U promovua “Njëqind e nëntëdhjetë e tre kafazet”, i autorit, Rrezart Palluqi

20150605155607722

U promovua “Njëqind e nëntëdhjetë e tre kafazet”, i autorit, Rrezart Palluqi

Në Panairin e Librit në Prishtinë, në praninë e lexuesve dhe miqve të autorit, Rrezart Palluqit është promovuar libri “Njëqind e nëntëdhjetë e tre kafazet”, që sjell Shqipërinë në kohën e diktaturës. Ndonëse që personalisht autori nuk e ka përjetuar atë periudhë, sipas Qibrije Demirit, recensente e librit, autori i ka dhënë të gjitha dimensionet e një diktature se çfarë ka qenë ajo në Shqipëri

 

Sarandë Selimi

 

 

U botua edhe një roman ditën e tretë të Panairit të 17-të të Librit në Prishtinë. “Njëqind e nëntëdhjetë e tre kafazet”, ishte romani që e solli autori, Rrezart Palluqi i cili flet për diktaturën e komunizmit në Shqipëri, diktaturën të cilën ai vetë nuk e kishte përjetuar, por që në personazhet e tij ka treguar në përpikëri këtë gjë. Për të promovuar këtë roman dhe për të nderuar autorin të pranishëm ishin disa miq dhe vetë redaktori i librit, njëherësh edhe drejtuesi i shtëpisë botuese, Sejdin Çekani i cili me pak fjalë tha se romani i Rrezartit me gjithë këtë mozaik të letërsisë shqipe që shkruhet në Tiranë dhe qytetet e tjera, është një gurë i mozaikut që ka vendin e tij të merituar.

Ndërsa recensente e librit ishte profesoresha, Qibrie Demiri e cila tha se kur filloi të lexoj këtë roman, filloi me një lexim shuam të shpejtë, por, sipas saj, pastaj e vërejti që ky roman meriton të lexohet edhe për disa vlera të cilat ai i kishte të konservuara pak më thellë në tekstet e tij.

“Në realitet, pas viteve të 90-ta u bë një çlirim i krijuesve, nga ajo estetika ideologjike e para së gjithash nga temat socialiste, dhe në anën tjetër importimi i vlerave të huaja, i vlerave të verifikuara dhe të përkthyera, leximi bëri që në një mënyrë, ky importim bëri të ndikoj në krijimin dhe zgjerimin tematik të autorëve tanë. E them këtë, se pasi që shpeshherë krijuesit tanë marrin tema autoktone, ata praktikisht kanë edhe disa modele, sidomos të letërsisë amerikane të cilat i fusin në mikrotema të tyre. Autorët Pjetri, Lubonja, Bashkim Shehu, etj… e kanë përjetuar në mënyrë direkte dhunën komuniste e diktaturën, mirëpo ajo se çka më ka bërë përshtypje dhe që krijon atë indiferencën artistike dhe që e bënë romanin më modern të Rrezartit, është se ky në mënyrë direkte nuk e ka përjetuar atë dhunë, që do të thotë ky është i barabartë me lexuesin, së paku me ata kosovarë, por megjithatë ka arritur që ti jep të gjitha dimensionet e një diktature se çfarë ka qenë ajo në Shqipëri”, tha ndër të tjera Demiri.

 

20150605155621740600
Kurse vetë autori, Palluqi tregoi dy arsyet që e kanë shtyrë të shkruaj këtë roman. “Janë dy arsye pse e shkrova këtë libër, e para është që ky libër është një krimb në barkun tim, krimbi është mos dënimi i krimeve të diktaturës, ndërsa e dyta është se përpara se ta shkruaj këtë libër kam qenë shumë i vetëdijshëm se edhe vetë personazhet dhe njerëzit që e kanë përjetuar diktaturën, për mendimin tim viktima është hyjnizuar dhe personazhi që e ka kryer diktaturën nuk ka marr përgjegjësitë e tij. Unë mendoj që një diktaturë nuk krijohet nga një por nga 99 mijë mini diktatorë dhe një diktator i madh. Dhe këtë që sapo e thash, doja ta ktheja në letërsi, që edhe të tjerët të njihen me gjërat e këqija që na ka sjellë ajo kohë”, theksoi Rrezart Palluqi.
Ky libër është botuar në Tiranë, duke i lënë hapësirë promovimit të tij në Prishtinë e më pas edhe në qytetin e Ferizajt. Ndërsa sa i përket Panairit të 17-të të Librit, sonte me fillim nga ora 20:00 do të ndahen çmimet për më të mirët e këtij viti.

 

KultPlus.com

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s