Poezi nga Sabrie Selimaj

Sabrie Selimaj

Poezi nga Sabrie Selimaj

 

 

 

KUR TË KAM PRANË

Kur më zë nata larg teje
Malli shpirtin m`përpushë
kërkoj ty të ndiehm gjallë
Zemra brenda digjet prush.

Pa ty frymë dot s`ngopem
Për së gjalli unë varrosem,
Pa ty nata m`rrudhos ballin
Pa ty shpirti s`shuan mallin.

Kur pranë meje ti frymonë
Loti pikë më kurrë s` pikonë
Natës t`ërrtë perden ia grisë
Bota e madhe m`duket hiç.

Pa ty shpirti më muroset
Çdo dëshirë më groposet
Ëndrra djerrë e çapërpikur
Jam si një kandil i fikur …

Ndaj mos ik, se bëhem terr
Pa ty jeta është një ferr
Pa ty dielli humbet ngrohtësin
Pa ty shpirti s`njef dashurinë.

Kur t`kam pranë, frymoj lehtë
Them gëzuar…jetë o jetë
Fati në portë më ka trokirur
Jam si hoje me mjaltë pikur.

 

 

 

LOTI I NËNAVE VËRSHON LUMË

Ca pika malli, vesuan mbi buzën time,
befas për ty unë ndjeva shumë mall,
Se di pse kaq larg ike, ti zemra ime
Jeta është e egër, largësia të kall…

Në terrin e vetmisë thyej gishtrinjtë
në dritën e hënës zotit i bëj lutje
në udhën që more, fati të qëndrojë pran
kjo botë e egër, një ditë të marri kurdisje .

Ca pika loti njomën buzën e zhuritur ,
shpirti i malluar, çdo çast, ty të thërret
une duke pritur ,ti larg diku menduar
njerka s`bëhet nënë, në vatan bir je mbret.

Menduar pres agimin, mezi sa shtyj ditën
shpirti i një nëne, përherë te kall frikën
pyes veten ndonjëherë, mos jemi t`mallkuar
dyerve të Europës, kërkojmë për t`u lumturuar.

Pikat e lotit pikojnë në mbarë Shqipërinë
nënat duarkryq, presin buzëqeshjet t`u vijnë
Malet rënkojnë, deti mbushur me lotë malli
kur do mbarojnë hallet vallë këtij vatani,…

Ju që krekoseni e rrotulloni kulltuqet me radhë
ju që s`dini çfarë është vuajtja, por bëni pallë
ju që thërrisni e çirri si demonët rrugë më rrugë
loti i mijëra nënave do vërshojë një ditë si lumë .

Prandj vini gishtin kokës, mos lozni me durimin
bijtë këtu e kanë trollin, mundësohuni punësimin
kjo tokë është thesar i gëzohet mbarë bota
ju ka marre koka erë, djemtë i duam tek votra.

 

 

 

Ç`FARËDO QË TË NDODHË

Ç`farë dot, se thash me fjalë,
Le të vdesi,brenda qënjes time,
Më mirë vulosur si i vdekuri n`varr,
Se me lotë ta kaloj, jetën time.


Ç`farë do, të më thuash tani ,
Të betohem është më se e kot,
Gabimet vërtetë janë njerzore… e di,
Por ca gjëra,në jetë s`rregullohen dot.

Sepse, ç`farë do që të ndodh n`jetë,
Kurrë brenda dhimbjes mos u zhyt,
Ndonjëherë fati duhet pranuar vërtetë
Dhe sikur bota mbarë ta bëjnë me gisht.

Ç`farë do që të ndodh në këtë jetë ,
Kurre s`duhet gjynjëzuar para trishtimit
Më mirë mbështjellur me vetminë
Se të hedhedh pelerinën e përçmimit!!

 

 

 

KËTË MËNGJES

 


Këtë mëngjes cicërova
por si zogu përmbi degë
një dëshir t`fjetur zgjova
vargu shkruar grisi fletë.

Këtë mëngjes hëna iku
një dëshir shpirtin piku
fjala mjaltë doli nga goja
me kujtime u mbështolla.

Mendja ikën përë hava
vallë si qënka kjo dynja
të rrëmben ditë vesuar
t`zbeh ëndrrën e shikuar.

Nuk kam faj përse lotoj
se dëshirat më pickojn,
flokë dëbore përmbi supe
hapat heshur, ikën tutje.

Jetë o jetë, më mashtrove,
ditët më të bukura, vodhe,
ca kujtime shkruar në letër
s`më ka mbetur as gjë tjeter.

Mos guxoni ,të më lendoni
vargjet shkruar kur t`lexoni
jeta kurrë nuk është vaj
dhe as lule të çeli në maj.

Koha iken duke vrapuar
pas e ndjekim duke lotuar
vdekje linjdje janë motra
lotë e puthje, qënka Bota.

Më kot, qajë kohën ikur,
dhe numëroj ditët fikur,
koha më s`kthehet prapa,
jeta s`është si në përralla.

Një fishkëlllim merzije erdhi,
kush lotoi… unë, apo qielli?
kush nga ne do largojë retë
dhimbja streh më mos t`ketë!

 

 

 

HESHTUR…….

Heshtur do përtyp ç`do fjalë,
Dhe kujtimet radhë e radhë,
Heshtur do lëpijë dhe lotin
Heshtur do thërras dhe Zotin.

Heshtur do ta pres agimin
Pranë do qas pak durimim,
Do duroj,se kam duruar ….
Do vazhdoj udhën munduar.

Heshtur vargjet do t`shkruaj
Dhimbjen ikje s`do ta truaj
Hënës do ti vjedh shkëlqimin
Sytë përlotur ,zbehen shikimin.

Heshtur do vazhdoj ca çapa
Nuk do kthej më koken prapa
Nese bie…pertokë një çast!
Do ngrihem.Se n`dej kam gjakë.

Heshtur do kaloj udhëtimin,
Mos ti zgjoj shpirtit trishtimin ,
Si qëriri ngadalë do fikem
Do vazhdoj, por s`do ipem.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s