Në ngulimin arbëresh Çifti të Kalabrisë u prezentuan : DY VEPRA POETIKE NË ITALISHT TË ANTON NIKË BERISHËS

 

anton-berisha-840x420

 

Manifesto presentazione Civita

 

Në ngulimin arbëresh  Çifti të Kalabrisë u prezentuan : 

DY VEPRA POETIKE NË ITALISHT TË ANTON NIKË BERISHËS

 

Për veprat “La sete pietrificata” dhe “Il fulgore della bellezza – Prushi i bukurisë”, folën Vincenzo Bruno, Gianni Mazzei, Fiorella De Rosa, Griselda Doka, Anna Rugiano, Flavia D’Agostino, Alessandro Gaudio dhe Albana Alia, përkthyesja e veprave në italisht

Ishin të pranishëm dhe e përshëndetën takimin kryetarët e Bashkisë së Çiftit, Alessandro Tocci dhe të Bashkisë së Frasnitës, Angelo Catapano.

 

Në bibliotekën e ngulimit arbëresh Çifti (Civita) të Kalabrisë organizuar nga Bashkia dhe Sporteli gjuhësor i këtij ngulimi arbëresh u mbajt një mbrëmje letrare kushtuar dy veprave poetike të përkthyera në italisht të shkrimtarit Anton Nikë Berishës, i cili tash 22 vjet punon si ligjërues në Katedrën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe të Universitetit të Kalabrisë: romanin “La sete pietrificata” (Etja e gurëzuar) dhe vëllimin poetik “Prushi i bukurisë – Il fulgore della bellezza” (në të dy gjuhët), të dyja të botuara nga “Pellegrini Editore” e Kozencës.

Kryetarët e bashkësive të Çiftit (Civita) dhe të Frasnitës (Frascineto), Alesandro Toçi dhe Angjelo Katapano, folën për domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ndërsjelltë të arbëreshëve me shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë si dhe me për rëndësinë e njohjes së veprimtarisë së prof. Anton Nikë Berishës, i cili për më se dy dekada ka dhënë një ndihmesë të rëndësishme për studimin dhe njohjen e letërsisë së arbëresheve të Italisë, po dhe si pedagog universitar.

Për rrugën jetësore dhe krijuese të Berishës foli këshilltarja për kulturë e Bashkësisë së Çiftit, profesoresha Ana Ruxhano. Ajo theksoi sidomos përvojën dhe punën krijuese dhe universitare, duke ndriçuar një varg të dhënash konkrete.

Për dy veprat letrare të Anton Nikë Berishës folën  Vinçenco Bruno, Xhani Macei, Fiorella De Rosa, Griselda Doka, Flavia D’Agostino, Alesandro Gaudio dhe Albana Alia, përkthyesja e  veprave.

Ligjëruesit u përqendruan sidomos rreth konceptit krijues poetik të autorit dhe të mënyrës së si ai e shtjellon tekstin poetik si strukturë gjuhore shprehëse dhe forcën e tij komunikimit që bën në lexuesin.

Duke folur për romanin “La sete pietrificata”, që në të vërtetë është romani i tij në shqip “Gjin Bardhela i arbresh – Etja e gurëzuar” (“Faik Konica”, Prishtinës 2002), ligjëruesit theksuan pasurinë e madhe gjuhësore shprehëse poetike të tekstit dhe të shumësisë së mendimeve që dalin prej tij. Personazhi i romanit Gjin Bardhela i Ndre Bua Petës ngërthen në vete fatin e arbëresheve e të arbërorëve në përgjithësi dhe se autori në roman ka njësuar në mënyrë artistike këto dy botë, që fati tragjik kushtëzoi ndarjen e tyre. Romani është një gërmim në botën e brendshme të personazhit kryesor e të personazheve të tjerë, përmes të cilëve autori e shpalon botën në të cilën ata jetojnë e veprojnë. Kjo ka bërë të mundur njohjen e thellë të botës së arbëreshit dhe të shqiptarit përgjithësisht.

Ligjëruesit veçuan sidomos shtresimet e ndryshme të rrëfimit dhe ndikimin estetik që teksti bën në marrësin.

Veprën tjetër “Prushi i bukurisë – Il fulgore della bellezza”, që përbëhet prej 14 pamjeve poetike, ligjëruesit e cilësuan një shqiptim poetik rreth qenësisë së artit të fjalës, letërsisë. Në të vërtetë, në të, përmes artit, autori shpreh disa nga veçantitë dhe rëndësinë e artit letrar, i cili qe pjesë e pandashme gjallimit të njeriut që nga kohët më të lashta. Me pak fjalë, atë që autori e ka zbatuar konkretisht në veprat e tij poetike si shtjellime gjuhësore shprehëse, fjala vjen në romanet, e ka shprehur përmes vargjeve, duke përligjur një imagjinatë të pasur dhe një përvojë krijuese e jetësore të madhe.

Ligjëruesit përmenden edhe përkthimin cilësor të veprave në italisht të bërë nga Albana Alia, e cila ia ka dalë që një strukturë gjuhësor poetike për shumëçka të veçantë e të vështirë ta bartë me shkathtësi në një strukturë tjetër gjuhësore.

Teresa Bruno lexoi pjesë nga romani “La sete pietrificata” dhe nga vëllimi poetik “Il fulgore della bellezza”.

Në fund autori i veprave të prezentuara, Anton Nikë Berisha, e falënderoi Bashkinë e Çiftit për organizimin e bukur të mbrëmjes, ligjëruesit dhe të pranishmit dhe foli për rëndësinë e letërsisë së arbëresheve të Italisë dhe për rrafshin e lartë poetik të disa veprave të saj.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s