Poezi nga Lumturi Ymeri Bersava

Lumturi Ymeri (Bersava)

Poezi nga Lumturi Ymeri Bersava

 

 

 

NËPËR SHI

 

Bie shi

jashtë xhamit

brenda mallit,

larg diellit

poshtë qiellit,

dhe në iris,

portretin tënd

m’a shprish…

 

Bie shi, e

vlon në pëllëmbë

të nxehtë ende

prej shpinës tënde,

mbi gishtërinj

puthjen ma shkrin…

 

Bie ky shi

mbi dorën time,

zgjatur drejt teje

fshehur pas reje,

që më grish

sërish,

e lagesh ti

prapë në iris…

 

 

 

 

LUAN NJË BALADË

 

Qepallat e rënduara me natë

përtueshëm një çast i hap

dhe këpus prej agu dite

një fije drite

aty

në ndarjen e perdeve të rënda

pangritur ende…

 

 

Përgjumja më kaplon përsëri

si anastezi

shtegton nëpër gjak

përzjerë dy gllënjka konjak…

Ndërsa perdet

si sipari i një skene

mbajnë varur pritjen…

 

 

Mbetën jashtë

nëpër natë,

Amalfi e  Hëna.

Pllaquritën këmbët nëpër det

pëshpëritën fjalë dashurie

duke cikur supet…

Brenda

spektatorët e mi të mendimeve

të hirtë e të roztë,

smogu e heshtjeje

shkarravisin muret…

 

 

Herë pas here

çel sytë

të këpus një fije drite

edhe një tjetër

për harpën e vjetër

të Davidit pa duar

me hundë të shëmtuar

thyer nëpër kohë …

 

 

Ngrihem

Siparin e hap

Davidi mbi mal të Vezuvit

luan me tela drite

një baladë…

 

 

 

 

VARGJE TË GJELBËR

 

Çiltër

më vjen të them

ndonjëherë ndjehem para letrës së pashkruar

si para një moçalishteje të tharë…

Me parmendën e gishtave

e plugjet e thonjve

të mbjell zëra të bukur

vargje të gjelbër

imagjinarë…

 

 

Ç’fantazi?

Si të jesh bujk, e di?

Zë e pastroj shpirtin nga plagët

të rrëhmi, të rrëmoj në kurm të vlagët…

 

Heq sëmbimet,

rënkimet, zhgënjimet

Dhe largesat,

lëndesat, harresat

Shkul  krisjet, klithjet

trandjet..

Oh,

si të shkulja nga gjoksi i Mëmës, dhimbjet

Falmë Nënë

Dua të bleroj vargjet…

 

 

Gërryej koren e kohës

të nxjerr rrënojat e kujtesës

skeletet e shkërmoqura

heshtjet e varrosura

prej peshash të hekurta…

Ndjesë Atë

I dua vargjet e gjelbërta…

 

 

Mu thyen gishtërinjtë

nga shembjet e shpirtit

në gërmadha magme…

Mu vranë, mu nxinë

të mbillja ca frymë

të bleroja vargjet…

 

Gjaku në kapilarë

nuk shkëmben klorofilë…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s