Cikël poetik nga Ollga Selmani

ollga selmani

Cikël poetik nga Ollga Selmani

 

 

 

Ma fal harresën

 

Ti lundërz e vogël , ma fal harresën.
Ne s’vijmë dhe ti pret hutuar.
Në vitet që rrodhën si ujërat me shkumë ,
më fal ,se të kishim harruar.

Që atëherë rrodhën vite aq shumë,
po prapë, më duken të gjitha sa një.
Ti pret të kthehet ,ai edhe unë.
Hedh sytë për nga ne ,…dhe asgjë.

 

 

 

Ku të ndihen më mirë

 

Qetësi. Përshpirtje.
Ecet lehtë ,flitet lehtë.
Mundohesh të ecësh pa zhurmë.
Don të sigurosh ,qetësi të vërtetë.

Shpirtërat ,heqin ,vdesin.
Ju bëhet nderi .Ju japim qetësinë ,
qetësinë e duhur për tu nisur
diku larg,ku të ndihen më mirë.

 

 

 

Distancash…

 

Distancash ,shndërrohem në aizberg ngurrimesh.
Tani jam pjesë oqeanesh.
Në polet ku rri unë,hapësira s’ka kufi.
Thellësirat akoma ,janë të pamatëshme.

Midis këtyre madhështive polare,
larguar prej kontinentesh,
mund tu gëzohem hapësirave pa skaj,
mes agimesh boreale dehëse.

 

 

 

Mësohem

 

Në këtë vajtim të pazëshëm, të heshtjeve të mia,
gjë që rrallë e bëj , ndonjëherë,
se unë nuk vajtoj , për një arsye të thjeshtë,
nuk dua ti shtoj trurit vrasje shtesë,
heshtem në heshtjen që ka vlerë.

Vajtimet në heshtje ,jo se janë më të mirat,
po të japin mundësinë e paqes me veten.
Aty bë bilançe , nxjerr përfundime
dhe mësohem , ngadalë , me të keqen.

 

 

 

 Ajo

 

Në ecjen e saj,dëgjohen blerime.
Kur ecën ajo ,në rrugë çelin gjethe.
Kush nuk u fik ,të paktën një cast,
vetëm për atë qeshje.

Duket .sikur e shpërfill ,
gjithë botën,me hiret që ka.
Eshtë e tëra platonike,
në gjithësinë e saj,të pa anë.

 

 

 

 

Manekinësh të ngjajshme

 

Ndër mjegullime hapësirash,
nuk shquhen konturet e dhimbjes.
Sipërfaqshëm ,të përmbajtur si manekinët,
kamuflohen caqesh çuditshëm.
Nga shtërngesat ,nga përmbajtjet,
nga ngurrimet  për zbrazje,
kapërdimjet ,sjellin pamje,të pa depertueshme,
manekinësh çuditërisht të ngjajshme.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s