193 Kafazët”, nji autopsi e shoqërisë shqiptare të 50 viteve të fundit. / Nga : Jozef Radi

rezart-241x200

193 Kafazët”, nji autopsi e shoqërisë shqiptare të 50 viteve të fundit.

 

Nga : Jozef Radi

 

 

Teksa po lexoja romanin “193 Kafazët” të Rezart Palluqit, të them të drejtën ndjeja nji dembelizëm, që më ka përfshirë kohët e fundit, sa i përket gjinisë së romanit në përgjithësi e në veçanti atij shqiptar… Megjithatë, i thashë vetes kurajë t’i kapërcej si tridhjetë faqet e para… e mandej shofim e bëjmë…
Mbas 48 orësh, kur mbylla kapakun e 239 faqeve të “193 Kafazëve”, m’u desh të ndalesha pak, ta mblidhja veten që ta kuptoja se nuk isha edhe unë pjesë e asaj tragjedie të madhe që të përcjell ky libër i ri dhe i pazakontë në letërsisë shqipe…


 

Mendimi i parë që mund të them është ky: “193 Kafazët” është nji roman tronditës, nji vepër letrare acide me nji strukturë të lakmueshme, nji dramë njerëzore, e thellë dhe tronditëse e grryer prej realitetit shqiptar, nji dhunë e pacak e të gjithëve kundra të gjithëve që të ndjek në çdo faqe, nji çelës magjik për të hyrë në labirinthet e pafundme të krimit dhe mosdenoncimi i tij sjell pasoja zinxhir, nji konflikt i gjatë i “luftës së klasave” hallkat e së cilës janë ende të pakëputura, nji tragjedi shoqërore ku krimi mbivendoset e kalon pa hezitime nga nji brez tek tjetri, nji autopsi e shoqërisë shqiptare të 50 viteve të fundit po mjaft e shtrirë në kohë e hapësirë, nji iluzion trishtues se gjeneratat e reja mund ta kapërcejnë hendekun e të mëparshmeve… e shumçka tjetër të përcjella me mjeshtëri artistike nga RezartPalluqi..

 

rezart palluqi

Rezart Palluqi

 

“Kafazet” ngërthen nji nga dramat e mëdha ku ndjehet e ngecur shoqëria shqiptare… dhe mesazhi i veprës dëshmon se nëse ky problem nuk zgjidhet shoqëria shqiptare shkon drejt dekompozimit dhe zhytjes ne krim… Sigurisht nji mesazh tronditës i përcjellë përmes nji personazhi tronditëse si Ylli, dhe nji strukturë artistike mjaft të goditur, dhe nji dinamike veprimi që s’të le kohë të marrësh frymë…
Arrestimi në familje i një nënpunsi që kishte pasion për astronominë, shkatërron së pari atë si njeri të pafajshëm, i cili zhduket pa lënë asnji gjurmë, shkatërron një fëmijë, i cili do të mbajë gjithë jetën traumën e marrjes së babait dhe moskthimin e tij kurrë ne familje… dhe krejt familjes, e cila e gjen shpëtimin në arratisje.
Romani është i ndërtuar mbi tri vrasje: vrasja e kreut… vrasja e krizës së romanit dhe vrasja e zgjidhjes…

Të tria vrasjet janë rezultate mendjesh kriminale. Në të parën është edhe fytyra kriminale e shtetit, në tjerat janë individët pushtetit që i gjejnë zgjidhjet e konflikteve të jetës vetëm përmes krimesh… i Në rrjedhën e romanit edhe pse krijohet atmosfera e alarmit ndaj krimit ai kalon i pandëshkuar… Protagonisti i romanit, nji djalosh i traumatizuar, dhe i arratisur së bashku me nënën jeton me imazhin e gjetjes së babait të zhdukur…Libri krahas nji dinamike të jashtzakonshme, ka edhe nji çorodi të madhe, dhe nji tragjedi te paralajmëruar, në mënyrën se si Ylli, protagonisti vihet në kërkim të gjetjes së babait. Vërtet ai njihet dhe dashurohet me njipsikiatre të re që studion në Holandë, vajzën e ish shefit të sigurimit, nji studente që bën jetë zonje… dhe lufton të mbrojë tezën e doktoraturës, pikërisht duke studiuar simptomat traumatike të viktimave të diktaturës…!!! Edhe pse pasioni mes tyre shfaqet sa i fuqishëm aq edhe agresiv, aq sa herë të krijon përshtypjen se koha e dhunës ka marrë fund, po herë me nji egërsi të paparë sa të krijon bindjen se hallkat e kësaj dhune, nuk do këputen kurrë…

Gjithkund në sfond është hija e ish shefit të sigurimit, babai i vajzës, i cili bëhet jo vetëm frymëzues i vajzës, po edhe i krejt nji rrethi kriminal që vërtitet rreth saj në Hollandë, aty ku tashmë jetojnë dy të rinjtë… Kur njohja e tyre mbrrin në kufijtë e nji pasioni karnal, e bija në prani të Yllit bëhet autore e nji krimi të freskët. Vret nji ish të dashur të saj, të cilit i kishte premtuar ashtu si Yllit, gjetjen e eshtrave të tëjatit. Ai bëhet pjesë e kësaj vrasje makabre… dhe prej këtij episodi trauma e tij merr nji tjetër krisje të thellë e të pariparueshme, ai s’guxon ta denoncojë vrasjen, përkundrazi mbulon atë… dhe ndërkohë Zhaneta shfaqet si gruaja e tij, si nëna e djalit të tij të ardhshëm, si tutore e fatit të tij… Po dhuna, konflikti, fyerjet, survijimet, kërcënimet, rrahjet të ndjekin në çdo rresht të romanit, aq sa të duket vetja midis njiçmendurije prej së cilës e ke të pamundur të dalësh… Ylli, pretendon se për hir të fëmijës, ka heshtur për vrasjen, por ndërgjegjja e tij e tronditur është në eksplozion të plotë… ndërsa afrohet dita e gjetjes së eshtrave të tëatit, ai ndjehet i shqetësuar për eshtrat e tij, po edhe i bindur se vrasës i babait, është pikërisht gjyshi i fëmijës së tij…

Kështu drama e romanit shkon drejt nji çmendurie edhe më të plotë…
Janë po ata, vrasësit e djeshëm që me grusht të hekurt e drejtojnë shtetin e sotëm, janë po ata që kishin në dorë shtetin e dhunës, e që sot kanë në dorë gjithçka dhe e detyrojnë politikën të vërtitet si marionetë rreth krimeve të tyre… Ndërgjegjja e Yllit… edhe pse tepër vonë, ka dalë jashtë binarëve dhe ka dhënë alarmin gjithkah sepse ai e ndjen se po gatuhet edhe vdekja e tij… Ai le gjithkund gjurmët e krimeve të kryera, me shpresë se dikush do të reagojë ose duhet të reagojë patjetër, me shpresë se ligji… dikur do ta thotë me siguri fjalën e vet… Ai shfaqet sa i çmendur aq edhe diskreditues, sa i gatshëm për t’u vetflijuar për kompromisin e kryer, aq edhe guximtar për të dalë prej asaj heshtje të gjatë… Ai kthehet si pjesmarrës në gjetjen e eshtrave të babait, dhe ballafaqohet disa herë me vjehrrin e tij kriminel, trondit ceremoninë e hipokrizisë politike me eshtrat e martirëve, trondit politikanët e llustrafintë, dhe mbasi e ka shpallur publikisht rebelimin kthehet në qytetin e tij, te rrugica e tij, te shtëpia e tij te ajo fëmini e vjedhur dhe e rrënuar, i ndjekur e i survejuar në çdo hap që hedh… Aty vjen edhe vdekja e tij… vdekje e asaj fëmijërie të shkatërruar e të traumatizuar gjer në pashërim…

Kur mbyll faqen e fundit të “193 Kafazëve”, të duket sikur ke ecur nëpër jetën e shumë njerëzve, e ndjen sikur e Keqja tashmë ka triumfuar edhe pse diskreditimi i saj është i shpallur dukshëm gjithkund…
Romani “193 Kafazët” i RezartPalluqit, përbën nji nga risitë e rralla artistike të kësaj periudhe 25 vjeçare: Futja e guximshme në labirinthet e krimit dhe alarmi se e Keqja, jo që s’u luftua asnjëherë, përkundrazi është përkrahur deri aty sa ajo tashmë është shumfishuar dhe legjitimuar. Romani shfaqet si nji përmbysës i atyre modeleve dhe tabuve letrare qe merreshin dukshëm me stilin dhe anshkalimin e problemeve themelore të shoqërisë shqiptare duke u marrë gjoja me temat madhore… Duket se një brez i ri shkrimtarësh po e gjen vetveten në modele të reja letrare; se ai po përpiqet të futet në thelbin e problemeve sociale dhe jo t’i vërdallet së keqes me dorashka po të kacafyten me të; ata po prekin me guxim tabutë dhe po futen thellë psikës kolektive dhe jo të merren me problematikat e siperfaqshme shoqërore. Gjuha e të shkruarit, struktura e ndërtimit të romanit, vërtetsia e personazheve, dinamika e veprimit… të krijojnë bindjen se letërsia shqipe është përballë fenomenesh të reja dhe “193 Kafazët” e Rezart Palluqit është nji nga dëshmitë e padiskutueshme.
Ky roman ta mban shpirtin nën thundër derisa t’i dalësh në fund të tij. Ai ka krejt ndërtimin e nji finction-i, ti jo vetëm sheh gjithçka ndodh aty dhe ndjehesh pjesë e romanit, gjë e cila tregon mjeshtërinë e autorit dhe vlerat që ai sjell me prozën e tij në letrat shqipe…Në mbyllje në vend të nji përgëzimi për autorin, unë do të dëshiroja të shtroja nji pyetje të thjeshtë: -A është romani “193 Kafazët” i Rezart Palluqit nji nga veprat me cilësore të këtyre 25 viteve, dhe nëse është i tillë, a mundet të guxojmë të themi se nji penë e fuqishme po vjen në letrat shqipe…? A mund ta theksojmë faktin që nëse ky roman nuk cilësohet nji kryevepër letrare, a duhet të besojmë se nga ky autor shumë shpejt pritet nji e tillë…?!

 

Nga Jozef Radi

Shënim kritik për romanin “193 Kafazët” të Rezart Palluqit

Pensylvania, maj 2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s