Drejtuesit e IGFM-së nuk lejohen të vizitojnë të arrestuarit e Kumanovës / Nga : Isen Salihu

idriz_sinani_rabije_bytyqi_853128084

 

Drejtuesit e IGFM-së nuk lejohen të vizitojnë të arrestuarit e Kumanovës

 

Nga : Isen Salihu

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/61889-drejtuesit-e-igfm-se-nuk-lejohen-te-vizitojne-te-arrestuarit-e-kumanoves.html

 

 

Ekipi i IGFM-së i përbërë nga kryetari i saj në Maqedoni, Idriz Siniani dhe Rabije Bytyqi, anëtare e kryesisë së IGFM-së në Kosovë, nuk është lejuar të vizitojë të arrestuarit e grupit të Kumanovës në burgun e Manastirit dhe të Prilepit. Edhe përkundër kërkesës së bërë, gjykata ka refuzuar të japë një leje të tillë.

“Kjo ndodh vetëm në shtete gjenocidale, sepse ne jemi organizatë ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe në bazë të konventave ndërkombëtare”, thotë dukshëm i revoltuar, kryetari i IGFM-së, Idriz Sinani.

Ai dyshon se institucionet pamundësojnë këtë vizitë nga frika se do të zbulojnë të vërtetën për gjendjen e vështirë të arrestuarve.

“Mendoj se ata ende janë në gjendje të rëndë dhe duke u maltretuar nga policia dhe organet e burgjeve dhe për këtë arsye shteti nuk na lejon t’i vizitojmë. Mendoj se dëshirojnë të fshehin të vërtetën për gjendjen reale të të burgosurve”, thekson Sinani.

Edhe aktivistja e IGFM-së nga Kosova, Rabije Bytyqi, shprehet e habitur nga refuzimi që u ka bë gjykata.

“Është e drejtë e patjetërsueshme që të arrestuarit të vizitohen nga përfaqësues të shoqatave dhe organizatave që kujdesen për të drejtat e njeriut. Kjo e drejtë ekziston në çdo shtet demokratik dhe shpresoj se ditëve në vijim kjo e drejtë do të na mundësohet edhe neve si përfaqësues të IGFM-së”, thotë Bytyqi.

Edhe avokati mbrojtës Naser Raufi para disa ditëve alarmoi opinionin se të arrestuarit e Kumanovës po trajtohen në mënyrë jonjerëzore. Ai apeloi te ministri i drejtësisë Adnan Jashari dhe avokati i popullit, Ixhet Mehmeti të reagojnë për këtë gjendje, mirëpo nga ana e tyre ende nuk ka asnjë reagim konkret.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s