Cikël poetik nga Agim Desku

 

agim desku

Cikël poetik nga Agim Desku

 

 

 

KUR VIJNË ËNGJËJT

 

Kur vijnë engjëjt e pyeta hënën
ajo më tha, me ta flet çdo mbrëmje.
Më mua rri në shoqërinë time.

Për ty flasim në secilin varg poeti.

Jemi engjëj e bëhemi dritë
aromë e përqafim përmallimi.

Lotët nuk i duam,nuk janë për neve
vetëm lotë lumturie që i duam sa botën.
Sa buzëqeshjen tënde në faqën e etur
ku shkruaj vargun si në gjeth trëndafili.

Më duket flas me ty
dhe jam më afër zemrës
që më dërgon engjëj të mbrëmjes.

Këtu sikur e shoh botën më të bukur
ndër lule të sëcilës aromë.
Këtu sikur shoh bukurinë ndër vite
se si vjen krahëhapur tek deti im.

Këtu shuajmë etjen për largësitë
për cuname deti të djajëve të krisur.
Për rebelimin tim,për çdo gjë ngapak
e shuajmë etjen.

Kur vijnë engjëjt e pyeta vargun
më tha, ti je vet engjëlli që e do vargun
kur e ushqen me shpirt dhe i shkruan hymne
për fjalë zemre kur ti m̒i fale.

E pyeta miken kur vijnë engjëjt
më tha jam vet ëngjëlli
që të rri në secilën fjalë
edhe të pathënë,aty më ke.

Si lotë përqafimi,si ëndërr përmallimi
si vargun më të dashur dhe si aromë trëndafili.
Aty më ke si Piramidë e shkruar si fjala ime ,po
që vdes për të.

Si mbrëmje me hënë dhe mars i pritjes
si lule pranvere e secilës aromë.

 

 

 

 

MBRËMJE

 

Këtë mbrëmje jam deti
Si të hy thellësive të tij
Me cilën zemër të nxjerr
Pak frymë Titaniku.

Me cilin shpirt do të fundosëm
Të lexoj letrat e Shekspirit
Që presin sytë e hyjnive
Vargun hyjnor të shkruhet aty.

Mbrëmje të një ëndrre
Sonte kam në shpirt
Nuk e di se si ta them ty
Me cilin sy të ju shikoj.

E nisa këtë mbrëmje
Me fuçinë e shpirtit tënd
Ëndrrën e dëshifrova kur ti buzëqeshe
Mbeta vet tregimi që yjet e pelqejnë.

Sa herë më ndodhë vetmia të më përcjell
Kujtimet e hedhura tanimë një shpirt të vetëm
Aty ku botën e dëshifroj me numëra romakë
Ah, e tërë jeta ime si na qenka vet ferri i Dantes.

Mbrëmjet janë vet bukuria e kitarës sime
Të shpirtit të mbytur nga urrejtjet e djajve
Ah, si nuk u bëra sy ylberi
Të shndërrohem në miliona ngjyra të tij .

Anës lumit rri dhe bëhëm pasqyrë e tij
Një lot të fala për ty engjëll Shqipërie
Ëndërr erdhe në teh shpate, e mbytur me gjak zemre
Se do tretëm në një botë të krisur si uratë shpirti.

Bëhu dhe ti mbrëmja ime një fuçi përendie
Buzëqeshu hyjnive kur të dy do jemi vet yje ozoni.

 

 

 

 

KUJTIMET MË MBAJNË GJALLË

 

Për fat u ndodha mes zjarresh
Purgatori
Ferrit e rujta diellin
Të mos mbetëm pa liri
Atdheu.

Më kot kërkoja lirinë
Ishte e humbur
Si vet dashuritë
E Titanikut.

Eh,çmë mabjnë gjallë
Kujtimet
Për shpirtin pengë të lenë
Shtatë pash nën Dyrrah.

Jetën e nxora
Si tokë lapidarësh
Fluturimthi në krah Shqiponjash
E ruaj në sy zemre.

Kujtimet më ngjajnë
Në vargun që shkruaj
Me shpirt poeti.

Zemren e ndajmë në dysh
Dhembjesh
Të plagëve
Që s̒di kur mbarojnë.

Shërimin ku ta kërkoj
Të engjëjt
A të vet zoti im
Shqip.

Më thuaj me cilat kujtime
Ta nis jetën e re.

 

 

 

 

TI I FALE MËKATE ROMEUT

 

Më thuaj po deshte ku më më rri fjalae bukur
cilit trëndafil ia falë aromën
ah,pse ikin vitet bashkë me erën
cilat pranvera i presim të sjellin këngën e bilbilave
të shpirtit të shejtë.

Vallë, vet zoti rri me ty dritareve të ozonit
unë e shoh shpirtit tënd se si falë mëkate Romeo
të zënë ngushtë për udhëtimin e Gjulietës
si ta shpetoj botën princi i ëndërrave tua.

Sa zgjatë jeta e bukur kur burimet zhdukin etjet
në zemër më rrinë fluturat që marrin buzëqeshjet hënës
flakën,diellit për trëndafilin e mbretërisë së luleve.

Sa fuçi i jep së bukurësmë vitë e kërkonim
në asnjë shekull, nuk dukej ,vetëm si lëgjendë flitej
mashtruese thonin ishte si vet bota
dhe ja në sëcilin gjeth tënd o trëndafil
të shkruaj varg zemre e shpirti,ta gjëj të bukurën.

Bëj lutje dhe shndërrohemi i tëri në pentagramet
e fjalës së bukur.
Në shpirtin që di të dhëmb natë e ditë
në plagët e luftërave për këtë fjalë të tokës e zemrës
që sëcilit i rri në shpirt si dashuri e mallë.

Mos ma thuaj se nuk është shpirti yt mike
pyete në sëcilën kohë që mund ta zësh
vetëm ti ti flet me mimikën e ylberit,me ëndrrën e tij
që bota kurr nuk ka takue një fjalë kaq të bukur
ajo nuk rri e mbyllur në asnjë portë e dryeme
është shndërrue në plagë dhembjesh
që di të fitojë edhe luftërat edhe luftëtarët
e mbretërisë sime ,të fjalës dhe trëndafilit
të asaj fjaleqë hyn dhe mbetet e vetmja fuçi shpirti
që i fale mëkatet Romeut.

 

 

 

 

VETËM GJETHI YT KA FRYMË VARGU

 

Mbrëmë përfundova gotë e thyer
Kur gjethin ngjyrë pranvere mbaje në dorë
E dija së ngjanë në dritën e hënës që ti i falë
Mbeta Purgator i Dantes a ferr i krisur për jetë.

Ika,u rebelova në shikimin tënd mbyetës
Hajdut u bëra, çfarë nuk doja të isha rebel
Për ëndrrat që do më mbyesin orë e çast
O zot nga të shkoj pa vargun tim të shejtë.

Kur fshehtas hyj në shpirtin e botës njërëzore
Të marr fjalën e hyjnive që ti e mbanë të fshehur
Në zemrën që i fale atdheut,në sytë që i fale piktorit
Në mëkatin e ikjes sime diku ku as vet nuk e di nga më tretë kjo jetë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s