angleze që thotë: ” Gjithmonë ankohemi se kemi pak kohë, por e jetojmë atë si ta kemi me tepricë”. Duke sjell para jush këtë sentencë të vlefshme, besoj se e zgjidh enigmën e kësaj pyetjeje hipotetike. Doktoreshë Eliverta nuk e jeton kohën sikur ta ketë me tepricë, por e jeton atë racionalisht. Sa në punë, aq dhe në familje, ajo gjeneron aq energji pozitive, sa jo vetëm mos i ndahet librit ( kur them kështu, në ballë ka librat e profesionit, ku zgjeron dhe rifreskon dijet të marra nga fakulteti), por, krahas këtyre librave, ajo nuk lëshon nga dora dhe librin artistik. Pasioni që ka për letërsinë e ka bërë që të provojë veten dhe në krijimtari. Ajo shkruan poezi dhe, përmjet vargjesh, shpalos jo vetëm botën e saj shpirtërore, por dhe sjell kumte e mesazhe për lexuesit.

 

 

1.-Eli-Kanina

Eliverta ( Anelli) Kanina

 

Para se të ndalem në poezi të veçanta të autores, dua të nëvizoj idenë time të paluajtshme: në krejt librin me poezi, përmjet gjuhës së vargjeve o ka gëzim, o dashuri dhe, po të përdor një termë nga mathematika, emëruesi i përbashkët është : poezitë e saj, përgjithësisht, gjërojnë jetë. Kur them kështu, mos mendoni se poetja ka shaluar “Pegasin” dhe arrin që, përmjet vargjeve, të bëjë ” kcime Pindarike”, sikur në mjedisin ku jetojmë nuk ka asgjë për t’u kritikuar, po është një shesh me lule dhe aq. Jo. Poetja, Eliverta Kanina, e njeh mirë jetën. Ajo nuk ka ardhur as nga “pallatet me qelqe” dhe as nga jashtë planetit. Ajo ka jetuar në një qytet si Librazhdi, është arsimuar si mjeke në Fakultetin e mjekësisë në Tiranë ( përkoi,- tregon ajo,- që fakulteti u bë 6-vjet nga pesë që qe më parë), dhe, sikur mos mjaftonte kaq: për 10-vjet me radhë me gjithë familjen ka emigruar në Greqi. E ka ngrënë dhe “bukën e ëmbël” të kurbetit dhe, nisur nga gjithë kjo biografi ec e jakesh, s’ke se si vë në dyshim për trajtimin e temave të saj në poezi.

* * *

Po të kisha mundësi që ta pyesja poeten, se si i lindi asaj shkëndija për të ndezur këtë”zjarr poetik”, pa dyshim që përgjigja do të ishte e lehtë: ndikimi (mendoj unë) ka qenë mësuesi a mësuesja që i ka dhënë letërsinë. Përvoja është, pothuaj, e njëjtë: hartim ku vlerësohesh mbi klasën; një poezi, së pari,që e pëlqen vet dhe sikur të bën me krah dhe, pak nga pak, zë bind veten se ke diçka për të treguar. Natyrisht, poezitë e para (janë të vlefshme a jo?) janë si ca “sekrete” që nuk ia beson kujt. Mandej, pak nga pak, si ai “mëkatari që nuk pyet më nga turpi”, zë dhe i tregon. Se poezitë e para janë për dashurinë. Dhe dashuria, sado që është e bukur, po është pak e turpshme dhe pakëz “mëkatare”. Apo sa bukur e ka thënë, i ndjeri dhe i bukuri, Teodor Keko:

“Dashuria ime, shkurtim i jetës sime…”

Kështu ka ndodhur, me domosdo.

* * *
Qysh në poezinë me të cilët hapet libri, “Ç’i thotë një femër vetes”, di të japë gjithë atributet që ka një femër. Ajo që të mbetet, pasi e lexon poezinë, është fakti shumë domethënës: femra është dhe “mjalti”, por dhe “helmi” i dashurisë; është dhe paqja, por dhe “sherri”… dhe mund të vazhdoja dhe me të tjera, por në fund të fundit,as nuk e idealizon (si femër që është vet) dhe as e neverit. Femra është e bukur, boshti i jetës në tokë, por, sidoqoftë, nuk është e përkryer. Ose si poete e “humb” magjinë e krijmit dhe e vë poshtë profesioni si mjeke: poezia “Zero gjingande” është si apel kundër femrave obeze. Tek i sheh që”dhjamosen” dhe rrumbullakosen si “zero gjingande” lëshon kushtrimin,sa profesional,aq dhe njerëzor: “… merruni pak me veten”. Kalimthi, mund të thuash: pse kjo qenka poezia? Po kjo është poezia. Poeti i mirë (në bindjen time, e tillë është Eliverta Kanina), nuk është vetëm konstatues e vëzhgues, por dhe fshikullues. Mision që Poetja e bën për bukuri.
Shumë të prekshme e tepër të ngrohta janë poezitë që poetja ua ka kushtuar . prindërve. “Nuk dua prindër të plakur”. Ky varg jo vetëm është unik, por dhe tepër si -njifikativ. Në këtë varg, fshihet një det malli. Sipas poetes, “koha të ndalë” që prindërit të jetojnë sa më gjatë. Babai “globin e donte të artë”, kurse nënën” nuk e ndërron me
9 planete…”

* * *
Poetja ka një poezi të larmishme. Siç e gjykoj nga poezitë që ka përfshirë në këtë vëllim, krijoj bindjen se është një tip që “djeg karburant me hallet e botës”. Ka fenomene që i vrasin sytë dhe poetja godet me një “grusht Migjenian”. Mjafton të lexosh poezinë kushtuar “Ditës së mësuesit” dhe rezonon me zërin e saj. Revoltohet poetja, që këtë festë kaq të bukur, në vend ta “malaksin lulet”, vijnë “bizhuteritë” si relikte vrasëse të festës. ” Ma ndyve festën, moj kohë e ndyrë!”. Mos është skeptike poetja? Jo. Asaj i vriten sytë kur “lulet dolën jashtë mode/ zëvendësohen me “butikë argjendi”.
Natyrisht, një sërë poezishë janë për dashurinë. Në këto poezi, poetja ka zërin e saj, marzhin e saj dhe në këto poezi nuk ka as britma prej adoleshentej, por qoftë poezia, qoftë vargu janë jo vetëm racional, por dhe me domethënie. Ja tek ndaloj tek poezia “Imazh” dhe po ju citoj veç dy vargje: “… nga malli për ty, tretur/ bëj të shuhem/ e ndizem më tepër/. Apo: “Dashuri e vonë/eh, lum kush të ka gjetur?/ Ose sa bukur loz përmjet vargjeve poetja tek poezia “Hija” ( vëren se u puth me një hije në gjumë/ i dhashë që puthje ashtu siç di unë/ Por ka vetëm një shqetësim: e fali puthjen apo e dha hua/ Dhe thotë: putha dashurinë dhe ajo më puthi mua. Më tej, në një poezi tjetër erotike, ajo këndon: “… e trishtë dita pa ty”. Vetëm me këtë varg sikur i ka thënë të tëra.
Si grua, poetja, ka një guxim qytetar. Ajo bërtet, pa ia bërë syri tërr: “/Puthëm/ Sa të mundësh puthëm dhe mos u dogj nga zjarret në gji/. Këtë guxim dhe apel kaq të fuqishëm për dshurinë e kam vënë re dhe tek poetja e përtej oqeanit, Raimonda Moisiu. Ngazëllehesh nga ky lloj guximi dhe, një kohësisht, të vjen mirë se poetët paraprijnë me fjalën e vargun. Në një poezi tjetër, të dashurin e ka” pasqyrë ku kreh flokët e dashurisë”. Diku i falet si perëndi dhe…

Unë po ndaloj këtu. Kuriozët le ta kërkojnë librin nëpër librari. Nuk do mbetin të zhgënjyer. Tek e mbyll, s’kam si mos përshëndes dhe botuesin-krijues, Mark Simoni, për punën e mirë për botimin e këtij libri. Pa menduar,se i hyj ndonjë botuesi tjetër në hak ( unë shkruaj vet libra), rekomandoj këtë botues. Ky apel imi, lindi vetëm nga një vështrim që i hedh librit. Sa për mjeken-poete, Eliverta Kanina, e uroj që përsëri të na flasë me gjuhën e bukur të vargjeve.

Tiranë, 21 mars 2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s