Poezi nga Dhimitër Nica

dhimi

Poezi nga Dhimitër Nica

 

 

VJEDHJE

 

 

Tani në pranverë, të gjitha aromat,

janë vjedhur nga vajzat e bukura,

që kanë parë sytë e mi…

 

 

 

 

QERSHITË KOZMIKE TË JANARIT

 

Ishte natë e kthjellët, kishte hënë dhe yje,

ditët përcjellëse në fund janar,

hypa me qejf mbi Arushën e Madhe,

bënte ftohtë,ishte acar…

Me shumë mundime ia shkunda yjet,

doja pak dritë,desha pak zjarr…

Më mungonte bubulaku në dimër,

që më ngronte deri jashtë shtëpisë,

ndërsa yjet binin poshtë një nga një,

prush të ndezur…

 

Në mëngjes,

qershia që flinte në fund të avllisë,

ishte zgjuar,kishte çelur…

Në çdo degë, vareshin yje të pjekur…

 

 

 

 

KUR PI BUZËT E TUA…

 

Ka një pije në këtë botë,

që e kanë pirë e provuar shumë…

Është e lehtë,a është e fortë,

asnjë se ka ndjerë si unë…

 

Dikush thotë vera,birra e rakia,

dikush uiski,shampanja e recina,

unë s’dua asnjë nga këto të gjitha,

veç buzëve të tua erëmira…

 

Keni pirë ju njerëz buzë?

Unë s’besoj e s’besoj kurrë!

Ju keni puthur e kafshuar buzë,

por jo t’i pini me flakë e shpuzë…

 

E kalojnë verën 5000 vjeçare,

që gjejnë polumbarët në fund të detit…

Bëhej me gjak e jo me pare,

vetëm ta provonin buzët e mbretit…

 

Unë kam mësuar të pi buzë,

që nxjerrin mjaltë,verë e uiski…

Të përzjera më venë në gjumë

dhe s’kam ndjerë etje e s’ndjej uri…

 

 

 

 

 

XHEMILE…

 

Ti kishe dy sy shumë të bukur,

të bymyer si ullinj me musht,

gjoksi kish’ çelur dy pjepra të mbushur

atë fund behari,ndoshta ish’ fund gusht…

 

Kur ngjizëm buzët,më dogjën dy petulla

dhe vaji i nxehtë më ktheu në prush,

më velte mjalti që nxirrnin dy pjepra,

burbuqe të forta,diku nën gush…

 

Kaluam një natë nën yjet e qiellit

dhe hënën lozonjare që lëpihej pa takt,

me duart e mia qarkuara rreth belit

ne u bëm një trup mbi fushën e artë.

 

Më the: “ne do vdesnim për njëri-tjetrin…”

dhe unë të thashë se qenkam me fat,

natën tjetër ma prenë kokën të mjerit,

unë s’kundërshtova,më kishin ngritur çark…

 

E panë historinë yjet dhe hëna

dhe unë pa kokë,po të kërkoj prapë…

Ata se vranë dot çfarë kishim në zemra

dhe ne përsëri po flemë e po rrimë bashkë…

 

Thuamë esmerka ime,me sytë ullinj,

kam apo nuk kam pasur unë fat!

Xhemile me dy pjepra bymyer në gjinjë,

unë edhe pa kokë, po t’i puth çdo natë!

 

 

 

 

VAJZA E VITRINAVE

 

Ajo një nga një vitrinat shikonte

e ndalonte pas çdo xhami me kërshëri,

trupin me rroba të vjetra mbulonte,

ndërsa pas xhamave,kukullat rrezatonin bukuri!

 

Ëndërronte mbi trup diçka të re e të bukur,

diçka nga ato që shihte brenda xhamave,

ëndërronte sikur të bëhej edhe ajo kukull

e të jepte gjithshka,pa u venë veshin fjalëve…

 

Ish’ e vogël,adoleshente,pa ndihmë e krahë,

s’kishë njohur kurrë as nënë,as babë,

dikur,dikush në shtëpinë e fëmijës e la

duke hapur në shpirtin e saj të njomë plagë…

 

Lodhet dita, për të shitur diçka trotuareve,

nëpër kafenera e në çdo vend tjetër,

një grimcë e vogël në këtë botë të madhe,

me trupin perri,të mbuluar me fustan të vjetër…

 

Lodhen rrugët…Përherë ajo ndalon pas vitrinave,

se kupton nëse ka lidhje me botën,të afërm,fisin,

se ndjen zhegun,acarin, zhurmat e bubullimave,

qesh pas xhamave,aty e ndjen më të lehtë shpirtin…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s